PJESËMARRJA E FËMIJËVE

Organizata: 
Human Rights Associates
Start date: 
15 Shk 2017
End date: 
28 Mar 2017

Ky kurs e-learning prezanton anëtarët e stafeve të agjencive të zhvillimit dhe NGO-ve (në nivel ndërkombëtar) me koncepte të rëndësishme të pjesëmarrjes së fëmijëve. Fëmijët kanë të drejta pjesëmarrjeje, që Shteti dhe zyrtarë të tjerë duhet të përmbushin, respektojnë dhe të mbrojnë në familje, shkolla, komunitete dhe në shoqërinë më gjerë.

Pjesëmarrja e fëmijëve është një parim kyç nga një këndvështrim i të drejtave të fëmijës. Fëmijët kanë të drejtën të shprehin pikpamjet e tyre dhe të dëgjohen rreth të gjitha çështjeve që i prekin ata, ndërkohë që mbahen parasysh aftësitë e tyre në zhvillim të vazhdueshëm. Sigurimi i hapësirës dhe i mundësive gjithëpërfshirëse për t’u shprehur, për ndarje informacioni, pjesëmarrje në proceset e vendim-marrjeve, i fuqizon fëmijët dhe të rinjtë si qytetarë aktivë. Një pjesëmarrje domethënëse e fëmijëve shoqërohet me zhvillime dhe zbatime politikash dhe praktikash më frytdhënëse, si edhe rrit mundësinë për zbatimin e të drejtave të fëmijëve.

Kursi përqëndrohet rreth të drejtës së fëmijëve për pjesëmarrje, me një vëmendje të veçantë ndaj praktikave etike dhe gjithëpërfshirëse për vajza dhe djem të moshave dhe mjediseve të ndryshëm shoqërorë, sidomos ata më të margjinalizuarit. Pjesëmarrësit do të thellojnë njohuritë e tyre, aftësitë, vlerat dhe besimin për të mbështetur procesin e rëndësishëm për pjesëmarrjen e fëmijëve në fusha të ndryshme (programime, familje, shkolla, komunitete, qeverisje lokale dhe kombëtare, zhvillim praktikash dhe politikash). Gjithashtu do të ofrohet një guidë mbi kërkesat, përqasjet dhe mjetet bazë për të përfocuar një pjesëmarrje aktive domethënëse të fëmijëve dhe pjesëmarrësit do të nxiten të reflektojnë mbi dhe të gjejnë zgjidhje ndaj sfidave dhe çështjeve etike, me të cilat do të përballen në praktikën e tyre.

http://childhub.org/en/online-learning-materials/child-participation

Type of learning: 
Scheduled
Topic(s): 
Fuqizimi fëmijëve/ pjesëmarrja e fëmijëve
Target professionals: 
Student
Researcher
Non-governmental Organisation (NGO)
Project Manager
Gjuhё(t) e materialeve: 
anglisht

Ky projekt është financuar nga: