Me qindra emigrantë shqiptarë të cilët po futen në mënyrë të jashtëligjshme në Britani duke u paraqitur si fëmijë refugjatë, po venë në rrezik nxënësit e shkollave dhe familjet e kujdestarisë

11 Nën 2016

Emigrantë shqiptarë të cilët në mënyrë të jashtligjshme shkelin tokën në Britani duke u paraqitur si fëmijë reugjatë, janë duke i vënë në rrezik nxënësit e shkollave dhe familjet kujdestare, tregojnë raportet zyrtare.

Dokumenta të zbuluara nga 'The Mail on Sunday' tregojnë se drejtoritë e shkollave u është dashur të marrin “masa disiplinore’ ndaj këtyre azil kërkuesëve, me dyshimin se mund të jenë të rritur.

Në një raport thuhet se disa shkolla i kanë ‘refuzuar fëmijët’ me dyshimin se ata mund të jenë më të rritur nga sa ata kanë deklaruar.

Nga një tjetër studim është parë se të rinj shqiptarë janë hequr nga familje të kujdestarisë për shkak të “sjelljes së tyre kundrejt pjesëtareve femra të këtyre familjeve”, ndërkohë që  punonjësit socialë, e shpjegojnë këtë sjellje me “supozimet me baza gjinore të meshkujve shqiptarë”.

Këto lajme shokuese vijnë disa javë pas një polemike mbi moshën e rreth 300 emigrantëve të ardhur në Britani nga kampi ‘Xhungël’ në Kalais, i mbyllur muajin e shkuar, me kërkesa të shumta për t’u kryer punime dentare të dhëmbëve, me qëllim për ta përcaktuar moshën e tyre të vërtetë.

Por një investigim nga kjo gazetë tregon se kjo është vetëm maja e 'ajsbergut'.

Pothuaj 500 shqiptarë mbërritën në Britani vitin që shkoi duke deklaruar se janë fëmijë pa prindër – gjë që u jep atyre të drejtën për regjistrim në shkollë, një familje kujdestarie dhe mbështetje derisa të arrijnë moshën 25 vjeçare, por pothuaj gjysma e aplikimeve të tyre u refuzua.

Ne mund gjithashtu të tregojmë se abuzimi me sistemin është aq i lartë sa Zyra Qendrore ka ngritur një operacion sekret për të kontrolluar moshën reale dhe përkatësinë familjare të qindra pretendentëve të refuzuar, me autoritetet në vendin e tyre në Ballkan.

Natën e mbrëmshme Chris Philip, Anëtar i Parlamentit për Croydon, ku edhe kërkesat për azil shqyrtohen, tha: Unë jam i informuar mbi problematikën e personave, të cilët përfundojnë nëpër shtëpitë e kujdestarisë dhe regjistrohen nëpër shkolla kur ata, mëse dukshëm, nuk janë nën 18 vjeç. Kjo gjë sforcon jashtë kapaciteteve të tyre burimet në dispozicion duke sjellë pasoja negative, përfshi këtu edhe çështje të sigurisë. Është e nevojshme të kryejmë kontrolle më të rrepta dhe mendoj se kontrollet dentare janë masa mëse të arsyeshme për t’u ndërmarrë, me qëllim për t’u siguruar se nuk po mashtrohemi apo se nuk po vemë në rrezik fëmijë të tjerë”.

Problemet e shkaktuara nga UASC (Albanian Unaccompanied Asylum Seeking Children) - Fëmijë të Pashoqëruar Azil Kërkues Shqiptarë, janë paraqitur me detaje nga një numër raportesh dhe takimesh të Këshillit të Croydon-it gjatë dy viteve të fundit.

Janë momentalisht 433 pretendues fëmijë refugjatë në rrethinat e Londrës së Jugut, 214 nga të cilët janë shiptarë dhe vetëm 11 sirianë. Pothuajse të gjithë janë meshkuj adoleshentë, të cilët kanë sjellë probleme në klasa dhe nëpër shtëpi.

Një raport i komitetit në janar të këtij viti paralajmëroi: “Vazhdojnë dyshimet mbi moshën e disa prej këtyre grupeve, bazuar në sjelljet dhe qëndrimet e tyre, që po rezultojnë në ndërmarrjen e procedurave disiplinare nëpër shkolla”.

Në mars, zyrtarëve komunalë u është thënë: “Disa prej shkollave kanë refuzuar disa nga fëmijët sepse është e nevojshme të përcaktohet mirë mosha e tyre”.

Në një raport tjetër, të janarit 2015, pranohet se, “Shërbimet e kujdestarisë kanë përjetuar problematika të gjetjes së vend-qëndrimit, për këtë grup të veçantë, për shkak të sjelljeve të tyre ndaj kujdestareve femra… Punonjësit sociale shqiptarë e shpjeguan këtë sjellje me supozimet gjinore të meshkujve shqiptarë”.

Në shtator të këtij viti zyrtarëve komunalë u është kërkuar të sigurojnë vende kujdestarie brenda dy orëve edhe pse vlerësimi i moshës mund të kërkojë deri në 28 ditë dhe “diçka e tillë mund të shoqërohet me probleme të sigurisë në shtëpitë e kujdestarisë dhe në mjediset e shkollave, në rastin kur aplikanti ka një moshë shumë më të madhe se ajo që deklaron”.

Një tjetër raport është shprehur se shqiptarët “ishin grupi më i madh etnik në Sistemin e Drejtësisë për të Rinj” dhe ata “prireshin gjithashtu të dhunonin edhe njëri-tjetrin”.

Zyrtarët janë shprehur se ata kanë qenë të përfshirë në “një llojshmëri shkeljesh” përfshi edhe rrahje e vjedhje. Në tërësi, numri i personave që hyjnë në Angli në mënyrë të jashtligjshme dhe që regjistrohen si USAC, është dyfishuar në dy vite për të arritur në 3,253 në vitin 2015.

Nëse ata pranohen, kjo do të thotë se ata trajtohen si “fëmijë në nevojë” nga autoritetet lokale dhe me shpejtësi vendosen në shtëpi kujdestarie, regjistrohen në shkollë dhe marrin kujdes deri në moshën 25 vjeçare – një nivel trajtimi më i mirë se ai që u mundësohet të rriturve që kërkojnë azil.

Por zyrtarët duhet të sigurohen që ata nuk po gënjejnë për moshën e tyre të vërtetë, me qëllim që të mbrojnë edhe fëmijët e tjerë.

Një tjetër raport javën që shkoi tregon se “së fundmi është vënë re gjithashtu një prirje në rritje e individëve, të cilët paraqiten si UASC, por që duket se janë adultë”. Një total prej 789 rastesh të konfirmimit të moshës ndodhi në 2015-ën, ka raportuar Shoqëria e Drejtorëve të Shërbimeve për Fëmijët (Association of Directors of Children's Services) dhe “2/3 e tyre u përfundua se ishin mbi 18 vjeç”.

Në 2010-ën, kjo gazetë tregon se dy azil kërkues nga Guinea kaluan një vit në një shkollë fillore në Middlesbrough para se të zbulohej se ata ishin në të njëzetat.

Shifra të fundit tregojnë se numri i fëmijëve refugjatë që vijnë nga Shqiëria, që është në rrugën e vet për t’u futur në Bashkimin Europian dhe ku nuk ka ndonjë konflikt, është shumë herë më i madh se sa nga vendet që janë shkatërruar nga lufta, të tilla si Siria.

Vitin që shkoi, zyrtarët shqyrtuan 583 kërkesa azili nga shqiptarë; 299 prejt tyre u pranuan dhe 284 u refuzuan.

Në këto pesë vitet e fundit, 115 nga 218 shqiptarëve, të cilët i janë nënshtruar përcaktimit të moshës, u janë refuzuar pretendimet e tyre për azil sidomos për arsyen se ata kanë qenë më të mëdhenj se 18 vjeç.

Shumë të tjerë dyshohet se janë më të rritur nga çfarë ata kanë deklaruar, por janë refuzuar sepse historitë e tyre për persekutim dhe “gjakmarrje” nuk janë vërtetuar.

Në përgjigje të shqetësimit se “shqiptarë në moshë të pjekur pretendonin duke gënjyer se ishin fëmijë”, në vitin 2013 Zyra Qendore ngriti një projekt të kodifikuar me emrin Operacioni Coldspell, për t’u lidhur me familjet e pretenduesëve të refuzuar me ndihmën e autoriteteve shqiptare, me qëllim që ata të rikthehen në shtëpi.

Ky projekt është financuar nga: