Mbrojtja e të Dhënave dhe Dhënia e Informacionit

Informacioni për veten që jepni nëpërmjet Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve do të përdoret për qëllim ose qëllimet e deklaruara. Mund të përdoret edhe nga ana jonë për t’iu dërguar informacion që mendojmë se do të ishte me interes për ju.

 Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve as nuk do të jap me qira, as nuk do të shes dhe as nuk do të bëj të disponueshëm informacion personal tek palët e treta që nuk lidhen me Boshtin për Mbrojtjen e Fëmijëve, përveç rasteve kur e kërkon ligji ose kur kemi kërkuar dhe na është dhënë leja e posaçme për ta bërë.

 Mund të kërkoni në çdo moment t’iu heqim nga baza jonë e të dhënave. Mund ta bëni online nëpërmjet llogarisë tek Boshti për Mbrojtjen e Fëmijëve ose duke dërguar e-mail tek info@childhub.org

 Informacioni që keni dhënë do të ruhet tek një bazë lokale të dhënash dhe sistem menaxhimi të marrëdhënies me klientin (CRM). Boshti për Fëmijët përdor aktualisht sistemin CRM tek DRUPAL, që është i licensuar nga TRUSTe Privacy Program dhe respekton Kuadrin e Portave të Sigurta të BE-së sic është parashikuar nga Departamenti Shteteve të Bashkuara për Tregtinë dhe Bashkimi Evropian. Mund të gjeni më shumë informacion për këtë tek faqja Salesforce.com.

 Informacioni që na jepni mund të përdoret për qëllime statistikore dhe garantim cilësie, por nuk do të përdoret në asnjë mënyrë (përtej qëllimit origjinal) për t’iu identifikuar.

Duke përdorur faqen e internetit të Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe/ose duke na dorëzuar burime, ju i jepni lejen Boshtit për Mbrojtjen e Fëmijëve të mbaj dhe të përdor këtë informacion sipas mënyrës së përshkruar tek Politika e Fshehtësisë. Nëse keni paqartësi për Politikën tonë të Fshehtësisë, ju lutem na dërgoni e-mail tek  info@childhub.org.

Njoftimi i ndryshimit të Politikës së Fshehtësisë

Ne kemi të drejtën të amendojmë deklaratën e fshehtësisë. Në rast se ndodh, do të postojmë ndryshimin tek faqja e internetit dhe ju do të pranoni ndryshimet.