[Shqipëria] Hartëzimi i strukturave bazë të Mbrojtjes së Fëmijës dhe prioritizimi i nevojave të tyre për aftësim professional”

19 Nën 2018
Source: 
Tdh Albania

Lidership dhe koordinim më të mirë mes institucioneve pergjegjese per mbrojten e femijeve, vlerësim dhe planifikim sistematik lidhur me kualifikimin e stafit si dhe shkëmbim i eksperiencave apo aplikimi i formatit “coaching” për trajnimin e punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve ishin disa nga rekomandimet kryesore të dala nga studimi më i fundit mbi “Hartëzimin e strukturave bazë të Mbrojtjes së Fëmijës (në nivel vendor) dhe prioritizimin e nevojave të tyre për aftësim professional”.

Studimi u realizua gjatë vitit 2018 edhe është fryt i bashkëpunimit mes Terre des hommes Shqipëri dhe Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Synimi kryesor i tij ishte identifikimi i pengesave dhe sfidave që has personeli i përfshirë në mbrojtjen e fëmijeve në nivel lokal dhe njëkohësisht vlerësimi i nevojave dhe oportuniteteve tyre për aftësimin e kryerjes së detyrave sipas stadarteve të cilësisë.

Kjo nismë u drejtua nga lektorja e Fakultetit të Shkencave Sociale, dr. Elona Dhembo. Metodologjia e studimit, përpos metodave të tjera, përfshiu edhe zhvillimin dhe administrimin e një instrumenti për mbledhjen e të dhënave me vetë-deklarimin e punonjësve të MF në të gjitha Bashkitë e Shqipërisë.

Prezantimi i gjetjeve dhe rekomandimeve ishin objekti kryesor i aktivitetit të datës 19 Nentor, i cili u zhvillua në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Aktivitetin e përshëndetën përfaqësues nga Ministria, Agjensia Shtetëtore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, UNICEF dhe Fakulteti i Shkencave Sociale (Departamenti i Politikave dhe Punës Sociale) përkatësisht: Merita Xhafa, Alma Tandili, Rudina Rama dhe David Gviniera.

Të gjithe të pranishmit në panel, në fjalën e tyre përshëndetëse, theksuan rëndësinë e realizimit të hulumtimeve të tilla, që gjenerojnë të dhëna të cilat duhet të perdoren në rezlimin e politikave të mbrotjes, në buxhetimin e planeve të nderhyrjes, në hartezimin e detyrave të profesionistëve të mbrojtjes dhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre. Gjetjet dhe rekomandimet e studimit në fjalë do të informojnë realizimin e planeve afatmesme për trajnimin në vazhdim. 

Njëkohesisht, duke qenë se ky studim u realizuar në kuadër të pëpjekjeve të platformës rajonale, ‘CHILDHUB / www.childhub.org’, për të mbështetur fuqizimin profesional në fushën e mirëqënies dhe mbrojtjes së fëmijëve pjesë përberëse e aktiviteti u bë edhe një prezantim i kesaj iniciative rajonale, përfshirë aktivitetin gjatë fazës së parë të zbatimit të projektit në Shqipëri (2015-2017) dhe prezantimin e hapave në vazhdim të fazës së dytë të implementimit (2018 – 2020).

 

Kopje elektronike e studimit mund te gjendet ketu

Ky projekt është financuar nga: