Sipas një raporti të lëshuar nga Human Rights Watch, kriza COVID-19 do të ketë një ndikim negativ afatgjatë te fëmijët, megjithëse ata janë shumë më pak të kërcënuar nga virusi sesa grupmoshat e tjera.
Për shkak të virusit, rreth 1.5 miliardë fëmijë në nivel global nuk mund të ndjekin shkollën dhe kjo situatë rrit rrezikun e dhunës në familje, punës së fëmijëve dhe shfrytëzimit seksual. Për më tepër, shumë fëmijë janë jetimë për shkak të pandemisë. Shumica e shkollave nuk kanë teknologjinë e duhur ose hyrje në internet për të siguruar arsimim në internet për fëmijët, dhe për rrjedhojë shumë do të mbeten pas moshatarëve të tyre.
Rreziku i dhunës në familje po rritet gjithashtu pasi njerëzit humbasin punën e tyre. Raportet e Human RIghts Watch sugjerojnë se numri i incidenteve të dhunshme midis partnerëve dhe ndaj fëmijëve është dyfishuar gjatë kësaj kohe, por situata është e vështirë pasi agjensitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe mësuesit nuk janë në gjendje të vizitojnë familjet dhe të adresojnë këto çështje.
Një grup tjetër i rrezikuar janë fëmijët që jetojnë në kampe të mbipopulluara të migrantëve ku nuk ka mundësi për distancim shoqëror, larje duarsh apo edukim në internet.
Këto çështje kanë bërë që Human Rights Watch të kërkojë nga qeveritë që të ndërmarrin veprime për të mbrojtur fëmijët, si psh:
- Prioritizimi i përpjekjeve për të vazhduar arsimin për të gjithë fëmijët
- Sigurimi i ndihmës ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta
- Rritje e përpjekjeve për të identifikuar fëmijët jetimë nga COVID-19
- Sigurimi i akomodimit dhe kanalizimeve të përshtatshme për refugjatë, migrantë dhe fëmijë të zhvendosur brenda vendit.
Kriza ekonomike e lidhur me COVID-19 mund t'i shtyjë qeveritë të forcojnë garancitë e të drejtave ekonomike dhe sociale dhe mbrojtjet sociale për komunitetet e varfra dhe familjet e cenueshme.
Për më shumë ndiqni artikullin e plotë në linkun mëposhtë