Profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve ndajnë realitetet e punës në ekipe multi-disiplinare

05 Nën 2015

Më 9-10 Nëntor, 2015, në Prishtinë, Terre des Hommes, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve (www.childhub.org) dhe Defence for Children do të organizojnë konferencën rajonale me temë “Shkëmbimi i Praktikave Ndër-disiplinare për Mbrojtjen e Fëmijëve." Kjo konferencë do të sjellë së bashku profesionistë në mbrojtjen e fëmijëve, akademikë, përfaqësues qeveritarë dhe të OJQ-ve nga 13 vende, për të shqyrtuar qasjet multi-disiplinore për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve.

"Puna multi-disiplinare në grupe, ku organizatat punojnë për të ndihmuar familjet, është thelbësore për të maksimizuar përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve përmes një kuptimi të plotë të nevojave të familjes nga praktikuesit", thotë Stephanie Delaney, këshilltare ndërkombëtar për mbrojtjen e fëmijëve.

Konferenca do të përfshijë një ceremoni për kontribuesit kryesorë në letrën bashkëpunuese për punën e përbashkët të agjencioneve të ndryshme dhe të punës ndëridisiplinare të Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve. Fituesit do të marrin fond për të mbuluar një veprimtari të zhvillimit profesional bazuar në zgjedhjen e tyre.

"Kjo konferencë sjell mundësi unike për të shkëmbyer dhe mësuar nga përvojat dhe praktikat e ndryshme ndërmjet vendeve të rajonit, në forcimin e sistemeve për mbrojtjen e fëmijëve", shprehet Jezerca Tigani, Përfaqësuese për Terre des hommes Shqipëri dhe Kosovë.

Konferenca Rajonale mbahet në Hotel SIRIUS, më 9 dhe 10 Nëntor (e hënë dhe e martë) duke filluar nga ora 9:00h. Për më shumë informacion lidhur me temat e diskutimit gjeni të bashkangjitur agjendën e konferencës.

Ju mund të gjeni më shumë nga faqja e internetit: www.childhub.org.

Kontaktet e Delegacionit të Tdh në Kosovë:
Kushtrim Islami, +377 (0) 45 512 757, kushtrim.islami@tdhkosovo.org

 

Dokumentёt e bashkangjitura: 

Ky projekt është financuar nga: