[Shqipëria] Tryezë diskutimesh mbi aktet nënligjore të Ligjit 18/2017 "Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës"

16 Tet 2017
Source: 
Terre des hommes Albania

 

Ligji 18/2017 "Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës" u miratua në shkurt të vitit 2017 dhe hyri në fuqi në qershor 2017. Art. 71 përcakton detyrimin për miratimin e akteve nënligjore brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit, pra jo më vonë se dhjetori 2017.

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve ka filluar procesin e hartimit të propozimeve për secilin nga aktet nënligjore të kërkuara në Ligj në koordinim dhe me mbështetjen e 4 partnerëve kryesorë: UNICEF Albania dhe TLAS, Terre des Hommes, Save the Children dhe prania e OSBE-së në Shqipëri. Partneriteti bazohet në ekspertizën e secilës organizatë, si dhe në marredhenien e bashkëpunimit me Agjencinë. Mbështetja konsiston në asistencën teknike me hartimin e akteve nënligjore, si dhe me procesin e konsultimit.

Tryeza e rrumbullakët që u organizua në mjediset e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, shërbeu si një mjet për të krijuar një forum për dialog mes ministres së sapoemëruar të ngarkuar me të drejtat e fëmijëve dhe aktorët joqeveritarë që punojnë në çështjet e fëmijëve, për të prezantuar publikisht procesin e zhvillimit dhe konsultimit të akteve nënligjore të Ligjit 18/2017 dhe marrjen e reagimeve lidhur me fushëveprimin, afatin kohor dhe procesin për zhvillimin e akteve nënligjore dhe krijimin e një Grupi Përgjegjës për procesin e konsultimit dhe dakortësinë për rolet.

 

Topic(s): 

Ky projekt është financuar nga: