Të Drejtat Njerëzore të Fëmijëve [Kurs online falas]

Një prezantim ndërdisiplinor
Organizata: 
Coursera

Bazuar në kontributin e disiplinave të ndryshme akademike, përfshirë ato juridike, psikologjike, sociologjike, historike, edukative dhe shkencave shëndetësore, ekonomike dhe antropologjike, një qasje ndërdisiplinore udhëheq studentin në zgjedhjen e çështjeve kritike që kanë të bëjnë me të drejtat e fëmijëve.  

Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri në lidhje me zhvillimin e kësaj kategorie specifike të të drejtave njerëzore, si dhe për zhvillimin e sfidave që hasin fënijët me kalimin e kohës dhe përpjekjet e shoqërisë për t’u përgjigjur atyre.

Do të vihet theksi mbi strategji dhe programe të suksesshme ndërkombëtare, që promovojnë të drejtat e fëmijëve, si dhe rolin e aktorëve kyç të përfshirë në organizata ndërkombëtare që punojnë në këtë fushë.
Ky kurs i hapur, online, ofron një pamje të veçorive më të rëndësishme të të drejtave humanitare të fëmijëve. Një pjesë kryesore e MOOC do të konsistojë në prezantimin e standarteve ndërkombëtare dhe rajonale për të drejtat e fëmijëve dhe enteve përkatëse ndërkombëtare dhe rajonale, ligjore dhe pothuajse-ligjore, të projektuara për të garantuar zbatimin e tyre.

Nuk është i nevojshëm ndonjë kualifikim specifik për tu regjistruar për këtë MOOC. Kursi është i konceptuar si një program në nivel prezantimi, por pjesëmarrësit, të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushën e të drejtave të fëmijëve, ose tashmë kanë disa njohuri prioritet, do të kenë mundësi të kenë materiale lexuese shtesë, çdo javë.  

Pjesëmarrësit që do të përmbushin suksesshem aktivitetet e kursit dhe vlerësimin përfundimtar mund të kërkojnë një Dëshmi Arritjesh, të firmosur nga Instruktori dhe profesorët kryesorë përgjegjës për programin. Megjithatë nuk do të fitohet asnjë pikë. Kursi konsiston në shtatë tema modulesh të shpërndara në 4 javë. Gjuha e vetme e prezantimit do jetë anglishtja.

Kursi është pa pagesë.

Type of learning: 
Self paced
Topic(s): 
Të Drejtat e Njeriut

Ky projekt është financuar nga: