Fëmijëria në epokën dixhitale - Kurs Online (pa pagesë)

Kërko në jetët e fëmijëve dhe diskuto të mirat e mundshme dhe kufizimet e teknologjisë në jetët e tyre.
Organizata: 
FutureLearn
Start date: 
06 Kor 2015
End date: 
31 Kor 2015

A je një person optimist apo pesimist, kur bëhet fjalë për teknologjinë?

Sasia e teknologjisë në dispozicion të fëmijëve sot është më e madhja e cdo gjenerate të mëparëshme dhe është specifikisht e disenjuar për të kapur imagjinatën e tyre. Ka shumë debate mbi sesi influksi dixhital po formëzon zhvillimin dhe eksperiencat e fëmijëve.

A po e ndryshon media sociale mënyrën sesi fëmijët formojnë marrëdhëniet? Si po e ndryshon teknologjia mënyrën sesi fëmijët mendojnë dhe si do e ndryshojë ajo formatin e klasave në të ardhmen?  Ky kurs i ri interesant sjell sëbashku evidencat e fundit nga ekspertët e fushës për të eksploruar këto e mjaft pyetje të tjera. 

Bashkohuni me këtë kurs online pa pagese, teksa rrëmojmë në jetët e fëmijëve dhe diskutojmë benefitet e mundshme dhe  limitimet e teknologjisë në jetët e tyre. Ky kurs është krijuar në bashkëpunim me The Open University. Ai i dedikohet kujtdo me interesa të përgjithshme në studimet mbi fëmijërinë, femijërinë e herëshme, studimet arsimore dhe psikologjinë e fëmijëve dhe nuk kërkon ndonjë eksperiencë paraprake për ta studjuar si subjekt.

Data e fillimit: 6 Korrik dhe 3 Gusht
Kohëzgjatja: 4 javë
Koha e studimit: përafërsisht 3 orë në javë

Mund të blini një Certifikatë Pjesëmarrje personale për të treguar pjesëmarrjen tuaj në këtë kurs.

Përdor hashtag-un #FLdigitalkid15 për t'u bashkuar dhe kontribuo në diskutimet mbi bashkëbisedimet mbi median sociale.

Type of learning: 
Scheduled

Ky projekt është financuar nga: