NËNSHKRIMI I DEKLARATËS SË PËRBASHKËT TË KOORDINATORËVE KOMBËTARË ANTITRAFIK TË SHQIPËRISË, MALIT TË ZI DHE KOSOVËS

19 Dhj 2016
Source: 
TDH and SCH

Më 19 Dhjetor 2016 , në Tiranë  Koordinatorët Kombëtar Anti-trafik të Shqipërise, Malit të Zi dhe Kosovës deklaruan vullnetin dhe angazhimin e institucioneve të tyre në garantimin e aplikimit të Procedurës sw Unifikuar Standarte të Veprimit për Identifikimin, Referimin, Kthimin vullnetar të asistuar dhe Mbrojtjen e Viktimave, Viktimave të mundshme të trafikimit me fokus të vecantë mbrojtjen e Fëmijëve në Lëvizje.

Kjo ngjare ,  e rëndësishme sjell dhe përmbylljen e suksesshme të fazës së dytë të projektit rajonal Mario – Mbrojtje për fëmijët në lëvizje, i cili ngriti dhe fuqizoi gjatë 6 viteve të zbatimit të tij një platformë advokuese kombëtare dhe Evropiane për të sjellë në vëmëndjen e qeverive, strukturave dhe profesionistëve, fenomenin e lëvizjes së fëmijëve dhe nevojën e tyre për tu mbrojtur. Znj. Elona Gjebrea  Kordinatore Kombëtare Anti-Trafik  nw fjalwn e saj tw hapjes citoi” Forcimi i bashkwpunimit ndwrkombwtar midis vwndeve tw origjinws, transitit dhe destinacionit wshtw pasuruar me unifikimin e procedures standarte të veprimit pwr adresimin sa mw efektiv tw rasteve tw trafikimit” 

Hartimi dhe dakordësimi i kësaj Procedure të Unifikuar Standarte Veprimi për identifikimin, njoftimin dhe referimin për bashkëpunimin ndërvendas në menaxhimin e rasteve, vjen si rezultat I studimeve të kryera në Shqipëri dhe Kosovë, mbi gjendjen e fëmijëve në levizje dhe nevojës së tyre për mbrojtje ndërmarrë nga partnerët e projektit Mario – Mbrojtje për fëmijët në Lëvizje Save the Children Shqipëri dhe Terre des hommes Shqipëri& Kosovë, nga gjetjet e të cilave si dhe takimet bilaterale e trilaterale të organizuara mes autoriteteve shqiptare, kosovare e malazeze kanë evidentuar  mungesën e udhëzimeve të qarta mbi funksionimin e mekanizmave koordinues dhe procedurave për menaxhim transnacional të rasteve që do të garantonin mbrotjen e fëmijëve në një kontekst lëvizjeje dhe do të përmbushnin detyrimet e shteteve ndaj garantimit të të drejtave të tyre.

Duke vënë theksin mbi nevojën e një koordinimi efektiv mes vendeve tona kufitare në parandalimin dhe reduktimin e rreziqeve të migrimit të pasigurt dhe shfrytëzimit të fëmijëve, në identifikimin e hershëm dhe menaxhimin e rasteve duke ofruar ndihmë të menjëhershme për plotësimin e nevojave të tyre deri në gjetjen dhe ofrimin e zgjidhjeve të qëndryueshme, ka mbështetur ngritjen dhe funksionimin e grupeve të punës me profesionistë të sektorëve të ndryshëm në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi, të cilët draftuan procedurat standarte të veprimit për menaxhimin ndërvendas të rasteve.

Procedura e Unifikuara Standarte, të hartuara në bashkëpunim dhe të dakordësuara në takimin tre-palësh në Budva më 31- 1 Nëntor 2016, krijojnë bazën e zbatimit të Protokolleve Bilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi “Mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe përmirësimit të identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të viktimave apo viktimave të mundshme të trafikimit me focus të vecantë në fëmijët”, duke plotësuar kështu Marrëveshjet mes vendeve në “Bashkëpunimin Policor Ndërkufitar””

Lëvizja e pasigurt e fëmijëve dhe familjeve ndërmjet kufijve të rajonit përfshirë Shqipërinë, Malin e ZI, Kosovën,  Maqedoninë dhe Greqinë, ka cuar në shfrytëzim të fëmijëve apo dhe në shfrytëzim për punë të detyruar, lypje dhe trafikim, fenomene që mbeten shqetësuese pavarësisht masave të marra nga secili vend për parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve apo lypjes brenda dhe jashtë kufijve

Ky projekt është financuar nga: