Start and finish time of webinar
2pm CET

Lidhur me webinarin:

Stereotipet janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës moderne. Shpesh ne jemi aq të mësuar për to, sa ne nuk i konsiderojmë as si stereotipe, duke përfshirë deklarata se vetëm vajzat veshin rozë për shembull, ose që burrat nuk qajnë, dhe ata që e bëjnë nuk janë burra të vërtetë. Ne jemi të ekspozuar ndaj stereotipeve që nga mosha e hershme gjatë gjithë jetës sonë, dhe ato janë ngjitur nga një brez në tjetrin.

Gjatë këtij webinar ne do të paraqesim disa nga mjetet e zhvilluara nga Terre des hommes Moldavia në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi" financuar nga Fondacioni OAK, me qëllim zvogëlimin e stereotipave të bazuara në gjini duke filluar me fëmijët e moshës 7 deri në 18 vjeç.

Të gjitha mjetet e zhvilluara u bazuan në stereotipet gjinore më të zakonshme të gjetura nga studimi bazë i projektit. Stereotipet që kemi theksuar gjatë punës me fëmijët janë të lidhura me shpërndarjen e roleve në familje, menaxhimin e emocioneve, dhunën ndaj fëmijëve, aktivitetet e kohës së lirë. Rezultatet që kemi fituar në fund të projektit, na lejojnë të pohojmë se materialet që kemi përpunuar mund të përdoren si një mjet efektiv për të luftuar këto lloj stereotipesh dhe paragjykimi.

Ketu mund të mësoni lidhur me opinionet e fëmijëve lidhur me stereotipet gjinore në Moldavi, që i intervistuam si pjesë e projektit.

Ky webinar mund të jetë me interes për specialistët e mbrojtjes së fëmijëve, veçanërisht zbatuesit e projektit, mësuesit dhe animatorët.

Lidhur me prezantuesit:

Octombrina Moraru ka punuar si specialiste e mbrojtjes së fëmijëve me Terre des homme Moldavi që nga viti 2015. Ajo po koordinon projektin "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", kryesisht të fokusuar në promovimin e veprimeve të ndryshme që synojnë parandalimin e dhunës kundër fëmijëve duke angazhuar burra dhe djem. Që nga viti 2004 ajo ka qenë aktive edhe në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, me specializim në zhvillimin e Ludoteca, një program animimi për fëmijët e moshës ndërmjet 7 dhe 18 vjeç dhe veprimtari psikosociale.

Anatolii Oprea u dipllomua në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë. Ai vazhdoi karrierën e tij në Institutin e Burimeve të Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ku punoi si koordinator klinik. Ai u bashkua me Terre des hommes Moldova në vitin 2015 si një konsulent i përfshirë në zhvillimin dhe përshtatjen e programeve të ndryshme për parandalimin e dhunës në kuadër të projektit "Për një jetë pa dhunë të fëmijëve në Moldavi", me fokus në përfshirjen aktive të burrave dhe djemve. Që nga viti 2014 ai gjithashtu jep mësim në Universitetin e Lirë Ndërkombëtar të Moldavisë, në Fakultetin e Psikologjisë, Shkencave të Edukimit dhe Asistencës Sociale.
 

Si të marrësh pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me linukn për në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkoheni me webinarin nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të kontrolloni se kur fillon webinari sipas orës së zonës ju jetoni.

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/webinar_changing_childrens_views_on_gender_stereotypes_3.pdf

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
9
Webinari do të mbahet më 18 nëntor në ore 11:00 në Mbretërinë e Bashkuar; dita që shënon ditën e parë Evropiane mbi Mbrojtjen e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual. Gjatë webinar Claire Cody nga Qendra Ndërkombëtare: Hulumtimi i…
0
40
  Udhëzuesi synon prezantimin e praktikave të mira dhe sigurimin e mjeteve për mënyrën e formimit të proceseve të migracionit për motive punësimi gjinore. Përmes këtij Udhëzuesi, qëllimi është të inkurajojë shtetet, veçanërisht ato në zonën e…
0
333
Ky raport përmbledh përparimin që është bërë globalisht drejt barazisë gjinore gjatë vitit 2019. Më shumë vajza kanë qasje në arsim dhe numri i martesave të fëmijëve ka rënë ndjeshëm. Vendet po bëjnë më shumë përpjekje për t'i bërë sistemet…
yes
0
100
  Lidhur me webinarin:  Ky webinar është i organizuar si pjesë e projektit BRIDGE - "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë", projekt rajonal i zbatuar nën drejtimin e Terre des…
0
459
  Ky raport tregon normat  sociale ekzistuese dhe më të përhapura në Indi në kontekstin e trafikimit të qenieve njerëzore dhe analizon në mënyrë kritike ndikimin dhe praktikën e tyre; sanksionet sociale në zhvillim dhe identifikon pengesat…
0
11
Dialog mbi politikat e parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve - ky takim organizohet nga zyra rajonale e organizatës botërore të shëndetësisë zyra rajonale, zyra e Shqipërise, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me UNICEF dhe Ministrinë e…
0
320
  Programi i trajnimit “Prindërim i Vetëdijshëm për Çështjet Gjinore” synon të shërbejë si një guidë teorike dhe praktike në aktivitetet e trajnimit, që kanë si qëllim të rrisin pjesëmarrjen e djemve dhe burrave në procesin e edukimit, qoftë në…
0
12
Komisioneri Irlandez për Mbrojtjen e të Dhënave (DPC) është një nga autoritetet kryesore rregullatore të BE-së, përgjegjëse për mbrojtjen e privatësisë së individëve në Internet. Komisioneri ka fuqinë të vendosë edhe gjoba të rënda (2018). DPC po…
0
39
Hintalovon Gyermekjogi Alapítvány publikon një video të raportit vjetor mbi gjendjen e të drejtave te fëmijeve ne Hungari.    
no
0
656
Pozita e grave dhe dhuna ndaj tyre është përkeqësuar. Situata është veçanërisht e vështirë dhe e theksuar tani, në një kohë pandemike kur nevoja për masa epidemiologjike është rritur, dhe ajo që preku më shumë gratë ishte vetëizolimi. Sipas një…
yes
0
128
Doracaku i Trajnimit Psikosocial mbi Mbrojtjen e Fëmijëve, i Terre Des Hommes, është zhvilluar për përdorim në këtë fushë me qëllim trajnimin e animatorëve që punojnë me fëmijët apo pjesëtarë të tjerë stafi që punojnë në programe të mbrojtjes së…
0
40
Terre des hommes Shqipëri (Tdh), në partneritet me Defence for Children International the Netherlands (DFC-NL) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët diskutimi mbi “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin” më 12 mars 2019, ora…