[Kosova] KOMF në kuadër të ChildPact fillon projektin rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve për ndarjen dhe promovimin e zbatimit të pakos INSPIRE”

This content was suggested by: 
14 Maj 2019
Source: 
KOMF

KOMF në kuadër të ChildPact fillon projektin e ri rajonal “Ndërtimi i kapaciteteve për ndarjen dhe promovimin e zbatimit të pakos INSPIRE”, financuar nga OAK Foundation dhe INSPIRE Fund.

Duke u bazuar në nevojat për intervenim në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve në Kosovë, KOMF parashikon të vazhdojë fuqizimin e kapaciteteve për të ngritur shqetësimet dhe pikëpamjet e komunitetit dhe fëmijëve, duke mbështetur iniciativat që kanë për qëllim të ndalojnë dhunën ndaj fëmijëve dhe të rrisin vetëdijen e publikut mbi këtë çështje.

KOMF synon të fuqizoj platformat e Organizatave të Shoqërisë Civile për të monitoruar dhe avokuar krijimin Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, me qëllim të financimit të qëndrueshëm të shërbimeve për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna. Poashtu ky projekt ka për qëllim të zhvilloj fushata në nivel nacional dhe rajonal, duke rritur kështu vetëdijen e publikut mbi mbrojtjen e fëmijëve, promovimin e prindërimit pozitiv dhe metodave të disiplinimit, referimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna.

Ky projekt është financuar nga: