[Mbretëria e Bashkuar] 104 të rinjë emigrantë që mungonin ndërmjet Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar ndoshta janë shfrytëzuar - watchdog

24 Kor 2017
Source: 
Rudaw

 

Rudaw raporton mbi gjetjet që shprehin shqetësimin rreth vendndodhjes së 104 refugjatëve dhe të rinjve emigrantë të humbur, të cilët po përpiqeshin të kërkonin strehim në Mbretërinë e Bashkuar, nga kampi i refugjatëve në Calais.

Vendndodhja e mbi njëqind e këtyre individëve të rinj ka mbetur e panjohur nga zyrtarët britanikë që nga gushti i vitit 2016.

Përkeqësimi i kësaj çështjeje është përfundimi i marrëveshjes "Dubs", pasi procedurat për ribashkimin familjar janë problematizuar me shtyrjen e saj.

Për më tepër, qeveria britanike kishte dhënë hyrjen për vetëm 350 refugjatë të pashoqëruar dhe të rinjë emigrantë. Pas kësaj performance të dobët, ishte shpallja e qeverisë për ndërprerjen e rregullores së Dublinit, e cila nga ana e saj e ndërpret mundësinë familjare për ribashkim brenda një kohe të duhur.

Për më tepër, viti 2016 nënkuptonte rrënimin dhe mbylljen e kampit të refugjatëve të Calais-it në Francën Veriore, gjë që nxiti ndërprerjen e operacioneve dhe të ndihmës që iu ofrua këtyre refugjatëve të pashoqëruar dhe të rinjve emigrantë.

Ky projekt është financuar nga: