PROMOVOHET UDHËZUESI PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NË INTERNET “UDHËTIMI NËPËR INTERNET”

This content was suggested by: 
23 Nën 2016

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka marrë pjesë në promovimin e udhëzuesit për mbrojtjen e fëmijëve në internet “Udhëtimi nëpër internet”, në kuadër të shënimit të 27 vjetorit të Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijëve. Ky udhëzues është material edukativo- arsimor i dedikuar për nxënësit e klasave 3 dhe 5 që ndjekin shkollën fillore.

Ministri Bajrami me këtë rast është shprehur se ndjehet mirë që sot ka rastin të promovojë një doracak që i dedikohet shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijëve tanë, e që ka të bëjë me mbrojtjen e tyre nga përmbajtjet e panevojshme, në rrugëtimin e tyre në internet.

Ministri Bajrami vlerësoi se rreziqet që sjellë përdorimi i internetit janë shqetësim global, duke e pasur parasysh se po jetojmë në kohën e promovimit të teknologjive të reja dhe të mësimit digjital ku fëmijët kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe interneti po shndërrohet në mjet mësimor.

“Përmes internetit, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës mendon të realizojë projektin e shkollave digjitale. Kalimi nga shkolla klasike në një shkollë digjitale dhe moderne do të bëhet me një tranzicion të kujdesshëm. Ministria e Arsimit do të krijojë edhe mekanizma mbrojtës, sidomos nga viti i ardhshëm kur ne do të promovojmë edhe e-portalin. Ne do të kujdesemi që dritarja e parë e udhëtimit në internet të jetë e mbrojtur dhe të ofrojë një edukim pozitiv, në mënyrë që interneti vërtetë të jetë një mjet mësimor për edukim pozitiv”, është shprehur ministri Bajrami.

Ministri Bajrami tha se, përmes këtij doracaku që MAShT tregon mënyrën më të mirë se si të udhëtojmë në botën e internetit, në botën e mediave dhe teknologjive bashkëkohore, duke rezultuar me një mësimdhënie më cilësore, më argëtuese dhe me një kreativitet tek të rinjtë.

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: