Komuniteti Romë në Evropë varion nga 10 – 12 milion persona, megjithëse është e vështirë të nxjerrësh shifra të sakta meqë shumë prej Romëve nuk e deklarojnë etnicitetin e tyre nga frika e diskriminimit. Kjo i bën edhe pakicën më të madhe në kontinentin evropian, por edhe më të diskriminuarin si dhe një nga grupet më të margjinalizuara në shoqërinë evropiane.

1- Qindra vite diskriminim pengojnë zhvillimin

Romët janë përballur me shkeljen e të drejtave dhe lirive të tyre mijra vitet e fundit, pasojat e këtyre krimeve i përndjekin edhe sot komunitetin romë. Duhet një jetë për të renditur të gjitha gjërat që kanë kaluar Romët në Evropë po shkurtimisht do të bëjmë një panoramë të atyre që kanë kaluar.

Në shekullin e 15, popullsia Rome në Hungari dhe Rumani u skllavërua nga fisnikët për të punuar pronat e tyre.  Nga mesi i 1800 kur filloi edhe emancipimi i Romëve, numëroheshin rreth 200,000 skllevër Romë në Rumani.

Në1548, krerët e Augsburgut vendosën se vrasja e një personi Romë nga një person jo – romë nuk do të konsiderohej krim dhe autori nuk do të vuante asnjë lloj dënimi. 1 Në Francë, në 1666, Luigji XIV nxori një dekret se meshkujt Romë duhet të punojnë gjithë jetën në galera, pa asnjë rekurs ligjor. Në Spanjë, në 1749, nisi një operacion për të ndaluar të gjithë popullsinë Rome; më vonë kjo u njoh si ‘spastrimi i madh i ciganëve.” 2Romët u përzunë nga shumë shtete dhe qytete, përfshirë Spanjën, Anglinë, Venezian, Varshavën dhe Romën, ndër të tjerat. U ndaluan të blenin tokë, nuk lejoheshin të qëndronin të kishin një profesion të qëndrueshëm. Kjo në shumë forma bëri që romët të ndiqnin një stil jete nomad.

Ndër të fundit ka qenë vrasja e rreth 250,000 dhe 500,000 Romëve të vrarë nga nazistët gjerman dhe aleatët e saj, gjatë Luftës II Botërore. Në atë kohë kjo shifër ishtë rreth cereku i popullsisë Rome.3 Madje Slllovakia i pagoi nazistët që të dërgonte Romët në Aushvic.4

 

Përgjatë shekullit të 10 në shumë shtete, si Suedia janë kryer programe sterilizimi mbi popullsinë Rome.

 

1 O'Connor, William. " Historia e Romëve si Grupi më i diskriminuar në Evropë (the Story Of The Roma, Europe’s Most Discriminated Group.") The Daily Beast. Janar 13, 15. http://www.thedailybeast.com/articles/2015/01/13/the-story-of-the-roma-e....

 

2 Muižnieks, Nils. "Time to Cure Amnesia about the History of Roma in Europe." Këshilli i Evropës. korrik 30, 2015. Aksesuar 6 prill 6, 2016. http://www.coe.int/en/ëeb/commissioner/-/time-to-cure-amnesia-about-the-history-of-roma -in-europe.

europe?inheritRedirect=true&redirect=%2Fen%2Fëeb%2Fcommissioner

 

"GENOCIDI MBI ROMET EVROPIANE (MAGJYPET), 1939–1945." United States Holocaust Memorial Museum. Accessed April 6, 2016. https://www.ushmm.org/ëlc/en/article.php?ModuleId=10005219.

 

Lee, Laurence. "Racism against Roma: Mainstream Phenomenon?" AlJazeera anglisht. Shkurt 24, 2014. Accessed April 6, 2016. http://www.aljazeera.com/blogs/europe/2014/01/98306.html.

 

Ky diskriminim dhe dhunë kaq e gjatë e sponsorizuar nga shteti ka ndikuar negativisht tek komuniteti Romë në shumë mënyra. Ata janë kthyer në shënjestra legjitime të shtypjes dhe diskriminimit nga shumica e popullsisë. Romët në shkëmbim të kësaj shtypjeje kanë zhvilluar mospëlqim për autoritetet shtetërore duke bërë shumë prindër të besojnë se shkolla nuk është një ambient i shëndetshëm për fëmijët e tyre. Disa besojnë se fëmijët mund të ndeshen me diskriminim ose që shkolla do të përpiqet t’ju fshijë kulturën Rome. Veç kësaj, dëbimi i vazhdueshëm i Romëve nga shumë shtete evropiane dhe pamundësia historike për të blerë toke dhe për t’u sistemuar diku, ka bërë që Romët të jetojnë me stilin nomad që i ka penguar Romët të integrohen në shoqëri. Kjo ka shkaktuar edhe izolim nga strukturat sociale si shkollat publike dhe shoqëria në tërësi. E gjithë kjo ka kufizuar edukimin që mund të merrnin fëmijët Romë dhe ndikon tek perspektiva e tyre për të ardhmen.

2- Mos prisni drejtësi si viktimë

 

Qendra Evropiane e të Drejtave Rome ka botuar një raport që shqyrton reagimin e policisë dhe të shtetit në disa raste sulmesh kundër komunitetit Romë. Ata konstatuan se sulmet kundër Romëve me shumë gjasa mbeten të pazgjidhura ndryshe nga ç’është rasti nëse sulmi bëhet mbi një person jo – romë. Gjithashtu, zbuluan se në shumë raste identiteti i autorëve nuk zbulohet dhe motivimi racor që fshihet pas sulmit nuk konfirmohet. Në shumë raste, autorët dënohen me masa të lehta.

 

Edhe fëmijët kanë vuajtur nga këto sulme të shënjestruara kundër Romëve, të cilat kanë bërë që të përkeqësohet edhe më shumë cilësia e jetës së tyre dhe ka ndikuar negativisht për të ardhmen.

 

Në 2009, në Hungari, sulmuesit hodhën bomba molotov tek një familje rome dhe e vranë babain dhe djalin 5 vjeç teksa përpiqeshin të iknin nga shtëpia që digjej. Edhe dy fëmijë të tjerë u plagosën.

 

Një incident tjetër në 2009 në Sllovaku ku gjashtë oficerë policia ndaluan gjashtë djem Romë nga mosha 11 deri në 17 vjeç. Djemtë u detyruan të zhvisheshin, të putheshin dhe të gjuanin njeri tjetrin ndërsa oficerët i abuzonin verbalisht dhe slogane kundër Romëve, i kërcënonin me qentë e policisë dhe armët e mbushura. Incidenti u filmua nga disa prej oficerëve dhe u postua në internet. Deri në momentin që u hap gjyqi, tre prej oficerëve ishin ende në punë në departament.

 

Një çështje tjetër që u bë kryetitull ishte sulmi me molotov që thuajse dogji për vdekje një vajzë rome dy vjece në Çeki. Autorët u dënuan me njëzet vite burg. Ish presidenti çek komentoi se “Kohëzgjatja e dënimit është ....jashtëzakonisht e lartë.”5

 

Të gjitha këto sulme kundër romëve në rajon, si dhe mungesa e vëmendjes nga autoritetet shtetërore për të ndaluar këto praktika ka bërë që disa prindër

5 Albert, ěkGëendolyn,šavRyý."CzechPresidentandZdenKlaus: Arsonists' Sentences "unexpectedly High""

 

Romea.cz. tetor 21, 2010. Akesuar ne 6 prill, 2016. http://www.romea.cz/en/neës/czech/czech-president-klaus-arsonists-sentences-unexpectedly -high.

 

të kenë frikë t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. Për më tepër, fëmijët janë të traumatizuar nga këto sulme dhe ndjehen të pasigurt në komunitetet e tyre dhe në shkollë, humbasin energji duke u frikësuar dhe duke u stresuar në vend që të fokusohen tek studimet e tyre.

 

3 – Nuk do të merrni edukimin që ju nevojitet

 

Një nga pengesat më të mëdha për komunitetin Romë që të përmirësojnë pozicionin e tyre social dhe ekonomik është pikërisht mungesa e arsimit për fëmijët e tyre. Fëmijët Romë kanë nivel shumë të ulët pjesëmarrjeje në shkolla si dhe nivele të larta braktisje. Shkaqet janë të shumta dhe variojnë, por nga arsyet më  të dukshme është diskriminimi dhe izolimi i lartë i fëmijëve Romë nga shumë shkolla. Sipas një raporti,  40% e studentëve Romë në Sllovaki shkojnë në shkolla të ndara ndërsa 80% e nxënësve shkojnë në klasa të veçanta që nënkupton klasa për nxënës me probleme të lehta të shëndetit mendor. Duke pasur parasysh që Romët përbëjnë gati 8% të popullsisë së Sllovakisë, është e qartë se nxënësit romë dërgohen në këto shkolla për t’i mbajtur larg nga shkollave të përgjithshme.6

