Sipas një raporti të lëshuar nga Human Rights Watch, kriza COVID-19 do të ketë një ndikim negativ afatgjatë te fëmijët, megjithëse ata janë shumë më pak të kërcënuar nga virusi sesa grupmoshat e tjera.

Për shkak të virusit, rreth 1.5 miliardë fëmijë në nivel global nuk mund të ndjekin shkollën dhe kjo situatë rrit rrezikun e dhunës në familje, punës së fëmijëve dhe shfrytëzimit seksual. Për më tepër, shumë fëmijë janë jetimë për shkak të pandemisë. Shumica e shkollave nuk kanë teknologjinë e duhur ose hyrje në internet për të siguruar arsimim në internet për fëmijët, dhe për rrjedhojë shumë do të mbeten pas moshatarëve të tyre.

Rreziku i dhunës në familje po rritet gjithashtu pasi njerëzit humbasin punën e tyre. Raportet e Human RIghts Watch sugjerojnë se numri i incidenteve të dhunshme midis partnerëve dhe ndaj fëmijëve është dyfishuar gjatë kësaj kohe, por situata është e vështirë pasi agjensitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe mësuesit nuk janë në gjendje të vizitojnë familjet dhe të adresojnë këto çështje.

Një grup tjetër i rrezikuar janë fëmijët që jetojnë në kampe të mbipopulluara të migrantëve ku nuk ka mundësi për distancim shoqëror, larje duarsh apo edukim në internet.

Këto çështje kanë bërë që Human Rights Watch të kërkojë nga qeveritë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur fëmijët, si psh:

  • Prioritizimi i përpjekjeve për të vazhduar arsimin për të gjithë fëmijët
  • Sigurimi i ndihmës ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta
  • Rritje e përpjekjeve për të identifikuar fëmijët jetimë nga COVID-19
  • Sigurimi i akomodimit dhe kanalizimeve të përshtatshme për refugjatë, migrantë dhe fëmijë të zhvendosur brenda vendit.

Kriza ekonomike e lidhur me COVID-19 mund t'i shtyjë qeveritë të forcojnë garancitë e të drejtave ekonomike dhe sociale dhe mbrojtjet sociale për komunitetet e varfra dhe familjet e cenueshme.

Për më shumë ndiqni artikullin e plotë në linkun mëposhtë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
31
Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të madh në praktikën e shumë profesionistëve, përfshirë ata të fushës së mbrojtjes së fëmijëve. Në mënyrë që të mbështesin punëtorët e frontit dhe menaxherët në punën e tyre për të mbrojtur fëmijët gjatë kësaj…
0
125
  Pandemia e COVID-19, një sëmundje e shkaktuar nga virusi i ri i koronës, po vazhdon. Duke pasur parasysh që ende nuk ka kurë apo vaksinë për këtë sëmundje, është e rëndësishme që të marrim masa parandaluese. Këto masa janë të njëjta për të…
0
852
Kjo përmbledhje e politikave ofron një pasqyrë të efekteve që COVID-19 ka dhe do të ketë në mirëqenien e fëmijëve. Veçanërisht theksohet shpërndarja e pabarabartë e pasojave, ku efektet e pandemisë më së shumti do të prekin fëmijët në vendet e…
0
342
Ky infografik bazohet në raportin teknik të ECDC mbi COVID-19 te fëmijët dhe rolin e ambienteve shkollore në transmetimin COVID-19.
0
144
Në janar të ketij viti UNICEF realizoi sondazhin mbi Ndikimin Socio-Ekonomik të Reagimit ndaj COVID-19. Më vonë të dhënat e studimit u përdorën, ndër të tjera, për raportin mbi ndikimin e Covid-19 në aksesin e fëmijëve në drejtësi. Gjatë krizës së…
0
865
Derisa bota qëndron në shtëpi, çfarë ndodh me fëmijët që jetojnë ose punojnë në rrugë? Fëmijë në situate rruge: Nuk mund të 'qëndrojnë në shtëpi dhe të qëndrojnë të sigurt' nëse nuk kanë shtëpi dhe strehimoret janë të mbyllura Nuk mund të kenë…
yes
0
53
Pavarësisht nëse ata janë nën izolim dhe jashtë shkollës, në kampe refugjatësh ose në fshatra të mbushura me njerëz, të ndaluar ose që jetojnë në rrugë, të institucionalizuar apo në lëvizje, fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të dëgjohen. Por…
0
878
Të dhënat e prezantuara në këtë video përmbledhin pjesë të shkëputura nga gjetjet e studimit përmes së cilit janë hulumtuar shkaktarët me ndikim në gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuar në edukim para dhe gjatë pandemisë, si dhe…
no
0
91
Ky është një material i cili ofron njohuri shumë të mira, të bazuara në kërkime shkencore në lidhje me zhvillimin e fëmijëve, mënyrat e përballimit ndaj kësaj pandemie dhe cili mund të jetë roli i prindërve, edukatorëve apo të afërmve të tjerë për…
0
36
Komisioneri i Fëmijëve në Angli publikoi ​​një raport që shqyrtonte ndikimin e Covid-19 tek fëmijët. Raporti zbuloi se më pak se 25% e fëmijëve kishin ndjekur shkollën që nga marsi, gjatë vetëizolimit. Mijëra fëmijë nuk kishin kushte të përshtatshme…
0
8
Gjatë pandemisë COVID-19, Terre des hommes po u bën thirrje Shteteve që të lirojnë të gjithë fëmijët nga paraburgimi i emigracionit si dhe të përshpejtojnë lirimin e fëmijëve të privuar nga liria në drejtësine penale. Në raste të rralla, kur fëmijët…
0
138
Ky është një libërth me ilustrime të krijuara për t'i ndihmuar fëmijët që të përballojnë më lehtë periudhën e kthimit në shkollë/qerdhe gjatë periudhës Covid-19. Teknikat më të mira të relaksimit për…
0
110
Aktualisht ende nuk dihet se ne ç’masë kontribuojnë fëmijët për përhapjen e Covid 19. Sipas të dhënave globale të OBSH, 1-7% e rasteve të prekur me Covid 19 janë fëmijë, me shumë më pak vdekje krahasuar me grupmoshat e tjera. Qendra Europiane për…