[Kosova] Muaji kundër-trafikimit: Policia e Kosovës dhe Terre des hommes organizojnë tryezë të përbashkët vetëdijësuese

This content was suggested by: 
11 Nën 2019

Në kuadër të kampanjës vetëdijesuese kundër trafikimit të qenieve njerëzore, Policia e Kosovës dhe Terre des hommes në Kosovë, organizuan tryezën që për qëllim kishte fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, duke përfshirë edhe bashkësitë fetare. Tryeza në veçanti kishte në fokus diskutimin mbi shfyrtëzimin/trafikimin e fëmijëve për kërkim-lëmoshë dhe rolin e secilit akter në parandalimin e kësaj dukurie.

Pjesmarrës në këtë tryezë kanë qenë përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, si zyrtarë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Zyra e Avokatit të Popullit, ndërsa nga bashkësitë fetare prezentë kanë qenë zyrtarë nga kryesia e Bashkësisë Islame (BIK), zyrtarë nga kisha ortodokse serbe në Kosovë, si dhe organizatat joqeveritare.

Hapja e tryezës u bë nga Policia e Kosovës, duke paraqitur trendin e trafikimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit për ta parandaluar këtë dukuri, pastaj secili nga pjesmarrësit bëri një prezantim nga këndvështrimi i institucionit që përfaqësonte, duke e vlerësuar lart organizimin e tryezës dhe nevojën e domosdoshme për bashkëpunim. Tryeza ka vazhduar me prezantim të statistikave, zhvillimin e debatit dhe nxjerrjen e rekomandimeve.

Gjatë kësaj tryeze u parashtrua nevoja dhe gatishmëria e secilit që të fuqizojë bashkëpunimin, koordinimin dhe të jenë pjesmarrës aktivë në të gjitha aktivitetet, si qendrore ashtu edhe lokale.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: