Kombet e Bashkuara në Shqipëri prezantuan se fundmi planin e përgjigjes socio-ekonomike dhe të rimëkëmbjes për Shqipërinë, të finalizuar në fillim të korrikut 2020. Ky plan përcakton planin e konsoliduar të Kombeve të Bashkuara (KB) për rimëkëmbjen socio-ekonomike, i cili mbështet Planin Kombetar të Përgjigjes së Qeverisë dhe Planin Strategjik Kombëtar të Përgatitjes dhe Reagimit (SPRP), finalizuar në 6-mujorin e parë të vitit 2020.

Plani parashikon të mbështesë qeverinë Shqiptare në pesë fusha kyce: 1) përgjigja e kujdesit shëndetësor dhe forcimi i sistemit, 2) sistemet sociale pro-të varfërve, 3) ekonomitë reliziliente, 4) menaxhimi makro-ekonomik dhe fiskal, dhe 5) kohezioni social dhe rezilienca e komuniteteve. Ai merr udhëzime nga korniza e përgjithshme e KB për reagimin e menjëhershëm socio-ekonomik ndaj COVID-19, dhe lidhet me objektivat dhe parimet thelbësore të shpëtimit të jetës, dhe mbrojtjen e të drejtave të njerëzve gjatë pandemive me fokus kryesor në grupet më të rrezikuara, dhe njerëzit të cilët rrezikojnë të neglizhohen.

Plani i Rimëkëmbjes dhe Pergjigjes i KB do të zbatohet në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me disa homologë kombëtarë. Qeverisja dhe administrimi i përgjigjes do të përfshijë agjencitë e KB dhe homologët e tyre kombëtar, tradicionalë dhe ndoshta të rinj, duke filluar nga Zyra e Kryeministrit dhe Ministrsë së Rindërtimit, të cilët kanë pronësinë e planit të rimëkëmbjes dhe pergjigjes së vendit, dhe njëkohësisht duke përfshirë Ministritë e linjës; Ministrinë e Brendshme, Mbrojtjes, Shëndetit dhe Mbrojtjes Sociale, Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Financave dhe Ekonomisë, Turizmit dhe Mjedisit, Kulturës, si dhe institucionet e pavarura për të drejtat e njeriut, organizata të ndryshme të shoqërisë civile, përfshirë ato që janë aktive për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, integrimin gjinor, grupet e cenueshme dhe pakicat si ato Rome e Egjiptian, LGBTI, Personat me aftësi të kufizuara dhe të rinjtë. Për më tepër, INSTAT luan një rol  të rëndësishëm në këtë Rimëkëmbje dhe Përgjigje si strukture kyce në gjenerimin e te dhënave të kërkuara.

Qeveritë vendore dhe komunitetet do të jenë bashkëpunëtorët më të afërt në zbatimin e masave të Planit dhe përfituesit kryesorë të ndihmës. Rimëkëmbja dhe Përgjigja e KB do të jetë e orientuar drejt krijimit dhe forcimit të kapaciteteve lokale dhe injektimit të qasjeve dhe modeleve inovative për të përmirësuar qeverisjen, forcimin e kohezionit social midis komuniteteve dhe institucioneve publike, respektimin e të drejtave të njeriut dhe plotësimin e nevojave të qytetarëve brenda një kornize të përmirësuar ligjore.

Planin e detajuar mund ta gjeni në dokumentin bashëkngjitur, mëposhte këtij teksti.

Attachments
Bashkangjitur Madhësia
socio_economic_plan_albania_0.pdf3.4 MB 3.4 MB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
24
Rrjeti Kombëtar për Fëmijët në Bullgari është në komunikim me qeverinë për masat për të kufizuar rreziqet për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve bullgarë dhe familjeve të tyre. Më 30 Mars 2020, ata dërguan një letër të hapur duke kërkuar masa dhe…
0
15
COVID-19 tani është përhapur pothuajse në çdo vend të botës dhe ka një ndikim shkatërrues për njerëzit, ekonomitë, sistemet shëndetësore dhe komunitetet. Ndërsa jeta e njerëzve është mbajtur në pritje, kriminelët po gjejnë mënyra për të përfituar…
yes
0
24
  Si rezultat i bashkëpunimit mes Save the Children Albania dhe Terre des hommes Albania, gjatë periudhës Prill - Qershor 2020, u organizua një seri prej katër webinarësh, permes mbeshtetjes se Childhub, kushtuar përgjigjes ndaj COVID 19. Puna…
0
8
Gjatë pandemisë COVID-19, Terre des hommes po u bën thirrje Shteteve që të lirojnë të gjithë fëmijët nga paraburgimi i emigracionit si dhe të përshpejtojnë lirimin e fëmijëve të privuar nga liria në drejtësine penale. Në raste të rralla, kur fëmijët…
yes
0
16
  Qytetari i parë i infektuar nga COVID 19 në Shqipëri u identifikua më 9 Mars 2020. Menjëherë pas kësaj qeveria vendosi një sërë masash për të zvogëluar përhapjen dhe për të rrafshuar kurbën e infeksionit. U kërkua nga të gjithë qytetarët që…
0
39
  Krahas raportit vjetor (2019), GRETA ka botuar një deklaratë mbi rreziqet e pandemisë së koronavirusit në lidhje me trafikimin e qenieve njerëzore. Deklarata tërheq vëmendjen për vështirësitë e veçanta që përjetojnë  viktimat e…
0
77
  Bllokimet, kufizimet e udhëtimit, ndërprerjet e burimeve dhe masat e tjera për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri po i vënë viktimat e trafikimit njerëzor në rrezik të shfrytëzimit të mëtejshëm, ndërsa rrjetet e krimit të organizuar…
yes
0
1
  Duke marrë shkas nga protestat e fundit në vend, ku ka patur edhe pjesëmarrje të shumë të miturve, Terre des hommes i ben apel Policisë së Shtetit dhe organeve të tjera ligj-zbatuese, të udhëhiqen nga parimet e mbrojtjes së të drejtave të…
yes
0
419
Në bashkëpunim me Këshillin Evropian dhe qeverinë norvegjezë në 2012, UNICEF përgatiti një raport mbi praninë e dhunës në shkolla, nga perspektiva globale. Raporti ofron rekomandime praktike për qeveritë, OJQ dhe partnerë të tjerë që duan të…
0
221
  Ndërsa efektet e COVID-19 vazhdojnë në Shqipëri, situata e grave dhe vajzave, veçanërisht, viktimave të dhunes me baze gjinore dhe dhunës në familje, është ndikuar shumë. UNDP po zbaton një programi të përbashkët "Dhënia fund dhunës ndaj…
0
138
Ky është një libërth me ilustrime të krijuara për t'i ndihmuar fëmijët që të përballojnë më lehtë periudhën e kthimit në shkollë/qerdhe gjatë periudhës Covid-19. Teknikat më të mira të relaksimit për…
yes
0
53
Pavarësisht nëse ata janë nën izolim dhe jashtë shkollës, në kampe refugjatësh ose në fshatra të mbushura me njerëz, të ndaluar ose që jetojnë në rrugë, të institucionalizuar apo në lëvizje, fëmijët dhe të rinjtë kanë të drejtë të dëgjohen. Por…
0
125
Më 12 dhjetor 2019, në Kinë u zbulua një rast i pneumonisë me etiologji të panjohur. Më 31 dhjetor 2019, shpërthimi i kësaj sëmundjeje të re u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH, 2020a). Koronavirusi i ri është…
yes
0
31
Pandemia e COVID-19 ka patur një ndikim të madh në praktikën e shumë profesionistëve, përfshirë ata të fushës së mbrojtjes së fëmijëve. Në mënyrë që të mbështesin punëtorët e frontit dhe menaxherët në punën e tyre për të mbrojtur fëmijët gjatë kësaj…