Projekti Childhub i Terre des Hommes Shqiperi, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, do te ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes një qasjeje mbeshtjeje mes kolegësh (peer-to-peer, mentorim/coaching). Mbështetja teknike do të fokusohet kryesisht në çështjet të lidhura me menaxhimin e rasteve në punën e përditshme të profesionistëve të rinj/fillestarë, por në të njëjtën kohë, përmes procesit, do të lehtësojë gjithashtu zhvillimin personal e profesional te profesionisteve. Mentorimi do të ofrohet nga profesionistë me reputacion të konsiderueshëm si ekspertë në fushën e mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, të cilët shfaqin përvojë të zgjeruar dhe njohuri në këtë fushë, e qe gjithashtu janë të gatshëm të ofrojnë vullnetarisht përkrahje dhe mentorim për profesionistët e rinj/fillestarë.

Në këtë kuadër, më 17 shkurt 2020 u organizua një trajnim/seminar në lidhje me mbikëqyrjen profesionale dhe mentorimin e specialistëve të mbrojtjes dhe mirëqenies së fëmijëve, me pjesëmarrjen e 30 profesionistëve që erdhën nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, e që përfaqësuan institucione publike dhe jopublike. Ky seminar, i cili u organizua në bashkëpunim me Save the Children në Shqipëri, ofroi mundësi për prezantimin e një modeli specifik të mbikëqyrjes teknike, të quajtur Action Learning Set, i cili në thelb është një proces që përmban 10 hapa, me qëllim që të ndihmojë profesionistët të shkojnë në thellësi të të kuptuarit dhe reflektimit të menaxhimit të një rasti.

Pjesëmarrësit u ndanë në tre grupe dhe u udhëheqën përmes procesit të mbikëqyrjes dhe patën mundësinë ta provojnë atë për më shumë se dy orë brenda grupit. Përveç vetë përvojës së procesit të mentorimit, kjo përvojë ndihmoi edhe në krijimin e natyrshëm të grupeve të ardhshme të mentorimit, të cilat do të mblidhen në internet një herë në dy javë për të kaluar të njëjtin proces të mësimit dhe zhvillimit profesional. Në përfundim të ciklit, pjesëmarrësve të grupeve të mbikëqyrjes do t'ju dorëzohet një certifikatë.

Në fund seminari u kombinua me një seancë trainimi që i orientoi pjesëmarrësit në përdorimin e childhub.org dhe platformës "zoom" e cila do të përdoret në të ardhmen në takimet virtuale. Shumica e pjesëmarrësve shkarkuan aplikacionin zoom në telefonin e tyre celular dhe u zhvillua edhe një rol-playing përmes realizimit të një takimi virtual.

Pjesëmarrësit e vlerësuan shumë pozitivisht këtë përvojë dhe në fund dukeshin optimistë për të marrë pjesë në këtë model të ri të mbikëqyrjes / këshillimit në internet. Takimet e ardhshme u ranë dakord të zhvillohen në fillim të marsit 2020.

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
101
Në 12 nëntor 2020, Terre des hommes, Shqipëri organizoi trajnimin online mbi " Reagimet Psikologjike që përjetojnë viktimat e trafikimit dhe efektet që sjellin këto reagime në procesin e hetimit dhe ndjekjes penale" 20 koordinatorë për subjektet me…
yes
0
9
Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit të propozimeve të paraqitura në kuadrin e raundit të parë të Thirrjes së SGS, publikuar në 2018-ën, Europe Aid / 155863 / DH / ACT / AL "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga…
0
3
Procesi i përzgjedhjes dhe vlerësimit të propozimeve të paraqitura në kuadrin e raundit të dytë të Thirrjes së SGS, publikuar në 2019-ën, Europe Aid / 155863 / DH / ACT / AL "Forcimi i shoqërisë civile për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga…
0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
0
14
Sopranoja Shqiptare me famë botërore, Ermonela Jaho, mbron kauzën në luftën kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve në rolin e Ambasadores së ‘CRCA/ECPAT Shqipëri’. Në kuadër të Ditës Europiane dhe Ditës Ndërkombëtare…
yes
0
9
  Në Shtator 2020, UNICEF Shqipëri nisi fushatën #TeBesoj. Tipari më i spikatur i fushatës janë instalimet e siluetave të fëmijëve që përfaqësojnë histori të vërteta të fëmijëve që kanë përjetuar abuzim seksual në Shqipëri. #TeBesoj u bën apel…
0
26
  Më 30 Shtator, Grupi Parlamentar "Miqtë e Fëmijëve" u mblodh në një seancë të veçantë të thirrur nga UNICEF Shqipëri në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet nga procesi i vlerësimit afatmesëm të Agjendës për Fëmijët, 2017-2020. Agjenda…
0
8
  Ina Verzivolli, përfaqësuese e UNICEF Shqipëri ishte e ftuara e programit "Dita Jone" të Kanalit Televiziv A2, për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë në internet dhe prezantimin e konceptit të Wi-Fi miqësor. Sipas saj, ka shumë…
0
21
  Me 12 Mars, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Guusje Korthals Altes – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës  në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të…
0
34
Delegacioni nga Mali i Zi i kryesuar nga Z. Zeljko Spalevic, Shefi i Departamentit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Mal të Zi, përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale vizituan Shqipërinë me ftesë të…
0
28
Rreth 140 shqiptarë janë larguar nga vendi për të ndihmuar grupet ushtarake joshtetërore në Siri dhe disa prej tyre shkuan së bashku me fëmijët. Në shtator të afërmit e tyre, por edhe shoqëria civile protestuan për kthimin e tyre dhe i bënë thirrje…
yes
0
109
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë një urdhër që miraton Standardet e Shërbimit në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit dhe ngarkon agjencitë përkatëse qeveritare për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e…
yes
0
30
  Fondacioni Terre des hommes, Misioni në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) po zbatojnë projektin “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në…
0
28
  Një nismë e re; "Wi-Fi miqësor", është promovuar së fundmi nga UNICEF Albania dhe Bashkia e Tiranës. "Wi-Fi miqësor" është një shërbim i certifikua, për WiFi publike. Simboli tregon ne harte se ku shërbimi i plotëson standardet minimale të…