 

Një nga mënyrat si vendosen fëmijët tek këto klasa të veçanta, që i ndalon nxënësve të ndjekin universitetin është nëpërmjet një testimi të njëanshëm. Sipas Judit Szira, një ish mësuese në Hungari dhe Drejtoreshë Ekzekutive e Fondit për Edukimin e Romëve, pyetjet që bëhen në testim nuk jan të drejta për nxënësit Romë. Ajo kujtonte një rast kur nxënësin e pyetën “Ku e blen bukën mamaja? Dhe nxënësi u përgjigj “tek qoshja”, përgjigja u vlerësua si e pasaktë pasi përgjitha e saktë do kishte qenë ‘tek furra’. Szira shpjegoi se në shumicën e komuniteteve Rome nuk ka furra.7Ky është një shembull i metodave të ulëta dhe diskriminuese që përdoren për të futur nxënësit Romë në klasa të veçanta. Sigurisht që nuk është për t’u habitur rasti i disa fëmijëve Romë që kishin qenë në klasa të veçanta në Çeki dhe kur i futën në klasa të përgjishme në Mbretërinë e Bashkuar, e përballuan shumë mirë nga ana akademike edhe pse ju desh të mësonin një gjuhë të re. 8

 

Amnesty International ka dokumentuar disa raste të izolimit specifik në Sllovaki. Ata kanë zbuluar se pavarësisht se ligjet e ndalojnë izolimin, shumë klasa janë të ndara për romët ku nxënësit janë në godina ta ndara, duhet të ecin edhe në koridore të ndarë dhe të qëndrojnë në ambiente të ndara dhe kjo bëhet për të ndarë romët nga jo-romët.9“The Guardian” raportoi se në shumë klasa në Sllovaki janë të ndara saktësisht për të “bardhët” ose “të zinjtë” ku me të zinj i referohen nxënësve Romë. Drejtoresha e tha haptazi “nëse hap një klasë me romët, do të humbas të gjithë fëmijët e bardhë. Ata nuk janë të pastër dhe as unë nuk kam vend

Fontanella-Khan, Amana. "Roma Children Face Segregation In EU Schools." The Daily Beast. Accessed August 03, 2014. http://www.thedailybeast.com/articles/2014/03/08/european-schools-quietl....
Ibid
Kushen, Robert. "Unfinished Business: Roma Inclusion in Europe." AlJazeera English. April 8, 2014. Accessed April 6, 2016. http://www.aljazeera.com/indepth/opinion/2014/04/unfinished-business-rom....

 

"A Class Apart – Slovakia's Segregation of Romani Students." Amnesty International USA. Accessed August 30, 2012. http://www.amnestyusa.org/news/news-item/a-class-apart-slovakia-s-segreg....

 

për ata...nuk besoj se do të doje që fëmija jot të shkonte në klasë më Romë nëse do jetoje këtu se do t’i vidhnin gjithçka fëmijës."10

 

nëpërmjet izolimit, nxënësit Romë në shumë shtete Evropiane, nuk marrin edukimin që duhet për t’i ndihmuar për të shkuar në universitet dhe për të pasur një karrierë. Pavarësisht legjislacionin që ndalon izolimin, edhe megjithë gjykatat kombëtare dhe të BE-së që e deklarojnë të paligjshme këtë praktikë, vazhdon të mbetet e tillë. Një mënyrë tjetër për izolimin e nxënësve Romë është duke i vendosur në klasa të veçanta. Nxënësit që dërgohen tek këto klasa janë me fat të mësojnë shkrim e këndim se për universitete nuk bëhet fjalë. Duke pasur kaq pengesa, shumë fëmijë romë nuk janë të përgatitur të gjejnë një punë dhe kështu varfëria vazhdon edhe tek brezi tjetër.

 

4- Ju zhvendosin në mënyrë konstante nga një vend tek tjetri

Shumë Romë në Evropë jetojnë në banesa ‘të parregullta’. Janë godina që janë ngritur pa leje nga autoritetet dhe nuk kanë as pronësi të tokës. Shumë prej këtyre Romëve përfundojnë të dëbuar nga shtëpitë. Shumë shpesh dëbime të tilla kryhen edhe për personat që i kanë të ligjshme banesat e tyre.

Amnesty International i ka përshkruar dëbimet si pa njoftim paraprak dhe pa u konsultuar me personat që po dëbohen. Madje personave që dëbohen nuk ju jepet asnjë formë alternative strehimi apo kompensim. Ata që janë viktima ta dëbimëve shpesh gjenden pa çati mbi kokë ose mund të humbasin punën ose të ndërpresin studimet.11

 

Disa shembuj të dëbimeve janë parë në gjithë Evropën. Në Greqi në 2007, më shumë se një qind familje Rome që jetonin afër qendrës së Athinës u nxorën nga shtëpitë ku kishin jetuar për më shumë se dhjetë vite. Meqë familjet nuk kishin vend tjetër, shkuan tek disa fabrika të braktisura ku sërish u dëbuan nga policia pak ditë më vonë. Më pas familjet shkuan tek një ngastër toke në pronësi të një kompanie private dhe i larguan pas pak muajsh. Shkuan tek një tokë pa zot dhe prapë i dëbuan. Pra gjatë katër dëbimeve që ju bënë autoritetet greke as nuk ju ofrua strehim alternativ dhe as nuk u konsultuan familjet apo nuk u njoftuan më parë.12

 

Në dimrin e 2010 një shembull tjetër është në Rumani, ku u bë një dëbim tjetër mizor. Autoritetet vendore shkuan tek rruga Coastei dhe informuan banorët, shumica e të cilëve kishin marrë ligjërisht me qira ambiente nga bashkia, se kishin vetëm një ditë për të aplikuar për strehim social për të pastrehë. Dy ditë pasi shkuan autoritetet shtëpitë ishin

Traynor, Ian. "Apartheid in the Heart of Europe: How Roma Children Lose out on Education." The Guardian. nentor 16, 2007. Accessed April 04, 2016. http://ëëë.theguardian.com/ëorld/2007/nov/16/schoolsëorldëide.eu.

 

Stop The Forced Evictions of Roma. Report. April 8, 2010. Accessed April 5, 2016.https://www.amnesty.org/en/documents/EUR01/005/2010/en/.

 

Stop The Forced Evictions of Roma. Report. April 8, 2010. Accessed April 5, 2016.https://www.amnesty.org/en/documents/EUR01/005/2010/en/.

 

shkatërruar pa asnjë autorizim ligjor në një temperaturë që shkontë deri minus dhjetë gradë. Akomodimi alternativ që ju ofrua familjeve ishte në cepin e gropës së mbeturinave të bashkisë. Një vlerësim mjedisor e kishte deklaruar të papërshtatshëm për të jetuar këtë vend. Shumica e familjeve nuk kishin me çfarë të gatuanin dhe as nuk kishin ujë të pijshëm. Një e pesta e fëmijëve që u dëbuan refuzuan të vazhdonin studimet tek e njëjta shkollë si më parë ndërsa të tjerët e braktisën për shkak të armiqësisë në rritje nga nxënësit e tjerë pas dëbimit i thërrisnin ‘magjypët e plehrave’.13

 

Sipas Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, dëbimet me forcë mund të kenë pasoja të rënda tek fëmija. Fëmijët që përballen me dëbime zhvillojnë çrregullime post – traumatike, përfshirë makthet, apati dhe ankth. Këto fëmijë përballen me ndërprerje të edukimit dhe janë në rrezik trafikimi ose formash të tjera abuzimi.14

 

Është e qartë se dëbimet me forcë të familjeve Rome në Evropë thjesht ndikojnë edhe më shumë te margjinalizimi i tyre dhe tek zhvendosja. Jo vetëm që heqin mundësitë për punësim dhe kujdes shëndetësor këto dëbime, por edhe ndikojnë tek mundësia e fëmijëve për arsimim. Kjo ndikon negativisht për gjithë jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Këto masa të shteteve evropiane jo vetëm që dëmtojnë këtë brez të fëmijëve Romë të cilëve ju shkelen të drejtat, por dëmton edhe të ardhmen e fëmijëve që nuk kanë lindur ende.

Ekzistojnë shumë probleme që pengojnë përfshirjen e Romëve në shoqërinë evropian. Ato që janë përmendur këtu janë vetëm një listë e shkurtër e atyre që kemi menduar se ndikojnë më shumë tek zhvillimi i fëmijëve. Për më shumë informacion mbi Romët në Evropë shikoni: www.Childhub.org

 

Shkruajtur nga Kareem Korajem, Platforma për Mbrojtjen e Fëmijëve në Evropë, 2016.

 

"Taken from the City." European Roma Rights Centre. 2012. Accessed April 05, 2016. http://ëëë.errc.org/reports-and-advocacy-submissions/taken-from-the-cit….

 

Forced Evictions. Fact Sheet No. 25/Rev.1. 2014. Accessed April 5, 2016.http://ëëë.ohchr.org/Documents/Publications/FS25.Rev.1.pdf.

 

https://www.youtube.com/watch?v=wZwYqFBZev4
Type of multimedia
Gjuhё(t) e materialeve
Argumentë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
51
Sipërmarrësja sociale Julie Cordua punon në teknologji për t'i dhënë fund shpërndarjes virale të abuzimit seksual të fëmijëve në imazhe dhe video në internet. Kjo mund të ndihmojë në shpëtimin e fëmijëve më shpejt dhe mund të ndihmojë në…
0
78
18 nëntor shënoi ditën e parë të Këshillit të Evropës për të mbrojtur fëmijët nga Shfrytëzimi Seksual dhe Abuzimi. Në këtë ditë, së bashku me shumë aktivitete të tjera ndërgjegjësim, KE përgatiti dhe lancoi një video të re të animuar të quajtur "…
0
60
  Ky film i animuar edukativ është prodhuar nga programi i Save the Children në Gjeorgji dhe është përshtatur në shqip në kuadër të zbatimit në Shqipëri të projektit "Garantimi i Mbrojtjes dhe Përgatitjes gjatë Emergjencave"
0
57
  Persona të rastësishëm janë ftuar për të qenë pjesë e një spoti dhe janë vendosur përballë kamerave, në një tavoline me dy karrige pa patur informacion mbi çfarë do të ndodhë. “Takimi” që është dhe titulli i spotit me regji të Elton…
0
526
  Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i cili përfaqëson njëzet e shtatë organizata jo qeveritare, në kuadër të misionit për avokim në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, ka prodhuar një spot vetëdijësues mbi…
0
76
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" së bashku me studentët e programit master “Psikologji Shkollore dhe Këshillim” ka lansuar web-faqen https://shendetimendor.uni-pr.edu Kjo web-faqe ka për qëllim…
0
58
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" së bashku me studentët e programit master “Psikologji Shkollore dhe Këshillim” ka lansuar web-faqen https://shendetimendor.uni-pr.edu/ Kjo web-faqe ka për qëllim…
0
542
  Krijimi i hapësirave miqësore për fëmijë, nga përvoja e gjerë në shkallë ndërkombëtare, jo vetëm që siguron mbrojtje, por ndihmon fëmijët e traumatizuar të rizbulojnë një sens të çmuar të normalitetit, që është thelbësor për të filluar dhe…
0
87
13 minuta bisedë nga Sebastian Bortnik, ekspert IT nga Argjentina i cili është përfshirë në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi në internet. Përmes këtij diskutimi ai sjell dëshmi dhe ilustrime të abuzimit seksual të fëmijëve në internet nga të rritur…
0
84
  Kjo është një video e krijuar nga World Vision Albania në kuadër të fushatës "Duhet nje bote per te ndaluar dhunen ndaj femijeve". Një udhetim dy minutësh përmes përvojave të një fëmije dhe një nëne / gjyshe të detyruar të jetojnë nën dhunën…
0
83
Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina" së bashku me studentët e programit master “Psikologji Shkollore dhe Këshillim” ka lansuar web-faqen https://shendetimendor.uni-pr.edu Kjo web-faqe ka për qëllim…
yes
0
58
Kjo është historia frymëzuese e Kendiza Lala, një studente dhe aktiviste 19-vjeçare nga Gjakova me një pasion për të drejtat e njeriut dhe integrimin e komunitetit në vendimmarrje. Kendiza në këtë bisedë të stilit TEDX ndan përvojën e saj të të…
0
247
Fëmijët në ditët e sotme janë shumë të eksponuar ndaj teknologjisë informative dhe ky material audio vizuel e thekson nevojën se si duhet menaxhuar koha e fëmijëve lidhur me përdorimin e pajisjeve të teknologjisë informative. Vecanërisht theksohet…