30 Korriku njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Këtë vit festohet puna e individëve në linjën e parë kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Këta janë punonjës të cilët kanë në përgjegjësi identifikimin e rasteve të trafikuara, mbështetjen, këshillimin psikologjik dhe vendosjen e drejtësisë për këto viktima. Jo rrallë herë këta individë dhe puna e tyre mbeten në hije. 

Përkufizimi i Trafikimit Njerëzor

Sipas Protokollit për Parandalimin, Shtypjen dhe Dënimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore, ky krim përkufizohet si:

"rekrutimi, transportimi, transferimi, strehimi ose pritja e personave, përmes kërcënimit ose përdorimit të dhunës ose formave të tjera të bindjes me forcë, të rrëmbimit të personave, të mashtrimit, të futjes në kurth, të shpërdorimit të pushtetit apo të një pozite të pafavorizuar ose të dhënies apo marrjes së pagesave ose përfitimeve për të marrë pëlqimin e një personi që ka nën kontroll një person tjetër me qëllim shfrytëzimin. Shfrytëzimi përfshin, si minimum, shfrytëzimin e prostituimit të të tjerëve ose forma të tjera të shfrytëzimit seksual, punë ose shërbime të detyruara, skllavëri ose praktika të ngjashme me skllavërinë, argatëri ose heqje të organeve."

Dallimi mes kalimit kontrabandë të emigrantëve:

Shpesh është e vështirë të bëhet dallimi mes kontrabandimit dhe trafikimit. Në këtë video shpjegohet dallimi mes këtyre krimeve. 

Fakte të rëndësishme:

  • Arsyet më të shpeshta të trafikimit janë: shfrytëzimi seksual, puna e detyruar, lypja, martesa e detyruar, shitja e fëmijëve-gjithashtu edhe si ushtarë- shitja e fëmijëbe për trafikimin organesh; 
  • 49% e personave të trafikuar janë gra, nga këto 23% vajza; 
  • 59% e personave të trafikuar përdoren për shfrytëzim seksual dhe 34% për punë të detyruar; 
  • Viktimat trafikohen në përgjithësi në shtetet e tyre, por në rastet kur trafikohen jashtë vendit, këta individë çohen në vende të zhvilluara, të pasura. 

Aktivitetet dhe Iniciativat e këtij viti kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore:

  • Fushata The Blue Heart mundëson bërjen e donacioneve për aktivitete të cilat u vijnë në ndihmë viktimave të trafikimit.
  • Kurs Online Falas, zhvilluar nga ICAO dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut për Identifikimin dhe Përgjigjen ndaj Trafikimit të Qenieve Njerëzore. 
  • Koncert Virtual Live i mbajtur në datën 30 korrik, ora 12, $1 bileta.

 

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
526
Ky dokument diskuton përvojat e organizatës në zhvillimin dhe zbatimin e një projekti për parandalimin e trafikimit në një qytet në Shqipëri, i frymëzuar dhe duke u mbështetur në një qasje të veçantë ndaj ndryshimit të sjelljes dhe shoqërisë, të…
yes
0
24
“Nga ndërgjegjësimi në veprim: Bashkohuni në luftën kundër trafikimit” Është kjo motoja me të cilën u lançua sot në Tiranë fushata kombëtare në kuadër të muajit kundër trafikimit të qenieve njerëzore.  Në çelje të fushatës në sheshin Nënë…
0
51
Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar Raportin e 17 të Trafikimit te njerëzve, i cili rendit qeveritë në mbarë botën për përpjekjet e tyre në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Departamenti i Shtetit "e ka përgatitur këtë Raport…
0
48
Trajnimi është projektuar për një grup multi-disiplinor prej 70 pjesëmarrës, duke përfshirë: hetues të specializuar në krimet e trafikimit të qenieve njerëzore, prokurorë, hetues financiar, inspektorë pune, avokatë, ndërmjetësues kulturore /…
yes
0
1044
Rreth webinarit: Prezantimi do të përqëndrohet në trafikimin e qenieve njerëzore si një çështje të shëndetit publik, dhe rimëkëmbjen psikosociale dhe nevojat akute të shëndetit mendor, si dhe traumën e pasigurt, dëmtimin moral, vetë-dhembshurinë…
0
719
Aktualisht janë 152 milion fëmijë në punën e fëmijëve, 72 milion prej tyre kryejnë punë të rrezikshme. Pothuajse një në dhjetë nga të gjithë fëmijët në të gjithë botën janë në punën e fëmijëve. Kriza e tanishme shëndetësore dhe ekonomike, e cila u…
0
816
  Ky udhëzues është hartuar si pjesë e projektit: "Përpjekjet e përbashkëta të policisë dhe autoriteteve shëndetësore në vendet anëtare të BE-së dhe vendet e treta për të luftuar dhe parandaluar trafikimin e qenieve njerëzore dhe mbrojtjen dhe…
yes
0
82
Profile picture
Fillimi i shtatorit shenjon një moment shumë të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh, sidomos për faktin që fëmijët rikthehen në shkollë pas muajsh në karantinë. Ky ndryshim, gjithsesi shihet si i parakohshëm nga disa prindër. Në Mbretërinë e…
0
28
Kur gruaja i ofroi Njids, një vajzë 19-vjeçare Nigeriane, një vend te sigurt për të qëndruar, ajo ishte mirënjohëse. Pasi u braktis nga prindërit e saj dhe dëshmoi vrasjen e gruas që e rriti, Njida ishte e pastrehë dhe me frikë të vazhdueshme se…
0
79
  Në shtator 2013, Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) realizoi një vlerësim nevojash(për një periudhë 6 mujore) mbi situatën e trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë [BiH], rezolutë…
yes
0
572
Ky modul ka si qëllim kryesor të ndihmojë profesionistët që punojnë në "vijë të parë" për të identifikuar dhe referuar individë që mund të jenë viktima trafikimi. Ky kurs do të japë një përmbledhje të llojeve të trafikimit si dhe do të ndajë mjete…
yes
0
27
  Në shkurt të vitit 2020, misioni vlerësues i TAIEX-it mbi trafikimin e qenieve njerëzore, i përbërë nga tre ekspertë ndërkombëtarë, ka takuar dhe intervistuar disa akterë institucional dhe jo-institucional, siç janë: ministritë përkatëse,…
0
31
CRCA në kuadër të fushates "Ditës Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt" fton organizatat / institucionet që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve në një takim koordinues, më 17 janar 2018, në orën 10.00, në zyrat e CRCA Albania. Qëllimi i këtij…
0
250
Botuar nga TdH, Titulli I projektit ‘ICARUS: Përmirësimi i koordinimit dhe Përgjegjësia kundrejt të Miturve të Pashoqëruar Rumunë” Siguria, botuar më 30 janar 2015. Autorët Kristinel Buzatu dhe Klaudia Kampeanu. Sistemi i prokurave synon të jetë një…
0
34
Delegacioni nga Mali i Zi i kryesuar nga Z. Zeljko Spalevic, Shefi i Departamentit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Mal të Zi, përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale vizituan Shqipërinë me ftesë të…