This webinar has already taken place. You will not be able to join it.

Start and finish time of webinar
3pm CET

Lidhur me webinarin:

Ky webinar do të paraqesë rezultatet e projektit të bashkëfinancimit dyvjeçar të BE-së "Profesionistët e Trajnuar që punojnë me fëmijët në institucione të përkujdesit" (2015-2016), e cila u zbatua në tetë vende evropiane: Bullgaria, Kroacia, Estonia, Franca, Hungaria, Letoni dhe Rumani. Udhërrëfyesi i trajnimit i zhvilluar gjatë projektit, i titulluar "Realizimi i të Drejtave të Fëmijëve" ndërtohet mbi katër parimet e UNCRC, ndërkohë që i fut ato në realitetin e përditshëm të profesionistëve të kujdesit alternativ. Gjithsej 881 profesionistë të kujdesit alternativ janë trajnuar se si të zbatojnë një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në punën e tyre të përditshme. Vlerësimet e ndërmarra mbi ndikimin e trajnimit theksuan se zhvillimi i kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit alternativ për të zbatuar një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në punën e tyre nuk është vetëm shpërblimi për fëmijën në kujdesin e tyre, por edhe për profesionistët. Trajnimi u mundëson pjesëmarrësve të shohin gjërat nga perspektiva e fëmijës në mënyrë që të kuptojnë më mirë nevojat e tyre. Webinari synon kryesisht profesionistët e kujdesit alternativ.

Përpjekje te vazhdueshme nevojiten urgjentisht për të siguruar që profesionistët e kujdesit te marrin trajnim për të ngritur një qasje të bazuar në të drejtat e fëmijëve në praktikën e tyre të përditshme.

Në lidhje me prezantuesit:

 

Julia Kovalenko është këshilltare për të drejtat e fëmijëve dhe avokate në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Estoni që nga viti 2012. Ajo ka diplomë master në të Drejtën Ndërkombëtare, e specializuar në të drejtat e njeriut dhe trajtimin e barabartë. Një nga përgjegjësitë kryesore të saj është promovimi i veprimeve që synojnë parandalimin e dhunës ndaj fëmijëve, veçanërisht atyre në kujdesin alternativ dhe për të inicuar dhe mbajtur dialogun me autoritetet dhe palët e tjera me qëllim të përmirësimit të cilësisë së kujdesit alternativ dhe ofrimit të të drejtave të fëmijëve ndaj të gjithë atyre në kujdes, si dhe të nxisë parandalimin e ndarjes së familjes dhe ribashkimin e familjeve. Kovalenko ka një përvojë të madhe në kryerjen e trajnimeve të ndryshme për të drejtat e njeriut, të drejtat e fëmijëve, trajtimin e barabartë dhe kompetencat e prindërve. Julia ka zhvilluar edhe për Ministrine e Çështjeve Sociale një Udhëzues për zvogëlimin e numrit të rasteve dhe parandalimin e dhunës kundër fëmijëve në kujdes, Udhëzimet për Vlerësimin e Brendshëm në Kujdesi Banesor dhe shumë më tepër.
 

 

Krešimir Makvić është i punësuar si këshilltar kombëtar për avokim ne Fshatin e fëmijëve SOS në Kroaci (pjesë e një organizate globale SOS KDI). Ai ka nisur përpjekje proaktive për të përmirësuar politikat dhe praktikat që shkelin mirëqenien e fëmijëve në rrezik të humbjes së kujdesit prindëror ose që e kanë humbur tashmë. Ai ka përvojë të fuqishme në udhëheqjen e iniciativave të suksesshme të avokimit për të arritur ndryshime të qëndrueshme për Fëmijët që sigurojnë gëzimin e plotë të të drejtave të tyre në një mjedis që ofron kujdes dhe mbështetje, për të promovuar ndryshimet që çojnë në krijimin e politikave dhe praktikave (p.sh., ndërtimin e koalicionit, lobimin dhe negocimin, ngritjen e vetëdijes, pjesëmarrjen në rrjetëzimin, konferencat dhe seminaret). Z. Makvić është një edukator profesional me përvojë të gjerë në punën e drejtpërdrejtë me Fëmijët dhe Rininë dhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve që përfshijnë fëmijët dhe të rinjtë.

Florence Treyvaud Nemtzov aktualisht është duke punuar si Menaxher i Projekteve të Bashkëfinancuara Ndërkufitare të BE-së që synojnë ndërtimin e kapaciteteve të profesionistëve të kujdesit në mënyrë që ata të jenë në gjendje të perfshijne të drejtat e fëmijëve në praktikën e tyre të përditshme kur punojnë me fëmijët dhe të rinjtë në rritje deri në kujdesin alternativ. Mbajtese e një MA në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga Instituti i Studimeve Ndërkombëtare dhe Zhvillimore të Gjenevës, ajo ka qenë e fokusuar në të drejtat e fëmijëve gjatë 17 viteve të fundit, dhe posaçërisht në procesin e deinstitucionalizimit dhe avancimin e shërbimeve të kujdesit alternativ. Zonja Treyvaud Nemtzov ka një përvojë të pasur avokimi dhe menaxhimi të projekteve me aftësi plotësuese në planifikimin strategjik, monitorimin dhe vlerësimin, lehtësimin e grupeve si dhe menaxhimin e ngjarjeve.

Si të behesh pjesë e webinarit:

Përdorni butonin më poshtë për t'u rregjistruar në webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Bashkimi me webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të bashkohet me webinarin nga kompjuteri, tableti ose telefoni juaj celular.

Ketu mund të verifikoni fillimin e webinarit sipas orës së zonës tuaj.

Up
5

Childhub

You might like..

0
2
Lidhur me webinarin: Webinari do të prezantojë gjetjet e projektit të Pro-Jus "Të drejtat procedurale të miturve të dyshuar ose të akuzuar për vepra penale në BE", i cili synonte të siguronte që fëmijët e huaj të cilët akuzohen ose dyshohen për…
yes
0
8
Lidhur me webinarin: Stereotipet janë të pranishme në të gjitha sferat e jetës moderne. Shpesh ne jemi aq të mësuar për to, sa ne nuk i konsiderojmë as si stereotipe, duke përfshirë deklarata se vetëm vajzat veshin rozë për shembull, ose që burrat…
yes
0
6
  Lidhur me webinarin:  Ky webinar është i organizuar si pjesë e projektit BRIDGE - "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë", projekt rajonal i zbatuar nën drejtimin e Terre des hommes…
0
1
Webinar është krijuar për të gjithë profesionistët që punojnë në fushën e punës sociale. Webinari synon të diskutojë mbi detyrimet e universiteteve në lidhje me zhvillimin e sferës sociale përmes trajnimit cilësor të profesionistëve. Webinari…
yes
0
1
Që nga fillimi i të ashtuquajturës "krizë emigrimi dhe refugjatësh", shumë vende evropiane kanë hasur vështirësi gjatë përpjekjes për të përballuar krizën dhe për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive nevojave të grupeve më vulnerabël të prekura. Dy…
yes
0
  Do të organizojme serine e dyte te mini-webinareve mbi intervistat ligjore në Barnahus më 7 mars në orën 2 të CET, për të paraqitur strategjitë dhe qasjet për të përmbushur nevojat individuale të çdo fëmije dhe për të siguruar qasje të barabartë…
yes
0
6
Webinari synon të rrisë kuptimin e marrëdhënieve midis të drejtave të fëmijëve dhe mjedisit dhe ofron një pasqyrë të zhvillimeve më të fundit në një fushë në zhvillim të të drejtave ndërkombëtare të fëmijëve. Ai gjithashtu do të shqyrtojë mundësitë…
0
Konferenca mirëpriti 300+ pjesëmarrës nga Evropa dhe më gjerë për të dëgjuar dhe angazhuar me 20+ folës tanë, ndërhyrjet frymëzuese të të cilëve ofruan perspektiva në të gjithë politikën, hulumtimin, praktikën dhe më e rëndësishmja, përvojat e…
0
1
Komisioni Evropian do të propozojë një agjendë të re të BE-së për Emigracionin në 13 maj. Që nga "tragjedia e Lampedusës" në vitin 2013, Terre des Hommes ka përsëritur se tragjeditë me emigrantët në Detin Mesdhe nuk ishin "urgjente", por do të…
0
1
“Ishte para dy vitesh. Atëherë unë nuk e flisja mirë Hungarishten. Nuk kisha përkthyes por vetëm një avokat të caktuar" Tregon mbi eksperiencat e tij një 15 vjecar i huaj i inkriminuar në Hungari. Një fëmijë i dyshuar ose i akuzuar për kryerjen e…
0
Rreth webinar-it: Ky webinar është për çdo organizatë të interesuar në përpjekjet e avokimit në lidhje me fëmijët në migracion. Do të prezantojë burime për të mësuar rreth të drejtave të fëmijëve dhe politikave të BE-së në dispozicion edhe përmes…
yes
0
1
  Jemi të lumtur t'ju informojmë për webinarin me 2-pjesë që është organizuar nga projekti PROMISE-2 dhe Child Protection Hub! Sipas Standardeve të Cilësisë të Barnahusit, një Barnahus ose një shërbim i ngjashëm duhet të ofrojë shërbime dhe trajtim…
yes
0
2
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në…
0
1
Pak njerëz e lidhin Bashkimin Evropian me mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. Shumica e njerëzve e mendojnë këtë në drejtim të një tregu të vetëm dhe lirisë së lëvizjes. Por me një integrim më të madh ekonomik vijnë ndryshime masive sociale. Për…
yes
0
Puna me hulumtuesit nga Universiteti i Bedforshair, Fshat SOS kanë përgatitur një raport të plotë mbi mbizotërimin e dhunës ndaj fëmijëve tek institucionet e kujdesit alternative, në 21 shtete nëpër botë. Raporti jep rekomandime praktike për…