[Shqipëria] Tryezë e rrumbullakët diskutimi mbi “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin”

12 Mar 2019
Source: 
Tdh Albania

 

Me 12 Mars, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Guusje Korthals Altes – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës  në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, studimin kombëtar “Masat për mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin, nën moshën e përgjegjësisë penale”. Ky studim u bë i mundur në kuadër të zbatimit të projektit "Fuqizimi i Sistemit të Mbrojtjes për Fëmijët në Konflikt me Ligjin", financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës, programi MATRA 2017-2021, i cili po zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri në partneritet me Defence for Children International Holandë.

 

Gjetjet dhe rekomandimet e këtij studimi kishin për qëllim të vinin theksin në nevojën për të rritur bashkëpunimin ndër-institucional në adresimin e nevojave të fëmijëve në konflikt me ligjin, përmirësimin e shërbimeve sociale ekzistuese, ngritjen e programeve të dedikuara per ri-integrim dhe  fuqizim të të rinjve, si dhe përmirësimit të ndërveprimit mes sistemit të drejtësisë dhe atij të mbrojtes duke siguruar që fëmijët në konflikt me ligjin të jenë të mbrojtur më mirë.

Ky projekt është financuar nga: