You need to login in to ChildHub before you can join this webinar. If you don't yet have an account, please register.

Register and join Login and join

Start and finish time of webinar
3-4pm CET

 

Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 7 shkurt do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga dy folësit e shkëlqyer rreth praktikave të mira me të cilat janë përfshirë, të lidhura me dy strategji të reja INSPIRE:

Strategjia 2: Normat dhe vlerat

Normat udhëzojnë qëndrimet dhe sjelljet rreth rritjes së fëmijëve, rolet gjinore dhe pranueshmërinë e dhunës brenda një grupi ose shoqërie. Përpjekjet për të nxitur normat dhe vlerat pozitive, dhe për të zvogëluar ndikimin e dëmeve, janë një pjesë thelbësore e të gjitha strategjive INSPIRE për të mbrojtur mirëqenien e fëmijëve.

Praktikë premtuese nga Care International Balkans

Iniciativa e CARE International për burrat dhe djemtë në Ballkan është pjesë e programit të Barazisë Gjinore dhe Fuqizimit të Grave në rajon. Që nga viti 2006, CARE International Balkans ka punuar dhe është angazhuar me djemtë dhe të rinjtë rreth transformimit gjinor dhe promovimin e maskulinitetit të shëndetshëm. Si një rritje e këtij programi, CARE pa një nevojë për të punuar me baballarët e rinj dhe ata që sapo u bënë prindër. Që nga viti 2012, ajo ka bërë kërkime për të kuptuar më mirë rolin e baballarëve në kontekstin rajonal të Ballkanit që ndihmoi në krijimin e bazës për programin që ka zhvilluar.

Lidhur me folesin:

Besnik Leka është Koordinator i Projektit për programin YMI të MenCare në Kosovë dhe Shqipëri dhe gjithashtu është anëtar i MenEngage Alliance Europe, një rrjet i organizatave evropiane të përfshira në angazhimin e burrave dhe djemve, e cila është gjithashtu pjesë e Aleancës globale të Men-Engage. Pas përfundimit të certifikimit të tij në studimet gjinore në Kolegjin Dartmouth, zoti Leka ka punuar në zhvillimin social për 11 vitet e fundit dhe ka një pasion të veçantë për barazinë gjinore. Ai ka drejtuar shumë seminare me studentët për të sfiduar rolet tradicionale gjinore si koordinator i projektit për CARE ndërkombëtare. Z. Leka beson se edukimi i tij do ta ndihmojë atë të zhvillojë më tej kapacitetet e tij profesionale.

Strategjia 5: Te ardhurat dhe fuqizimi ekonomik

Family economic stability and empowerment reduce the risk factors for violence and increase protective ones. Access to resources allows parents to invest in children’s health and education, increases families’ economic resilience and reduces financial stress. Economic independence helps protect women and adolescent girls from sexual exploitation and other risks. When paired with genderequity training, income-strengthening efforts may reduce risk factors for child maltreatment, witnessing IPV, exploitation, child labour and early marriage.

Praktike premtuese - Nisma mikrofinanciare: ProSEED

Programi "Promovimi i Punësimit të Qëndrueshëm Ekonomik dhe Rajonal për Punësimin, Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Shqipëri" (ProSEED) synon të rrisë aftësitë sipërmarrëse mes pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese që dëshirojnë të zgjerojnë biznesin e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrencën e tyre potenciale në nivel kombëtar dhe global. Grupi i synuar për këtë ndërhyrje është si burrat dhe gratë që janë në fazat e hershme të aktivitetit të tyre sipërmarrës (në procesin e krijimit të bizneseve të tyre ose kanë bërë këtë gjatë 3 viteve të fundit) ose që planifikojnë të inovojnë dhe investojnë në rritjen biznesit te tyre. Konkursi i Planit të Biznesit IDEA - i zbatuar në bashkëpunim të ngushtë me AIDA dhe sektorin privat - synon të ndërtojë edhe një Rrjet të Mentorëve dhe "Angels Business". Ai gjithashtu ndihmon për të reduktuar konfliktet e brendshme, zemërimin dhe dhunën e mundshme, duke ndihmuar në prezantimin e aftësive themelore financiare dhe duke ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit financiar për familjen.

Lidhur me folesin:

Jetona Myteveli, Diplomuar ne Mjeksi, Ekonomi dhe Psikologji është agjente ndryshimi, lehtësuese dhe psikoterapiste me një praktikë private në Tiranë. Ajo ka ekspertizë të gjerë me më shumë se 15 vjet përvojë pune për organizatat ndërkombëtare me fokus në zhvillimin ekonomik dhe fillimin e promovimit. Ajo është anëtare e Bordit të Shoqatës Shqiptare të Psikoterapisë Pozitive dhe anëtare e Shoqatës Botërore të Psikoterapisë Pozitive. Ajo është një Psikoterapiste pozitive e certifikuar nga Akademia Wiesbaden, Gjermani, dhe ka diplome si mjeke si dhe diplomë MA në ekonomi. Ajo ofron shërbime për individët dhe ekipet në çështjet transkulturore, menaxhimin e stresit, ndërmjetësimin e konflikteve, trajnimin për zhvillimin e biznesit dhe coaching. Ajo zbaton një qasje transkulturore dhe të orientuar drejt zhvillimit të kapaciteteve dhe kombinon dhe integron ekspertizën psikologjike në ndryshimet personale me njohuritë organizative, përvojën ndërkombëtare dhe një qëndrim humanistik-etik.

 

Lidhur me serite INSPIRE:

Në Janar dhe Shkurt, ChildHub-i promovon paketën INSPIRE: Paketa INSPIRE paraqet një qasje të bazuar në dëshmi për të ringjallur, përqëndruar dhe zgjeruar përpjekjet aktuale multisektoriale për të parandaluar dhe për t'iu përgjigjur dhunës ndaj fëmijëve. Është zhvilluar në bashkëpunim me OBSH-në, CDC-në, Partneritetin Global për Dhunën Kundër Fëmijëve, PEPFAR, PAHO, UNICEF, UNODC, USAID, "Së Bashku për Vajzat" dhe Bankën Botërore. Paketa bazohet në konvergjencën midis këtyre agjencive dhe partneriteteve në strategjitë që ata kanë rekomanduar dhe paraqet pervojat më të mira në dispozicion.

Shtatë strategjitë janë:

1) Zbatimi dhe perforcimi i ligjeve

2) Normat dhe vlerat

3) Mjediset e sigurta

4) Mbështetja e prindërve dhe kujdestarëve

5) Të ardhurat dhe forcimi ekonomik

6) Reagimi dhe shërbimet mbështetëse, dhe

7) Edukimi dhe aftësitë jetësore.

 

Këto shtatë strategji të bazuara në dëshmi plotësohen nga dy ndërlidhës: koordinimi shumë-sektorial dhe monitorimi dhe vlerësimi. Dokumenti bazë i INSPIRE tani është plotësuar me një doracak të detajuar të Implementimit të INSPIRE, i cili përcakton mënyrën e zgjedhjes dhe zbatimit të ndërhyrjeve nga secila prej shtatë strategjive, si dhe një përmbledhje të Indikatorëve me anë të të cilave matet ndikimi i tyre.

 

Mund te lexoni ketu te gjitha  Materialet INSPIRE dhe te gjeni incizime te webinareve te meparshem te serise!

 

Si të merrni pjesë në webinar:

Përdorni butonin më poshtë për tu rregjistruar ne webinar. Disa orë para webinarit ju do të merrni një email me lidhjen në dhomën e webinareve dhe udhëzimet se si të bashkoheni. Hyrja ne webinarët tanë është shumë e lehtë, nuk kërkon ndonjë aftësi të veçantë prej jush dhe merr vetëm një minutë ose dy. Ju mund të futeni ne webinar nga kompjuteri, tableta ose telefoni juaj celular.

 

Kontrolloni ketu kohen e nisjes se webinarit sipas zones tuaj kohore.

https://childhub.org/sites/default/files/webinars/besnik_leka_childhub_inspire_webinar_0.pdf
https://childhub.org/sites/default/files/webinars/jetona_myteveli_childhub_inspire_webinar_2.pdf
Up
8

Childhub

You might like..

yes
0
6
  Jemi të lumtur t'ju ftojmë për një sesion tjetër në serinë e webinareve INSPIRE! Të enjten, më 21 mars do të kemi kënaqësi të dëgjojmë nga një lektore e shkëlqyer rreth praktikës premtuese që është zbatuar në mbarë botën, e lidhur me strategjinë e…
0
4
Rreth kursit Në të gjithë botën, fëmijët janë të rrezikuar nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhenca. Konfliktet dhe fatëkeqësitë natyrore kanë detyruar miliona fëmijë t'i lënë shtëpitë e tyre dhe të konfrontohen me rreziqet e migrimit dhe…
0
Childhub është pjesë e Partneritetit Global për të ndalur dhunën ndaj fëmijëve, duke punuar së bashku me 328 anëtar nga 23 vende me qëllim që të bashkojmë akterët relevant nga e tërë bota dhe fëmijët për të kontribuuar në ndaljen e dhunës ndaj…
0
Në seksionin e editorialit, Anna Carolina Machado dhe Charlotte Bilo spjegojnë që “ky numër i Politkave në Fokus prezenton një koleksion prej 15 artikujve nga studiues prijës të fushës, hulumtues dhe politik-bërës, që hedhin dritë mbi sfidat…
yes
0
1
  Fillimi: Sa me shpejte e mundur Kontrata: Konsulence rreth 50% part-time, nje vit, e rishikueshme VEndi: Tirana Kushte: Status kontraktuesi, ne gjendje per te prodhuar fature me TVSH Rekrutimi vazhdon derisa të plotësohet konsulenca. Qëllimi i…
0
Doracaku i ri, i cili ka targetuar politikë-bërësit, praktikuesit dhe avokuesit, ofron informacion të detajizuar mbi atë se si të përzgjedhen intervenimet që më së miri përshtaten me kontekstin lokal dhe kombëtar, dhe si të zbatohen ato intervenime…
yes
0
7
Lidhur me webinarin: Jemi të lumtur t'ju ftojmë në një webinar të përbashkët të Childhub dhe ISPCAN mbi burnoutin në profesionin e mirëqenies së fëmijëve! Në punën e tyre të përditshme, profesionistët e mirëqenies së fëmijëve janë të ekspozuar ndaj…
yes
0
1
Vitet e fundit, bazuar në reflektime dhe mësime të nxjerra gjatë punës në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, është evidentuar nevoja për të mbështetur dhe fuqizuar familjen si një mjekt efektiv për të evituar dhunën dhe promovuar mirëqënien e fëmijëve…
0
  Këshilli i Evropës ka përpiluar një udhezues që përmban orjentime gjithëpërfshirëse për profesionistët që punojnë direkt me të miturit migrues për mënyrën e komunikimit të informacionit mbi të drejtat e fëmijëve në një mënyrë të përshtatshme për…
0
Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës, është një nga institucionet partnere të projektit Erasmus + KA2 “Tani Çfarë?: Përgatitja dhe Fuqizimi i të Rinjve që Largohen nga Kujdesi”. Partnerë të tjerë të projektit janë:…
yes
0
Profesionistët, të cilët po punojnë drejtpërdrejt me njerëz (psikologë, punonjës social dhe profesionistë të tjerë që punojnë në fushën e shëndetit mendor) detyrohen, për shkak të krizës COVID-19, të komunikojnë me klientët e tyre përmes telefonit…
yes
0
Kordinator i projektit ne i-RESTORE Zyra Regjionale e Terre des hommes ne Budapest    Dita e fillimit:            2 Shtator 2019 Kontrata:                Një vit, e rinovueshme. Pozicioni lokal. Paga:                      bruto mujore 460.000 - 520.…
yes
0
1
  (Thirrje me terma të rishikuar dhe afat të ri) Në kuadër të Projektit "Përmirësimi i aksesit dhe (ri) integrimi në arsim, punësim dhe shërbime sociale të fëmijëve, të rinjve dhe familjeve migrantë të kthyer në Shqipëri" (projekti IRMA) i financuar…
0
1
Tani që shkollat ​​janë mbyllur për shkak të kërcënimit të koronavirusit, klasat për shumicën e fëmijëve, mbahen në internet. Ky është një nga përfitimet më të mëdha që ofron Interneti: informacion dhe njohuri për të gjithë, kudo që të jenë.…
0
Jeta jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht gjatë dy muajve të fundit dhe këto ndryshime po prekin të gjithë në mbarë botën. Për shkak të koronavirusit njerëzit humbasin punën e tyre, familjet janë nën stres gjatë gjithë kohës. Save the Children po bën…