• Më shumë se 250 burime për mbrojtjen e fëmijëve janë vënë në dispozicion gjatë pandemisë COVID-19 në http://covid.childhub.org/
  • Më shumë se 27.400 lajme për mbrojtjen e fëmijëve, materiale didaktike dhe mundësi të tjera https://childhub.org/
  • 10,000 anëtarë të regjistruar në ChildHub

Në këto kohë të pasigurta, keqinformimi apo edhe mungesa e njohurive mund të ndikojnë në sistemet tona të mbrojtjes së fëmijëve. Si përgjigje, ekipi që qëndron pas platformës ChildHub ka marrë përsipër rolin e ofrimit të burimeve të nevojshme për profesionistët.

Pandemia COVID-19 ka tjetërsuar jetën e përditshme të pothuajse çdo personi në të gjithë globin. Megjithatë, disa profesione janë dëmtuar më shumë se të tjerët: ata që punojnë për të mbrojtur grupet e cenueshme - punonjës socialë, psikologë, etj - për të cilët, më shumë se një mjedis pune, takimet me personat në nevojë janë 'mjete' jashtëzakonisht të nevojshme në punën e tyre.

Në Shqipëri, në mes të muajit Mars 2020, ndërsa gjithcka ishte mbyllur dhe ndjenja e pasigurisë mbi pasojat e izolimit rritej ndjeshëm, nevoja për t'u takuar, pavarësisht izolimit fizik filloi të rritej paralelisht. Menjëhere shumë profesionistë të fushës i kthyen sytë nga Childhub, në kërkim të mundësive për takime virtuale mes kolegësh dhe jo vetëm, por edhe për të hulumtuar burime të nevojshme apo praktika të vlefshme të cilat mund të adaptoheshin në punën e tyre. Punonjesit e mbrojtjes se femijeve në njësitë administrative ndërkohë vazhdonin punën e tyre, të tjetersuar tashmë e të fokusuar më së shumti në përgjigjen ndaj emergjencës për grupet në nevojë. Mbështja psikosociale dhe menaxhimi i rasteve mund të bëhej vetëm nëpërmjet telefonave, gjë që solli me vete nevojën për të ndryshuar edhe udhezimet e punës nën efektet e distancimit social. Nevojës për të kuptuar më qartasi rolet dhe modalitetet e punës në situatën e re, nevojës për të kuptuar efektet psikologjike ndaj izolimit, nevojës për t'iu rikthyer edhe njëherë cështjeve etike të të punuarit online apo nevojës për të kuptuar si mund të funksionojë dualiteti sistemi i mirëqënies sociale - sistemi shëndetesor në kohë pandemie, iu pergjigj edhe Childhub, përmes organizimit të një serie prej katër webinaresh, apo vënies në dispozicion të platformave online për diskutime rasti përmes mbështetjes së kolegeve apo ekspertëve të fushës dhe sigurisht vënien në dispozicion të materialeve apo mjeteve në gjuhën shqip. 

Për më shumë se pesë vite, Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve për Evropën Jug-Lindore (emri i gjatë për ChildHub), u ka ofruar profesionistëve njohuri, burime dhe mundësi në rrjet, në nëntë gjuhë. Ajo bashkon zhvillimet më të fundit në mbrojtjen e fëmijëve - nga hulumtimi dhe artikujt shkencorë deri te librat shkollorë dhe materialet edukative. Shërben gjithashtu si një qendër edukative me seminare falas online dhe kurse elektronike. Në ChildHub, vizitorët dhe anëtarët e regjistruar mund të mësojnë dhe eksplorojnë përmes videove, podcast dhe webinareve. Ata mund të ndajnë përvojat e tyre dhe të gjejnë përgjigje për pyetje dhe raste të vështira. Ata madje kanë qasje në mundësi pune. Tani, me portofolin e saj të gjerë kushtuar ekskluzivisht COVID-19, platforma ka marrë dhjetëra mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës. 'Ne kemi vizitorë nga Zvicra, Anglia dhe Franca, por edhe nga Burkina Faso, Indi, Filipine dhe Tunizi', shpjegon Judit Nemeth-Almasi, Zëvendës Drejtore e Zyrës Rajonale të Terre des hommes në Evropë dhe Drejtore e ChildHub.

Si ka arritur që ekipi i saj të reagojë kaq shpejt për të përpiluar dhe mbledhur këto informacione? "Në Mars, kur u bë e qartë se pandemia COVID-19 do të çonte në një bllokim në shumicën e vendeve ku ne veprojmë, ekipi i mbrojtjes së fëmijëve të Terre des hommes u mblodh me një vlerësim të nevojave midis punonjësve të mbrojtjes së fëmijëve", thotë znj Nemeth-Almasi. 'Ata bënë një kërkim të gjerë për dokumente në internet dhe përfunduan me një pjesë të madhe të burimeve të cilat shërbyen si një listë kontrolli për të konsideruar, çfarë duhet të përfshihet në platfromë". Deri në prill, Tdh kishte krijuar një koleksion të gjerë materialesh, dhe në këtë moment u mor vendimi për të zhvilluar një "hapësirë" të veçantë tematike për COVID-19. Mbikëqyrur nga Drejtoresha e Mbrojtjes së Fëmijëve në Tdh, Sendrine Constant, ekipi i ChildHub organizoi materile të bazuara në tema të përcaktuara për standardet minimale në mbrojtjen e fëmijëve '.

Burimet e disponueshme për COVID-19 ndjekin një strukturë që e bën të lehtë për përdoruesit të identifikojnë atë që kërkojnë. Ato janë të ndara në nëntë kategori që përfshijnë informacione të përgjithshme dhe udhëzime mbi virusin, çështje të menaxhimit të rasteve, kujdesi psikologjik në mes të një pandemie, qasje në nivel komuniteti, materiale miqësore për fëmijët dhe këshilla për sigurinë, përfshirë hapësirat dixhitale. E pra, nuk janë vetëm profesionistët që mund të përfitojnë nga ChildHub në këtë kohë të vështirë. Prindërit mund të gjejnë burime interesante, këshilla, ose lojëra dhe ide për aktivitete në shtëpi. Për më tepër, ka dokumente që ndihmojnë mësuesit dhe shkollat, të tilla si një udhëzues i UNICEF për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve nga transmetimi i virusit në shkolla, me këshilla dhe udhëzime përkatëse. 'Edukimi', shpjegon Znj. Nemeth-Almasi, 'mund të luajë një rol kritik në parandalimin dhe trajtimin pasi inkurajon fëmijët të ndërmarrin veprime në shtëpi, në shkollë dhe në komunitetin e tyre, dhe të bëhen aktoret më të mirë për mbrojtjen e tyre.'

Pandemia COVID-19 i kapi vendet tona të papërgatitura. Nuk kishte plane, as udhëzime, as këshilla apo protokolle dhe gjithçka duhej të krijohej nga e para. Ndërsa distancimi shoqëror dhe masat e tjera kanë filluar të ulen në shumë vende, raportet për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit në muajt në vazhdim e mbajnë vigjilent ekipin e ChildHub: 'Ne duam të besojmë se kriza ka kaluar dhe se do të kthehemi në normalitet' , thotë Nemeth-Almasi. "Sidoqoftë, pandemia i ka mësuar njerëzimit përulësinë: ne nuk dimë asgjë, mësojmë nga zero, dhe për sa kohë që sëmundja nuk është eliminuar, këtu në ChildHub ne do të vazhdojmë të përmirësojmë temën tonë COVID-19 me njohuritë e marra nga e gjithë bota"

Për të hyrë në seksionin COVID-19 të ChildHub regjistrohuni në: http://covid.childhub.org/. Për më shumë burime për mbrojtjen e fëmijëve, vizitoni: https://childhub.org/

***

Partnerët implementues të Child Protection Hub janë: Terre des hommes Hungari, Shqipëri, Kosovë, Moldavi, Rumani dhe Greqi, Save the Children North West Balkans, Know-how Centre for Alternative Care for Children në Bullgari, Brave Phone në Kroaci, Centre for Youth Integration në Serbi, dhe Center for Excellence for Looked After Children në Skoci (CELCIS).

ChildHub financohet nga Austrian Development Agency, Oak Foundation, Terre des hommes Foundation, European Union's DAPHNE programme and UNICEF.

*Logot në fund të faqes

 

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
9
  27 profesionistë, përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, praktikantë të kujdesit për fëmijët dhe punonjës të mbrojtjes së fëmijëve që punojnë me fëmijë në qytetet e Tiranës, Elbasanit, Fierit, Lushnjes, Vlorës, Lezhës dhe Kukësit,…
no
0
29
The last two decades have seen significant strides in the fight against child labour. But the COVID-19 pandemic poses very real risks of backtracking. Positive trends may falter, and child labour may worsen,especially in places where it has remained…
yes
0
10
Mbi 15 profesionistë  të mbrojtjes së fëmijëve janë  bërë  pjesë  e një trajnimi intensiv që  synon të rrisë  njohuritë  dhe krijojë  një  grup burimor që  do të  ofrojë  mbështetje për…
0
46
Departamenti i Punës dhe Politikës Sociale, Universiteti i Tiranës, është një nga institucionet partnere të projektit Erasmus + KA2 “Tani Çfarë?: Përgatitja dhe Fuqizimi i të Rinjve që Largohen nga Kujdesi”. Partnerë të tjerë të projektit janë:…
0
28
  Një nismë e re; "Wi-Fi miqësor", është promovuar së fundmi nga UNICEF Albania dhe Bashkia e Tiranës. "Wi-Fi miqësor" është një shërbim i certifikua, për WiFi publike. Simboli tregon ne harte se ku shërbimi i plotëson standardet minimale të…
0
8
  Ina Verzivolli, përfaqësuese e UNICEF Shqipëri ishte e ftuara e programit "Dita Jone" të Kanalit Televiziv A2, për të diskutuar mbi çështje që lidhen me sigurinë në internet dhe prezantimin e konceptit të Wi-Fi miqësor. Sipas saj, ka shumë…
0
48
  Raporti thekson se  identifikimi i  fëmijëve viktima të trafikimit dhe asistenca  qe u sigurohet fëmijëve viktima  jane  dy boshllëqet më të mëdha në zbatimin e Konventës. Masat e ndihmës ose asistenca për viktimat në…
yes
0
30
  Fondacioni Terre des hommes, Misioni në Shqipëri dhe Qëndra Kombëtare Burimore e Trajnimit dhe Asistencës Teknike (ANTTARC) po zbatojnë projektin “Fuqizimi i Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen e Fëmijëve nga Abuzimi dhe Dhuna në…
yes
0
109
    Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nxjerrë një urdhër që miraton Standardet e Shërbimit në Qendrat Shumëfunksionale të Komunitetit dhe ngarkon agjencitë përkatëse qeveritare për të monitoruar dhe kontrolluar zbatimin e…
0
34
Delegacioni nga Mali i Zi i kryesuar nga Z. Zeljko Spalevic, Shefi i Departamentit për Luftën kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Mal të Zi, përfaqësues të Policisë Kufitare dhe Ministrisë së Çështjeve Sociale vizituan Shqipërinë me ftesë të…
0
11
Në të gjithë botën ka shumë njerëz të radikalizuar që dëshirojnë me padurim të bashkohen me ‘vëllezërit’ e tyre në përvojën e Xhihadit. Xhihadi zakonisht njihet si lufta e shenjtë e muslimanëve. Disa vite më parë shumë burra dhe gra së bashku me…
0
448
Puna sociale është për nga natyra e saj, një burim për trajtimin e izolimit social. Çfarë ndodh kur ky izolim imponohet nga rrethanat e jashtëzakonshme ? Pas shpërthimit të pandemisë nga romani Coronavirus, organizatat e industrisë së specialistëve…
0
89
UNICEF, si pjesë e një programi të përbashkët të OKB-së për të avancuar kujdesin social dhe përfshirjen sociale në vend, po ndërton kapacitetet lokale për popullimin dhe përdorimin e Sistemit te Menaxhimit të Informacionit (MIS) për shërbimet e…
0
169
Dy organizata shqiptare për të drejtat e fëmijëve janë emëruar për të fituar një çmim nga organizata suedeze Child10 për punën e tyre kundër trafikimit dhe shfrytëzimit të të miturve. Dy organizatat shqiptare që janë nominuar përfshijnë Qendrën…
0
22
BiblioTech është nisma më e re e Bashkisë Tiranë. Kjo nismë synon të lehtësojë fëmijët dhe të rinjtë, si dhe brezin e moshuar të rrisin aftësistë dixhitale, që konsiderohen si domosdoshmëri në shekullin 21, duke pajisur bibliotekat publike me PC dhe…