Fillimi i shtatorit shenjon një moment shumë të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh, sidomos për faktin që fëmijët rikthehen në shkollë pas muajsh në karantinë. Ky ndryshim, gjithsesi shihet si i parakohshëm nga disa prindër. Në Mbretërinë e Bashkuar – dhe jo vetëm – shumë prindër do të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia pavarësisht se fëmijët e tyre do të shkojnë në shkollë, me më shumë se 20 fëmijë të tjerë në klasë.

“Ndihem shumë e nervozuar dhe e zhgënjyer nga plani i rikthimit në shkollë që po ndërmerr Alberta Education. Nuk është i qartë dhe nuk është aspak inovativ. Ne po punojmë nga shtëpia, restorantet duhet të zbatojnë rregullat e distancimit social dhe ndërkohë 30 të vegjël nga ne, të rrinë në një klasë, ngjitur me njëri-tjetrin. Nuk ka fare kuptim” – ka deklaruar Tabitha Beaton, mama e dy fëmijëve për Calgary Head.

Në fakt, në epokën e re në të cilën po gjendemi, atë të maskave dhe distancimit social është shumë e nevojshme mbështetja psikologjike dhe emocionale për prindërit, por sidomos për fëmijët. Disa nga sugjerimet që vijnë nga Johanna Kalkreuth, psikologe pranë Calgary Head janë këto:

  • Krijoni një mjedis fizik dhe psikologjik të sigurt ku fëmija juaj të shprehë të gjitha emocionet në lidhje me situatën në të cilën ndodhemi. Kjo mund të bëhet duke e njohur situatën si të vështirë dhe duke validuar ndjenjat e tyre.
  • Përpiquni të menaxhoni stresin tuaj dhe të mos i “shkarkoni” emocionet tuaja tek të tjerët, sidomos fëmijët. Në këtë mënyrë fëmijët do të kenë mundësinë të shohin dhe të besojnë që mund t’ja dalin, sepse ju po ja dilni.
  • Krijoni një hapësirë të relaksuar në shtëpi, me sa më pak kontakt me teknologjinë që të mundeni pasi teknologjia mund t’i mbistimulojë fëmijët dhe t’i bëjë nervozë.
  • Për adoleshentët, përpiquni që përpara se të jepni udhëzime, të krijoni një lidhje me ta, duke i validuar dhe mbështetur, pasi reagimi i parë që ata mund të kenë ndaj kërkesave (psh.: distancimit apo mbajtjes së maskës) është të kundërshtojnë.
  • Fëmijët më të rritur do të kenë nevojë për grupet e tyre, qoftë edhe online. Ajo që mund të bëni në këtë rast është të përpiqeni që të përshtateni me jetën e re dhe tua lehtësoni atyre procesin e ndryshimit të stilit të jetës.

Për të lexuar lajmin e plotë ju ftojmë të vizitoni link-un e mëposhtëm.

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
76
Nisur nga eksperiencat nga Somalia në Sudanin e Jugut e në Sierra Leone, Mubarak Maman, Drejtori i Mbrojtjes së Fëmijëve në Save the Children dhe Cat Carter, Këshilltar i vjetër i Mbrojtjes së Fëmijëve gjatë Emergjencave, do të flasin së bashku…
yes
0
322
Ky udhëzues i praktikave më të mira u drejtohet federatave/shoqatave sportive dhe klubeve sportive, si dhe institucioneve, organizatave dhe ndërmarrjeve që organizojnë kampe ditore dhe verore për fëmijë dhe/ose ofrojnë aktivitete të tjera rekreative…
0
393
Kur ti, një anëtar familjeje ose një njeri tjetër që ju e doni me gjithe zemër, diagnostikohet me kancer, kjo për ju mund të jetë një nga çastet më të hidhura të jetës. Në këtë moment në kokën tuaj lindin shumë pyetje dhe paqartësi rreth sëmundjes,…
0
50
T'u mësosh fëmijëve të bëhen sipërmarrës dhe të krijojnë burimet e tyre të të ardhurave. Mësoni zgjidhjen e problemeve Mësojuni fëmijëve si të gjejnë një problem dhe pastaj ta zgjidhin atë. Kjo është mënyra më efektive e formimit të një biznesi…
0
848
30 Korriku njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Këtë vit festohet puna e individëve në linjën e parë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këta janë punonjës të cilët kanë në përgjegjësi…
0
32
  Këtu mund të gjeni tre materiale interesante për fëmijë të çdo moshe, të cilat do t'i ndihmojnë ata të kuptojnë dhe kapërcejnë situatën e krijuar nga COVID 19 dhe gjithashtu t'i ndihmojnë ata të identifikojnë emocionet e tyre në çdo rrethanë…
0
40
Shumë fëmijë që kthehen në shkollë përballen me ngacmimin dhe mund të vuajnë nga ankthi, depresioni, ndjenja e turpit dhe probleme të tjera të rënda. Ngacmimi mund të ketë pasoja të menjëhershme dhe të gjata për shëndetin mendor të një të riu.…
0
22
Storjet e fëmijëve të mbijetuar nga Holokausti mund t'i ndihmojnë femijët të cilët largohen nga konflikti, thonë hulumtuesit nga Aberystwyth University. Sipas tyre, duke parë se si trauma e kaluar e ka ndikuar jetën e…
yes
0
68
Lidhur me webinarin: Në dy vitet e para, Partneriteti Global për t'i dhënë fund dhunës kundër fëmijëve bëri një hap të ndjeshëm në bashkimin e zërave, aksioneve dhe burimeve të aktorëve të ndryshëm në një bashkëpunim të veçantë publik-privat,…
0
79
Të rriturit mund të ndihmojnë adoleshentët të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë të përqendruar në aftësinë e tyre për të parandaluar koronavirusin. Adoleshentët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj situatës aktuale dhe ne kemi mbledhur pesë pika …
yes
0
130
Terre des hommes (Tdh) ka lançuar në Shtator 2019 një projekt unik evropian, që synon të promovojë politikat e mbrojtjes së fëmijëve në mjediset sportive në Rumani dhe Greqi, si një mjet për të mbrojtur dhe ruajtur fëmijët. Mijëra fëmijë midis 12-18…
0
80
Lidhur me webinarin Atashimi i Sigurtë është një nevojë themelore e Njeriut. Fëmijët na tregojnë përgjigjet e tyre ndaj marrëdhënieve të pasigurta. Dhënësit e kujdesit dhe njerëzit e tjerë të rëndësishëm në jetën e një fëmije mund të rindërtojnë…
yes
0
86
Ky webinar u drejtohet të gjithë aktorëve që ofrojnë ndihmë psikosociale dhe aktivitete për fëmijët dhe të rinjtë. Brenda krizës evropiane të refugjatëve, fëmijët, të rinjtë, familjet dhe të rriturit kanë qëndruar në Greqi për disa muaj brenda…
0
143
Në epokën e internetit, i cili po pushton pjesën më të madhe të jetës së fëmijëve në ditët e sotme, është bërë e vështirë për prindërit që t'i ndjekin ata, duke mos mundur t'i mbrojnë nga dëmet dhe rreziqet që paraqet. Ky manual, botuar nga Save the…