Include English

Pocemon Go: Një guidë për prindërit

19 Kor 2016
Source: 
NSPCC

Pokemon Go është duke u përhapur me shpejtësi në të gjithë botën. Si një nga lojërat e para ku realiteti ndërthuret me botën virtuale, është e lehtë për të kuptuar pse ajo tërheq shumë njerëz, duke përfshirë të rinjtë dhe fëmijët.

Megjithatë, kjo lojë mund të përbëjë edhe rrezik për fëmijët. Për këtë arsye, organizata britanike National Society for the Prevention of Cruelty to Children (NSPCC) ka prodhuar një udhëzues të shkurtër për prindërit, duke shpjeguar se si ata mund të të mbrojnë fëmijët e tyre gjatë përdorimit të lojës. Një pjesë e rëndësishme e lojës përfshin takim me lojtarët e tjerë, ç’ka mund të përbëjë një rrezik të veçantë për fëmijët të cilët mund të tërhiqen në vende që janë të pasigurta për ta.

NSPCC i mbështet aktivitetet argëtuese për fëmijët, por dëshiron të ndërgjegjësojë të rriturit në lidhje me rreziqet e mundshme që lidhen me këtë lojë të veçantë dhe për tu ofruar prindërve këshilla për të siguruar që loja të luhet e sigurt.

Rreziqe të tjera për të cilat prindërit duhet të jenë në dijeni përfshijnë edhe shpërndarjen e të dhënave personale të fëmijëve të tyre, si dhe faktin që fëmijët mund të përfshihen aq shumë në lojë sa të humbasin vëmendjen për mjedisin  përreth tyre.

Ky projekt është financuar nga: