[Kosova] Parku i qytetit me lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara

25 Tet 2017

Së fundmi në qytetin e Prishtinës, një iniciativë e mirëpritur do ti ndihmojë fëmijët me sftësi të kufizuara që të kenë mundësi që të lozin me lodra në një hapësirë publike.

Për herë të parë në parkun e qytetit të Prishtinës do të mund të luajnë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara, pasi që këndi i ri i lodrave i përuruar sot u ofron këtë mundësi.

Këndi i lodrave në parkun e qytetit është rinovuar nën financimin e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Për të përuruar këtë kënd ishin edhe ambasadorja e Turqisë, Kivilcim Kiliç si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ambasadorja Kiliç  tha se ky park do të jetë simbol i miqësisë Kosovë dhe Turqi.

Ambasadorja e Turqisë tha se shpreson që kjo miqësi dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen në të tilla projekte konkrete.

Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuar.

Ndërkohë ai bëri të ditur se TIKA ka financuar edhe projekte të tjera të Komunës së Prishtinës të cilat priten të përfundohen.

E kreu i Prishtinës dhe ambasadorja e Turqisë shfrytëzuar rastin për të luajtur basketboll në fushën e re të basketbollit në këtë kënd të lodrave, ndërsa shpërndan edhe topa për fëmijët pjesëmarrës.

Ky projekt është financuar nga: