[Shqipëria] Konferenca Ndërkombëtare mbi "ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT TË PUNËS SOCIALE NË SHQIPËRI"

27 Nën 2017
Source: 
Terre des hommes in Albania

 

Departamenti i Punës Sociale i Fakultetit të Shkencave Sociale (Universiteti i Tiranës) në bashkëpunim me departamentet simotra të Universitetit të Shkodrës dhe Elbasanit, organizoi Konferencën Ndërkombëtare mbi "ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT TË PUNËS SOCIALE NË SHQIPËRI" më 25-26 tetor, 2017.

Qëllimi i konferencës ishte të eksplorojë, zhvillojë dhe promovojë qasje të ndryshme të kërkimit akademik dhe shkencor për të ndërtuar ura të bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve të punës sociale në Shqipëri, Evropë dhe më gjerë. Ai u fokusua në shtyllat kryesore të punës sociale në Shqipëri respektivisht: praktikimin me fëmijët, në shëndetësi, arsim, mirëqenie sociale dhe drejtësi.

Gjatë dy ditëve të konferencës, krahas seancave plenare, u organizuan 9 seminare të fokusuara në temat e mëposhtme: Urdhëri i Punonjësve Socialë, Drejt Veprimeve për Aftësinë e Kufizuar, Kujdesi Alternativ, Kujdesi Social dhe Politikat e Shtetit, Puna Sociale në Sistemin e Drejtësisë, Praktika e PS me fëmijët dhe familjet, standardet e edukimit të PS në Shqipëri, Një botë e barabartë gjinore dhe Kujdes shëndetësor dhe mirëqenie sociale në Shqipëri.

Për secilën prej këtyre temave u hartuan një sërë konkludimesh dhe rekomandimesh, të cilat në ditët në vijim do të konsolidohen dhe më pas do t'i dorëzohen institucioneve të politikave dhe vendimmarrjes për konsideratë.

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: