Mbrojtja e fëmijëve: Të drejtat e fëmijëve në teori dhe praktikë (kurs falas online)

Mësoni se si t'i mbroni fëmijët nga dhuna, shfrytëzimi dhe neglizhimi përmes ligjeve, politikave dhe praktikës në fushën e të drejtave të njeriut
Organizata: 
Harvard University
Start date: 
16 Jan 2019
End date: 
31 Jan 2019

Rreth kursit

Në të gjithë botën, fëmijët janë të rrezikuar nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Konfliktet dhe fatëkeqësitë natyrore kanë detyruar miliona fëmijë t'i lënë shtëpitë e tyre dhe të konfrontohen me rreziqet e migrimit dhe shpërnguljes. Shfrytëzimi seksual për para dhe trafikimi, detyrimi për të punuar, dhe martesat e hershme janë probleme me të cilat shumë vende ballafaqohen. Fëmijët dhe adoleshentët në rrezik ballafaqimi me këto rrethana kanë nevojë për ndihmë dhe ne jemi këtu për këtë arsye si dhe për t'u siguruar që ata të zhvillojnë potencialin e tyre të plotë.

Udhëhequr nga Jacqueline Bhabha, Drejtore për Hulumtime në Qendrën Harvard FXB Center për Shëndetësi dhe të Drejta të Njeriut, ky kurs do t'u mësojë mbi shkaqet dhe pasojat e dështimit për të mbrojtur fëmijët. Do të diskutoni e adresoni strategji të ndryshme, drejtësinë ndërkombëtare dhe burimet e nevojshme për mbrojtjen e fëmijeve. Do të keni mundesi të ndërlidhni kornizat ligjore dhe qasjet që janë të bazuara në respektimin e të drejtave të fëmijeve në punën e politikë-bërësve, juristëve, punonjësve shëndetësor, edukatorëve si dhe punonjësve social. Personat që ndjekin këtë kurs do të kuptojnë se si mund t'u ofrojnë mbrojtje fëmijëve dhe si mund të aplikojnë strategjitë për mbrojtjen e fëmijëve në punën e tyre. 

Çfarë do të mësoni

  • Zanafillën e mbrojtjes së fëmijës në drejtësinë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut 
  • Si të analizoni çështjet globale të mbrojtjes së fëmijës dhe shumëllojshmërinë e aktorëve të përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve
  • Ndikimin e dhunës, shfrytëzimit dhe abuzimit (DhEA) në zhvillimin emocional, shoqëror dhe fizik të fëmijës, si dhe strategjitë për parandalimin dhe reagimin ndaj këtij dëmi
  • Standardet e mbrojtjes për fëmijët në konflikt me ligjin
  • Si të bëhet fuqizimi dhe vlerësimi i sistemit për mbrojtjen e fëmijëve.

Programi i kursit

  • E drejta e çdo fëmije për mbrojtje 
    • Bazat Ligore të Mbrojtjes së Fëmijës
    • Definicioni i Mbrojtjes së Fëmijës 
  • Dhuna ndaj fëmijëve
    • Shkaqet dhe Pasojat e Dhunës
    • Strategjitë për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës 
    • Shembuj të Parandalimit dhe Adresimit të Dhunës  
  • Fëmijët dhe Ligji
    • Fëmijët në Konflikt me Ligjin
    • Fëmijët në Kontakt me Ligjin
    • Fëmijët Migrant dhe Ligji
  • Një qasje sistematike ndaj Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Komponentët e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Identifikimi i Problemeve në Sistemin e Mbrojtjes së Fëmijës 
    • Veprimet Globale dhe Lokale për Fuqizimin e Sistemit të Mbrojtjes së Fëmijës

Në vegzën e mëposhtme mund të regjistroheni për këtë kurs si dhe të gjeni informata më të hollësishme mbi kursin. 

Type of learning: 
Self paced
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht

Ky projekt është financuar nga: