Raporti vjetor i Departamentit Amerikan të Shtetit flet edhe për situatën e fëmijëve në Kosovë

This content was suggested by: 
10 Mar 2017

Zyra për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar raportin e saj të përvitshëm për të drejtat e njeriut në vendet e botës.

Në raportin për Kosovën, shtjellohet edhe situata e të drejtave të fëmijëve në Kosovë, ku përmendet niveli i lartë i dhunës ndaj fëmijëve, abuzimi i fëmijëve, shfrytëzimi seksual i fëmijëve, përfshirja e fëmijëve në punë të rënda, martesat e hershme, shkelja e të drejtave të të miturve në qendrën korrektuese etj.

Raporti i referohet edhe informatave të marra nga KOMF (koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve) sa i përket përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda dhe mbrojtjes së të miturve në qendrën korrektuese.

Për ta parë raportin klikoni këtu

 

 

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: