Start and finish time of webinar
3pm CET

Ky është webinari I dytë nga seria INSPIRE i cili do të prezantojë shtatë strategjitë për ndaljen e dhunës kundër fëmijëve. Ky webinar do të prezantojë strategjinë Nr. 3, “Ambiente të sigurta”.

Rreth webinar-it

Bazuar në gjetjet që tregojnë se dhuna që trajtohet në mënyra emergjente zakonisht nuk bëhet e ditur për policinë, professor Shepher ka nisur dhe zhvilluar një program për parandalimin e dhunës, të njohur tashmë si Modeli i Cardiffit. Qasja e këtij modeli është bazuar në grumbullimin e informatave nga njësitë e urgjencës së spitaleve, të cilat nuk hasen në burime të tjera. Këto informata anonime, ndahen dhe përdoren nga policia, institucionet lokale, dhe punonjësit e shëndetit publik  për të parandaluar dhunën. Kjo qasje është testuar në eksperimente të kontrolluara dhe vlerësimet e analizave kosto-përfitim, dhe është dëshmuar që është efektive. Ky program ka rezultuar në uljen e shkallës së dhunës, uljen e shkallës së pranimit në spitale për raste të dhunës dhe në përgjithësi uljen e kostos në spitale dhe sistemin e drejtësisë, pasi që punon në parandalimin e dhunës. Programi është implementuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe në disa qytete të Evropës, Australisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 2018, Qendra e SHBA-ve për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve e ka adoptuar këtë politkë dhe ka publikuar trajnime dhe materiale të tjera në mënyre që të zbatohet ky program në tërë vendin.

 

Rreth prezantuesit

Jonathan Shepherd është profesor i kirurgjisë orale dhe maksilofaciale në Universitetin e Kardifit, ku ka themeluar Grupin Hulumtues mbi Dhunën dhe Shoqërinë, i cili grup i ka sjellur këtij universiteti Çmimin e Mbretëreshës më 2009. Duke u motivuar nga të gjetjet e tij, ai ka udhëhequr zhvillimin e një prototipi mbi partneritet për sigurinë në bashkësi, të cilin ai e ka udhëhequr për 20 vite, nga viti 1997. Shepherd ka themeluar dhe zhvilluar Institutin për Studime Policore në Wales, modelin për ndarje të informacionit mbi parandalimin e dhunës, i cili është adoptuar nga institucionet shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar, dhe është përdorur për të draftuar Strategjinë mbi Dhunën në vitin 2018, e cila është strategji gjithëpërfshirëse për personat e prekur nga dhuna, dhe është publikuar nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve. Ideja e tij e propozuar në 2008 për një trup të pavarur profesional mbi policimin, është përdorur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe si rrjedhoje, Kolegji mbi Policimin është lancuar më 2013. Po ashtu ka themeluar dhe kryesuar organin e pavarur profesional të sprovimit. Gjithashtu, ka qenë person kyç në krijimin e Kolegjit të Edukimit më 2016, në të cilin ai është themelues anëtar i bordit.  Hulumtimi i tij çoi deri tek publikimi i udhëzuesit të parë nga Instituti për Shëndet dhe Përkujdesje në 2000. Gjithashtu, ai ka fituar Çmimin e Stokholmit për Kriminologji në vitin 2008 – I pari person nga Mbretëria e Bashkuar që ka marrë këtë çmim. Gjithashtu, është anëtar nderi I Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, Kolegjit Mbretëror për Mjekësi Emergjente, dhe Fakultetit të Shëndetit Publik të Kolegjit Mbretëror të Fizicientëve. Po ashtu ka Shërbyer edhe si anëtar i zgjedhur i këshillit në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve të Anglisë, dhe si zëvendës-kryesues në organizatën kombëtare bëmirëse për mbrojtje të viktimave. Ka dhënë konstribut edhe për Aktin Ligjor mbi Dhunën në Familje (Wales).

 

Profesor Shepherd ka inicuar dhe kryesuar komitetin drejtues që ka mbledhur Samitin mbi Praktikat e bazuara në evidence më 2013, I cili është kryesuar nga Lord O’Donnell nga Instituti i Inxhinierisë Civile. Puna e tij në avokim dhe hulumtim ka rezultuar në formimin e Këshillit Funksional dhe Qendrave të Reja Funksionale në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat janë ekuivalente me NHS. Është anëtar I Zyrës së Kabinetit të Këshillit Funksional, për të cilin ai më 2014 ka përpiluar raportin mbi ekosistemin e evidencave, të dizajnuar nga vetë ai. Ka draftuar Deklaratën mbi Evidencën, e cila është nënshkruar në 2017 në Shoqërinë Mbretërore nga 27 organe profesionale të MB, duke përfshirë edhe Kolegjin e Punësimit,  Kolegjin e Edukimit, dhe të gjitha Kolegjet Mbretërore mjekësore. Që nga 2004 ai ka shërbyer si anëtar i grupit për përpilimin e strategjisë mbi alkoolin nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, që përfshin veprime të bazuara në hulumtimet e tij. Është përzgjedhur si partner në Akademinë e Shkencave Mjekësore në 2002 dhe në Këshillin e kësaj akademie ne 2011.     

Si të merrni pjesë në webinar

Përdorni butonin mëposhtë për t’u regjistruar në webinar. Disa ore para webinarit ju do të pranoni një e-mail me link-un e dhomës së webinarit dhe instruksionet se si të anëtarësoheni. Anëtarësimi në webinaret tona është i lehtë dhe kërkon vetëm 1 ose 2 minuta. Mund të bëheni pjesë e webinareve nga kompjuteri, tableta, ose telefoni mobil.

 

Këtu mund të shihni se në cfare ore fillon webinari bazuar në zonën kohore ku ju jetoni.

Rreth serisë INSPIRE:

Në janar, Childhub prezenton paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE përfaqëson një qasje që bazohet në evidencë për revitalizimin, përqendrimin dhe rritjen e përpjekjeve multisektoriale për parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës kundër fëmijëve. Kjo paketë është zhvilluar në bashkëpunim me WHO, CDC, Partnershipin Global për të Ndalur Dhunën ndaj Fëmijëve, PREFAR, PAHO,  UNICEF, UNODC, USAID, Së bashku për Vajzat (TfG), dhe Bankën Botërore (WB). Paketa është produkt i bashkëdyzimit në mes të këtyre agjencive bashkëpunuese dhe prezenton evidencën më të mirë e cila gjendet deri më tani.

Këto janë shtatë strategjitë e serisë INSPIRE:

1) zbatimi i ligjeve,

2) normat dhe vlerat,

3) ambiente të sigurta,

4) mbështjetje për prindërit dhe kujdestarët,

5) të ardhurat dhe fuqizimi ekonomik,

6) reagimi dhe shërbimet mbështetëse, dhe

7) edukimi dhe aftësitë jetësore.

Këto shtatë strategji të bazuara në evidencë shoqërohen nga dy strategji ndërvepruese: Bashkëpunimi miltisektorial si dhe monitorimi e vlerësimi. Dokumenti thelb i INSPIRE përcillet me INSPIRE Librin e Implementimit, i cili tregon qartë si të selektohen dhe zbatohen intervenimet nga secila prej shtatë strategjive. Gjithashtu, ka të bashkëngjitur një mori treguesish, mbi të cilat bazohet ndikimi i këtyre strategjive.

Këtu mund të lexoni të gjitha materialet e INSPIRE

Webinare të tjera të kësaj serie:

Webinari i parët i kësaj serie do të mbahet më 10 Janar dhe do të fillojë nga ora 3 pasdite CET (e Evropës Qendrore dhe Lindore). Do të diskutojë për Projektin YELON dhe një aplikacion inovativ mbi edukimin seksual. Klikoni këtu për të lexuar më shume dhe për t'u regjistruar. 

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/cardiff_model_60_second_briefing_1.pdf
Gjuhё(t) e materialeve
Llojet e publikimeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
125
Rreth webinarit: Kemi kënaqësinë të ju ftojmë në sesionin e ardhshëm të serisë së webinareve të Childhub mbi strategjitë e INSPIRE! Kësaj rradhe do të diskutojmë dy strategji: Strategjia Nr.6 “Reagimi dhe mbështetja”, përmes një prej praktikave me…
yes
0
266
Rreth webinar-it: Ky webinar është i pari nga seria INSPIRE e cila do të prezentojë shtatë strategjitë për të ndalur dhunën kundër fëmijëve. Webinari i parë do të prezendojë strategjinë Nr. 7 “Edukim dhe Aftësi Jetësore” përmes projektit hungarez…
0
24
  Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 7 shkurt do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga dy folësit e shkëlqyer rreth praktikave të mira me të cilat janë përfshirë, të lidhura me dy strategji…
yes
0
97
  Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 21 mars do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga një lektore e shkëlqyer rreth praktikës premtuese që është zbatuar në mbarë botën, e lidhur me…
0
381
  "Imagjinoni sikur u zgjuat këtë mëngjes me titujt e lajmeve se shkencëtarët kane zbuluar një sëmundje të re, dhe se deri në 1 miliard fëmijë në mbarë botën jane ekspozuar ndaj kësaj sëmundjeje çdo vit. Dhe si rezultat - gjatë rrjedhës së…
yes
0
73
Rreth webinarit: Shumë vende në Evropë tani po lëvizin shpejt drejt krijimit, zhvillimit dhe zgjerimit të Barnahusit ose shërbimeve të ngjashme. Ndërsa ky moment rritet, fusha e njohurive dhe përvojës po rritet. Seria e PROMISE Webinar shtron një…
0
3168
Kjo punëtori është e dedikuar posaçërisht, por nuk kufizohen vetëm tek profesionistet dhe lideret të rinj që janë të angazhuar në aktivitete me djem dhe burra të rinj 12 vjecar dhe më të vjetër, për të zhvilluar aftësiv, me qëllimin kryesor për ti…
0
9
Webinari do të mbahet më 18 nëntor në ore 11:00 në Mbretërinë e Bashkuar; dita që shënon ditën e parë Evropiane mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual. Gjatë webinar Claire Cody nga Qendra Ndërkombëtare: Hulumtimi i…
yes
0
67
  Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të…
yes
0
594
  Vetëm gjysëm viti më parë, në ditelidjen tone te 6te, ne lancuam ChildHub me pamjen dhe karakteristika të reja për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesve.  Tashmë udhëtimi vazhdon me shërbime e mjete të reja! ChildHub aplikacion për…
yes
0
5186
Tek raporti i zgjeruar i 2012 i UNICEF, në partneritet më Këshillin e Evropës dhe qeverinë norvegjeze, theksohet rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor. Dhuna në shkolla mund të shfaqet në disa forma (fizike,…