[Kosova] Këshilli i Prindërve thërret të mos manipulohen nxënësit për fushatë

16 Tet 2017

Në Kosovë, gjatë vitit 2017, në zgjedhjet qendrore dhe lokale është duke ekzistuar një fenomen i vazhdueshëm, i manipulimit me fëmijë, që përdoren për aktivitetet zgjedhore. Fëmijët dhe studentët po përdoren për shpërndarjen dhe botimin e posterave, pamfleteve ose kartave të kandidatëve dhe gjithashtu përfshihen në fotografi në fushatat e marketingut. Në bazë të informatave të gjertanishme, ky fenomen është evidentuar tek të gjitha partitë politike kryesore të cilat janë duke garuar në zgjedhjet lokale.

Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Bajram Beqiri, u është drejtuar sot me thirrje liderëve politikë, kandidatëve që garojnë për poste komunale në zgjedhjet e 22 tetorit, mësimdhënësve dhe vetë nxënësve që të mos manipulohen për fushata.

Për më shumë informata lexoni artikullin e plotë këtu.

Ky projekt është financuar nga: