Include English

Më shumë fëmijë dhe gra kërkojnë siguri në Evropë: UNICEF

02 Shk 2016
Source: 
UNICEF

UNICEF-i ka lëshuar një deklaratë për shtyp, ku është deklaruar se për herë të parë që nga fillimi i krizës së refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë, ka më shumë fëmijë dhe gra në lëvizje sesa meshkujt. Fëmijët dhe gratë tani përbëjnë gati 60 për qind të refugjatëve dhe emigrantëve. " Pasojat e kësaj rritje në përqindjen e fëmijëve dhe grave në lëvizje janë të mëdha - kjo do të thotë se më shumë janë në të rrezikuar në det, sidomos tani në dimër, dhe më shumë kanë nevojë për mbrojtje në tokë" tha Marie Pierre Poirier, Koordinatore Speciale për Kriza të Refugjatëve dhe Emigrantëve në UNICEF. UNICEF-i ka theksuar se të gjithë fëmijët duhet të jenë prioritet në çdo hap të rrugës - ata duhet të jenë të informuar plotësisht për të drejtat e tyre për të kërkuar azil dhe për bashkim familjar në Evropë.

Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: