[Turqia] Lojërat digjitale i ndihmojnë fëmijët refugjatë me shëndet mendor dhe arsim, tregon hulumtimi

07 Qer 2017
Source: 
Daily Sabah

Sipas një artikulli të sapo publikuar nga Daily Sabah, lojërat digjitale mund ti pajisin fëmijët e refugjatëve me kapacitete të domosdoshme ndërpersonale dhe mendore. Këto vëzhgime rrjedhin nga gjetjet e Universitetit Bahcesehir të Turqisë, Universitetit të Nju Jorkut dhe City University, i cili gjendet gjithashtu në Nju Jork.

Të martën, BAU International University në Uashington D.C. ka mbajtur një prezantim, i cili përmbante informata relevante duke nënvizuar përdorimin e lojërave digjitale për ti përmirësuar nevojat psikologjike dhe arsimore të fëmijëve të refugjatëve.

Një njësi kërkimore e formuluar përmes një përpjekjeje të përbashkët të Universitetit Bahcesehir dhe të New York, zbuloi se një numër i konsiderueshëm i fëmijëve refugjatë sirianë nuk po studionin në Turqi për shkak të pengesave gjuhësore, ndërkohë që gati gjysma e këtyre fëmijëve vuanin nga depresioni dhe çrregullimi i stresit post traumatik.

Ky hulumtim synon ti mbështesë objektivat e Projektit Shpresa, e cila është një detyrë që synon të mbikëqyrë sigurimin e mundësive arsimore digjitale për fëmijët e refugjatëve sirian, në mënyrë që të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën turke dhe nevojat psikologjike.

147 të rinjtë refugjatë sirianë që banojnë në Sanhurfa, që ndodhen në pjesën juglindore të vendit dhe që janë midis moshës 9 dhe 14 vjeç, kanë testuar metodat e përshkruara të projektit në harkun kohor prej katër javësh. Sipas hulumtuesve, rezultatet ishin premtuese, pasi hulumtimi tregoi se aftësitë gjuhësore të pjesëmarrësve ishin rritur pak.

Lojëra të tjera digjitale, siç është "Mine Craft", u lejojnë fëmijëve të refugjatëve të krijojnë një realitet në internet, duke i lejuar këta fëmijë të mbajnë disa nga ndjenjat e fuqizimit dhe kredibilitetit që kishin humbur gjatë sfidave të tyre.

Ky projekt është financuar nga: