NPR (National Public Radio) në Shtetet e Bashkuara ka bërë një studim në lidhje me mënyrën sesi fëmijët po përballojnë qëndrimin në shtëpi si rezulat i masave kundër përhapjes së Covid-19. Rezultatet e këtij studimi treguan që pas disa javësh karantinim, shëndeti mendor i fëmijëve është përkeqësuar. Fëmijët kanë raportuar mendime për të vrarë veten, makthe, shpërthime inati, regresion, e të tjera.

Pyetja që ngrihet në këtë rast është nëse duhet të hapen shkollat apo jo. Në lidhje me këtë çështje janë pyetur ekspertë të ndryshëm.

Në një deklaratë për senatin, Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjinë dhe Sëmundjeve Infektuese, tha që mungesa e informacionit në lidhje me virusin e bën të detyrueshme mbajtjen e shkollave mbyllur deri në stinën e vjeshtës.

Dr. Dimitri Christakis, një nga mjekët pediatër më të njohur në Shtetet e Bashkuara, si edhe drejtor i Qendrës për Shëndetin, Sjelljen dhe Zhvillimin e Fëmijës, deklaron se ekzistojnë tre rreziqe madhore:

  • Humbja e procesit të të mësuarit; ky është një rrezik madhor kryesisht për fëmijët që vijnë nga familje me status socioekonomik të ulët dhe që nuk kanë patur mundësi të barabarta në procesin e mësimdhënies.
  • Shëndeti mendor dhe zhvilllimi socio-emocional. një studim i publikuar në JAMA Pediatrics, tregoi nivele të rritura të depresionit dhe ankthit tek fëmijët gjatë periudhës së karantinimit në Kinë.
  • Abuzimi. Spitalet në SHBA kanë raportuar një rritje të rasteve të fëmijëve të abuzuar, raste mjaft të rënda, madje deri edhe në vdekje; një rritje e cila përkon me urdhërat e karantinimit.

Një studim i publikuar në Science Journal ka treguar që në fakt fëmijët kanë imunitet të fortë dhe janë më pak të ndjeshëm ndaj infektimit. Megjthatë, duke qenë në kontakt me të tjerët në shkollë ata mund të jenë mbartës dhe ta përhapin virusin në mënyrë të konsiderueshme. Kështu, mbyllja e shkollave luan një rol thelbësor në sheshimin e kurbës.

Për ta përmbledhur, duke marrë parasysh studime të ndryshme dhe pikëpamjet nga profesionistët, mund të thuhet që ekziston nevoja për të gjëtur një ekuilibër mes mësimit, zhvillimit socio-emocional dhe shëndetit mendor të fëmijëve dhe rreziqeve për përhapjen e mëtejshme të koronavirus-it.

Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje
Llojet e publikimeve
Argumentë

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
109
BoliMe dëshiron të krijojë tetë episode të reja të serisë video WeTalk për të mbështetur shëndetin mendor të individëve dhe komuniteteve Kush jemi ne? BoliMe është një ekip vullnetar profesionistësh të përkushtuar me formim në psikologji, filozofi,…
0
246
Një prind helmues nuk beson që t'i lërë fëmijët e tyre të jenë vetvetja, duke u qarë dhe duke i drejtuar në udhën e tyre.                     …
0
713
Ky është një material informues për disa nga problemet e shëndetit mendor dhe nuk ka qëllime diagnostikuese. Ai shërben si një formë udhëzimi për profesionistët e shëndetit mendor nëse vëreni që një fëmijë ka vështirësi. Çrregullimet e shëndetit…
0
113
  Kërkime që vlerësojnë shpërndarjen e pilotëve, të cilët testuan mbështetjen e kolegëve për shëndetin mendor dhe mirëqenien në shkolla, kolegje dhe fëmijë dhe organizatat e komunitetit të të rinjve, midis tetorit 2017 dhe korrikut 2019 në MB.…
0
41
Jeta jonë ka ndryshuar jashtëzakonisht gjatë dy muajve të fundit dhe këto ndryshime po prekin të gjithë në mbarë botën. Për shkak të koronavirusit njerëzit humbasin punën e tyre, familjet janë nën stres gjatë gjithë kohës. Save the Children po bën…
yes
0
208
Asociacioni i Psikologëve të Kosovës (APKO) dhe Terre des hommes - Kosovo (TDH) - ChildHub Kosovo kanë kënaqësinë të ftojnë të gjithë studiuesit, politikbërësit, profesionistët, dhe studentët nga fusha e psikologjisë, shkencave sociale dhe shkencave…
0
Në Kroaci, çështja e abuzimit me fëmijët u soll në vëmendjen e publikut 20 vjet më parë, duke krijuar një nga modelet më të avancuara të ofrimit të shërbimeve të integruara dhe të specializuara për fëmijët e prekur nga format e rënda të abuzimit,…
0
96
Deri më 19 Mars 110 shtete mbyllën shkollat për shkak të koronavirusit. Për më tepër, janë më shumë se 890 milion fëmijë të shqetësuar nga pandemia, dhe 258 milion të rinj, të cilët janë jashtë shkollave për shkak të konflikteve, katastrofave…
yes
0
155
Rreth webinarit: Child Protection Hub në bashkëpunim me Asociacionin e Psikologëve të Kosovës do të realizojnë një seri të webinareve të cilat do të trajtojnë çështje të ndryshme të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin mendor. Kjo seri…
yes
0
337
Në fillim të vitit 2020, MASR në bashkëpunim me Tdh, finalizuan, botuan dhe shpërndanë Manualin e Punës për Punonjësit e Njësisë Psiko-Sociale në Shkolla i cili shërben si mjet orjentues në punën e këtyre punonjësve. Si hap i mëtejshëm, me synim…
0
145
  Hulumtimi nga Instituti i Politikave të Edukimit ka zbuluar se 133,000 të rinj të referuar shërbimeve speciale të shëndetit mendor në Angli ishin refuzuar në 2018-19. Studimi shqyrton mundësinë e përdorimit të shërbimeve të specializuara,…
yes
0
275
Terre Des Hommes (TDH) misioni në Shqipëri do të organizojë një trajnim online në kuadër të projektit " Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve dhe ndërgjegjësimit për të luftuar Trafikimin e Njerëzve në Ballkan, Shqipëri,…
0
35
Që prej 2006, Terre des hommes Shqipiëri, ka mbështetur nëpërmjet OJQ-së partnere CAAP – Veprime të Përbashkëta kundër Varfërisë, Aktivitete të ndryshme për Gjenerimin e të Ardhurave (IGA) për familjet rome dhe egjiptiane.…