Si mund të jemi të suksesshëm se kë të besojmë në abuzimin seksual të fëmijëve?

09 Shk 2016
Source: 
the Guardian online

"Çdo viktimë, që ngre një akuzë, duhet marrë seriozisht. Por në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh tmerrin tone kolektiv mbi krimin, pasi dikush ka qenë nje here i akuzuar ai do të mbetet i akuzuar përherë" Kjo është menyra se si shkrimtarja e guardian.com hap diskutimin përmes këtij artikulli.

Ajo ngre shumë thjesht çështjen e abuzimit seksual me të gjithë kompleksitetin e tij; nga pasojat në jetën e të abuzuarit, të dhunuesit, lehtësinë për ta bërë ndodhinë publike dhe të gjitha pasoja e saj brenda familjes apo në jetën e ardhshme, mënyra se si sistemet përqark botës punojnë dhe se shumë shpesh sjellin përsëri sëbashku dhunuesin dhe të abuzuarin etj

Artikulli gjithashtu merr në konsideratë subjektivitetin e perceptimeve kolektive dhe beson se gjatë vlerësimit të një rasti abuzimi, pikepyetjet që ngrihen kur konsiderohen shkaqet e vërteta, ndonjëherë viktimën dhe me pas edhe dhunuesin. Dhe për shkak të kaq shume besimeve konfliktuale artikulli vjen me një mesazh të fortë në fund se kjo është arsyeja pse sistemi i drejtësisë duhet të jetë i cliruar nga subjektivitetet dhe të hedhë dritë në rastet e abuzimit seksual. Ai mbyllet me: "Si akuzuesi dhe i akuzuari do të shërbehen më mirë nëse ne mund të arrijmë një normalitet të ri, në të cilin nevoja jonë për të besuar në mirësinë e njeriut renditet e dyta, pas vënies së drejtësisë".

Topic(s): 
Series this is part of: 

Ky projekt është financuar nga: