This webinar has already taken place. You will not be able to join it.

Start and finish time of webinar
2pm CET

Lidhur me webinarin:

Stereotipet janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës moderne. Shpesh ne jemi aq të mësuar për to, sa ne nuk i konsiderojmë as si stereotipe, duke përfshirë deklarata se vetëm vajzat veshin rozë për shembull, ose që burrat nuk qajnë, dhe ata që e bëjnë nuk janë burra të vërtetë. Ne jemi të ekspozuar ndaj stereotipeve që nga mosha e hershme gjatë gjithë jetës sonë, dhe ato janë ngjitur nga një brez në tjetrin.

Gjatë këtij webinar ne do të paraqesim disa nga mjetet e zhvilluara nga Terre des hommes Moldavia në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi" financuar nga Fondacioni OAK, me qëllim zvogëlimin e stereotipave të bazuara në gjini duke filluar me fëmijët e moshës 7 deri në 18 vjeç.

Të gjitha mjetet e zhvilluara u bazuan në stereotipet gjinore më të zakonshme të gjetura nga studimi bazë i projektit. Stereotipet që kemi theksuar gjatë punës me fëmijët janë të lidhura me shpërndarjen e roleve në familje, menaxhimin e emocioneve, dhunën ndaj fëmijëve, aktivitetet e kohës së lirë. Rezultatet që kemi fituar në fund të projektit, na lejojnë të pohojmë se materialet që kemi përpunuar mund të përdoren si një mjet efektiv për të luftuar këto lloj stereotipesh dhe paragjykimi.

Ketu mund të mësoni lidhur me opinionet e fëmijëve lidhur me stereotipet gjinore në Moldavi, që i intervistuam si pjesë e projektit.

Ky webinar mund të jetë me interes për specialistët e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht zbatuesit e projektit, mësuesit dhe animatorët.

Lidhur me prezantuesit:

Octombrina Moraru ka punuar si specialiste e mbrojtjes së fëmijëve me Terre des homme Moldavi që nga viti 2015. Ajo po koordinon projektin "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", kryesisht të fokusuar në promovimin e veprimeve të ndryshme që synojnë parandalimin e dhunës kundër fëmijëve duke angazhuar burra dhe djem. Që nga viti 2004 ajo ka qenë aktive edhe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me specializim në zhvillimin e Ludoteca, një program animimi për fëmijët e moshës ndërmjet 7 dhe 18 vjeç dhe veprimtari psikosociale.

Anatolii Oprea u dipllomua në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë. Ai vazhdoi karrierën e tij në Institutin e Burimeve të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ku punoi si koordinator klinik. Ai u bashkua me Terre des hommes Moldova në vitin 2015 si një konsulent i përfshirë në zhvillimin dhe përshtatjen e programeve të ndryshme për parandalimin e dhunës në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", me fokus në përfshirjen aktive të burrave dhe djemve. Që nga viti 2014 ai gjithashtu jep mësim në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë, në Fakultetin e Psikologjisë, Shkencave të Edukimit dhe Asistencës Sociale.
 

Si të marrësh pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me linukn për në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të kontrolloni se kur fillon webinari sipas orës së zonës ju jetoni.

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/webinar_changing_childrens_views_on_gender_stereotypes_3.pdf
Up
13

Childhub

You might like..

yes
0
2
  Jemi të lumtur t'ju informojmë për webinarin me 2-pjesë që është organizuar nga projekti PROMISE-2 dhe Child Protection Hub! Sipas Standardeve të Cilësisë të Barnahusit, një Barnahus ose një shërbim i ngjashëm duhet të ofrojë shërbime dhe trajtim…
yes
0
6
  Lidhur me webinarin:  Ky webinar është i organizuar si pjesë e projektit BRIDGE - "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë", projekt rajonal i zbatuar nën drejtimin e Terre des hommes…
yes
0
2
Lidhur me webinarin: Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një webinar me Dr Judie Gannon, Lektore në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (Coaching dhe Mentorim) Shkolla e Biznesit, dhe Dr Peter Jackson, Lektor në të Nxënin Profesionial e te Vazhdueshëm të të…
yes
0
8
Lidhur me webinarin: Ky webinar do të paraqesë rezultatet e projektit të bashkëfinancimit dyvjeçar të BE-së "Profesionistët e Trajnuar që punojnë me fëmijët në institucione të përkujdesit" (2015-2016), e cila u zbatua në tetë vende evropiane:…
yes
0
1
  Lidhur me webinarin: A mund të thoni se një qasje e cila i mundëson qytetarët, si bartës të drejtave, të kërkojnë të drejtat e tyre dhe i fuqizon të kenë ndikim në kualitet, efikasitet dhe llogaridhënie të shërbimeve publike, të jetë efektive për…
yes
0
1
Lidhur me webinarin: Për shkak të shoqërisë sonë që ecën me hapa të shpejtë dhe shumë përgjegjësive që kemi, nuk është çudi që shumë prej nesh ndihen të shqetësuar dhe në "mbingarkesë" intensive. Ky webinar do të fokusohet në shkaqet kryesore…
yes
0
5
  Ky webinar është duke u organizuar si pjesë e projektit rajonal "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë - BRIDGE" i cili ka si qëllim të forcojë reagimin ligjor ndaj dhunës me bazë…
yes
0
1
Që nga fillimi i të ashtuquajturës "krizë emigrimi dhe refugjatësh", shumë vende evropiane kanë hasur vështirësi gjatë përpjekjes për të përballuar krizën dhe për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të grupeve më vulnerabël të prekura. Dy…
yes
0
1
  Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të barabartë…
yes
0
3
Lidhur me webinarin: Konteksti urban ofron mundësi unike por dhe mjerim për fëmijët refugjatë. Mbi 60% e të zhvendosurve tani jetojnë në kontekste urbane. Punonjësit humanitarë janë fokusuar në percaktimin e duhur të hartimit dhe zbatimit të…
yes
0
2
  Organizatoret: Tdh Albania, Nisma për Ndryshim Shoqëror ARSIS, Tjeter Vision.   Lidhur me webinarin: Webinari mbi Praktikat më të mira për mbrojtjen e fëmijëve synon të ndajë praktika, modele dhe shërbime për mbrojtjen e fëmijëve dhe fuqizimin e…
yes
0
  Webinarët e parë të kësaj serie u organizuan në 13 dhe 19 Dhjetor, 2019. Të dy webinarët mund t'i ndiqni të rregjistruar në childhub.org ketu dhe ketu  Lidhur me këtë webinar  Webinar i tretë i serisë "Ndihma pas traume" do të mbulojë çështje që…
0
2
  Lidhur me webinarin: Studimi Global i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët e Dënuar nga Liria e tyre raportoi se "ka ende të paktën 410,000 fëmijë të mbajtur në paraburgim çdo vit në qendrat e paraburgimit dhe burgjeve. Kjo nuk përfshin rreth 1 milion…
yes
0
4
Rreth webinarit: Çfarë nxit ekstremizmin e dhunshëm mes fëmijëve dhe të rinjve, dhe çfarë duhet të bëjnë praktikuesit e mbrojtjes së fëmijëve për këtë? Childhub do të organizojë një webinar për të paraqitur gjetjet e një bashkëpunimi kërkimor midis…
0
5
Ky webinar organizohet në kuadër të projektit 'Mbrojtja e Fëmijëve në Sport', i cili financohet nga programi 'Të Drejtat, Barazia dhe Qytetaria' të Komisionit Evropian. Projekti koordinohet nga Terre des hommes Rumania dhe implementohet në…