[Shqipëria] Kulla e Sahatit ngjyroset portokalli, Tirana i bashkohet fushatës botërore kundër dhunës gjinore

07 Dhj 2017
Source: 
Top Channel

 

Kulla e Sahatit në Tiranë u ngjyros sot në portokalli, si një simbol i solidarizimit të qytetit me 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore. Pjesë e ceremonisë ishin kryetari i bashkisë Z.Veliaj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Znj. Manastirliu, Koordinatori i Përhershëm i OKB Brian Williams dhe Përfaqësuesi i Un Women të OKB-së Giuseppe Belsito.

Në fjalën e tij të hapjes Z. Veliaj foli për rëndësinë e rolit të grave në jetën e shqiptarëve dhe nevojën për të bërë më shumë drejt përfshirjes së tyre në hartimin e politikave, si dhe më shumë drejt eliminimit të dhunës në familje. E fundit vazhdon te mbetet një sfidë e madhe në shoqërinë tonë dhe sipas kryetarit të bashkise "Në qoftë se e marrim seriozisht jo vetëm këtë 16 ditësh, por në qoftë se e marrim seriozisht në mënyrë ditore këtë çështje të emancipimit dhe të kuptojmë që evropian nuk na bën hapja e negociatave, evropian na bën mënyra se si sillemi këtu. Ndaj unë ju ftoj të gjithëve që me kujtimin e kësaj ndezje të posaçme secili prej nesh duhet të kuptojë se ka një mision. Sigurisht ju mund të thoni që misionin kryesor e kanë ata që e kanë për detyrë. Unë besoj që jo vetëm ata që e kanë detyrë që mundohen ta bëjnë këtë punë si një punë të përditshme, por secili prej nesh e ka në dorë nga mënyra se si trajton gratë, zonjat, gocat në shtëpinë e vet, në shkallën e vet, në vendin e vet të punës"

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: