Qeverisja e të Drejtave të Fëmijëve

Organizata: 
Human Rights Associates
Start date: 
31 Maj 2017
End date: 
11 Kor 2017

Miliona fëmijë në botë nuk kanë mjetet që u duhen për të mbijetuar, mësuar dhe ecur përpara sepse ata nuk janë prioritet i qeverive, të cilat as i dëgjojnë dhe as nuk mbajnë përgjegjësi kur ata dështojnë. Qeveri të tjera nuk janë të mirëpajisura për t'u dhënë fëmijëve atë që kanë nevojë sepse nuk zotërojnë të dhënat e duhura për të planifikuar siç duhet ose nuk investojnë mjaftueshëm në shëndetin, mësimin dhe mbrojtjen e fëmijëve.

Të drejtat e fëmijëve nuk zbatohen vetiu pa një qeverisje të hapur, gjithëpërfshirëse dhe që jep llogari. Fëmijët kanë nevojë për më shumë fonde e të shpenzuara më mirë, sisteme qeverisjeje funksionale e të ndërtuara për të përmirësuar situatën e fëmijëve, llogaridhënie dhe mbikëqyrje të dhënies së shërbimeve, njohjen e faktit që fëmijët kanë të drejta e liri civile dhe se të drejtat e fëmijëve janë politike dhe se nevojitet vullnet (dhe presion) politik për t'i përparuar ato.

Ky kurs e-mësimi i prezanton pjesëmarrësit me konceptet, principet, standartet dhe shembujt praktikë për qeverisjen e të drejtave të fëmijëve. Pjesëmarrësit do të informohen me hulumtime dhe raste studimi dhe do të angazhohen në ushtrime praktike për të frymëzuar mendimin sesi mund t'i avancojnë të drejtat e fëmijëve përmes qeverisjes së hapur, gjtihëpërfshirëse dhe llogari-dhënëse.

Instruktore: Jennifer Grant

Type of learning: 
Scheduled
Topic(s): 
Child Rights
Target professionals: 
Non-governmental Organisation (NGO)

Ky projekt është financuar nga: