Në një artikull të botuar në New York Times, fëmijët e të gjitha moshave u pyetën për përvojat e tyre të mësimit në shtëpi. Secili prej tyre ka zgjedhur fjalë ose vizatim për të shprehur ndjenjat e tyre.
Disa prej tyre e duan ndjenjën e të qenurit të lirë dhe të kalojnë kohë me familjet e tyre, ashtu siç Alice tha: «Më pëlqen të jem në shtëpi sepse mund të ha dhe të pi ndërsa jam duke mësuar. Poashtu mund t’i bëj detyrat e shtëpisë së bashku me motrën. Mund të kërkoj nga mamaja ose babi të më ndihmojnë, sepse ata tani janë në shtëpi. Dhe as që duhet t’a ngre dorën”.
Por për të tjerët klasat online dhe teknologjia ndonjëherë mund të jenë dërrmuese. "Unë po mësoj online përmes Google Classroom, dhe nganjëherë është e vështirë. Problemet e mia të matematikës nuk bashkëngjiten në email, dhe dosjet ndonjëherë nuk ruhen . Por ne duhet t’a tejkalojmë këtë, dhe është e nevojshme të ndihmojmë të tjerët. " - tha Eleanor e cila është 14 vjeç.
Takimi me miqtë është pjesa e cila u mungon secilit prej këtyre fëmijëve, por teknologjia po u ndihmon më shumë se kurrë për të mbajtur miqësitë e forta.
Në përgjithësi, për këta fëmijë virusi dhe pasiguria e së ardhmes është e frikshme. Për Rachel, kjo përvojë po i mëson asaj një mësim të vlefshëm se "Asgjë në jetë nuk është e premtuar".
Për më shumë përvoja të ndara me fjalët dhe vizatimet e fëmijëve, klikoni në artikullin origjinal më poshtë.