Dëshirojmë t’ju rikujtojmë se kanë mbetur edhe 2 ditë nga aplikimi për t’u bërë pjesë e grupit të trajnimit përmes mentorimit dhe coaching. Mëposhtë është lista e aplikuesve sipas kategorive:

Profesionistë të rinj që do të mentorohen:

  1. Esmeralda Kingji
  2. Matilda Terolli
  3. Arjonelda Dhima
  4. Klodiana Zogu

Ekspertë që do të ofrojnë mentorim:

  1. Julinda Vokopola
  2. Nadire Kreka
  3. Irida Agolli
  4. Izela Tahsini
  5. Ruth Vergnon
  6. Julinda Vokopola
  7. Ada Hidri
  8. Galsvinda Fili

 

Mirëpresim më shumë profesionistë të rinj që dëshirojnë të trajnohen me formën e mentorimit/coaching online. Nxitoni të bëheni pjesë!

 

Info lidhur me inciativen!

Projekti Childhub, në fazën e dytë të zbatimit të tij, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, ka marrë zotimin të ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes një qasjeje mbeshtjeje mes kolegësh (peer-to-peer, PtP/ mentorim). Mbështetja teknike do të fokusohet kryesisht në çështjet të lidhura me menaxhimin e rasteve në punën e përditshme të profesionistëve të rinj/fillestarë, por në të njëjtën kohë, përmes procesit, do të lehtësojë gjithashtu zhvillimin personal e profesional.

Mbështetja do të ofrohet nga profesionistë me reputacion të konsiderueshëm si ekspertë në fushën e mirëqenies dhe mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri, të cilët shfaqin përvojë të zgjeruar dhe njohuri në këtë fushë, e qe gjithashtu janë të gatshëm të ofrojnë vullnetarisht përkrahje dhe mentorim për profesionistët e rinj/fillestarë.

Sistemi PtP/mentorimit i chilhub ka dy qëllime themelore:

Të nxisë vullnetarizmin dhe mbështetjen mes kolegëve si dhe për të krijuar dhe kultivuar një kulturë ku profesionistët mund të kërkojnë ndihmë nga njëri-tjetri; për të përmirësuar cilësinë e kujdesit dhe për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve përmes mbështetjes për njerëzit që punojnë me ta.

 

Në këtë kuadër, thirrja për rregjistrim ju drejtohet të gjithë:

  1. profesionistëve të rinj/fillestarë (në cilësinë e të Mentoruarve) të cilët dëshirojnë të rrisin njohuritë dhe aftësitë e tyre në ofrimin e shërbimeve cilësore për fëmijët dhe familjet me të cilat ata punojnë
  2. ekspertëve / profesionistëve me përvojë (në cilësinë e Mentoruesit) në fushën e Mbrojtjes së Fëmijëve të cilët janë të gatshëm për të udhëhequr një grup profesionistësh fillestar në rritjen e tyre profesionale.

Të aplikojnë dhe bëhen pjesë e skemës se Mentorimit / mbështetjes profesionale (PtP) të Childhub-it.

 

Kriteret e kërkuara për aplikim në cilësinë e të Mentoruarit:

a) Punonjës terreni; preferohet (por jo ekskluzivisht) me detyrë të lidhur ngushtë me menaxhim rasti.

b) Anëtarsi në Childhub.org

c) Me qasje në teknologji dhe pajisje (PC ose lap top ose iPad  dhe lidhje me internet)

d) Mbështetje të mirë nga superfizorët në punë,

e) Dëshirë për t’i kushtuar kohë zhvillimit profesional,

 

Kriteret e kërkuara për aplikim në cilësinë e Mentoruesit:

a) formin akademik në Shkencat Sociale dhe / ose Diplomë Master (e preferuar, por jo e domosdoshme)

b) përvojë pune të drejtpërdrejtë në terren - së paku 6 vjet    

c) histori suksesi në role të mëparëshme si këshillues apo mbikëqyrës stafi në punët e kryera

d) aktor i mirënjohur në zhvillimin e sistemit të Mbrojtjes së Fëmijëve në vend

e) Gatishmëri dhe disponueshmëri në kryerjen e mentorimit,

 

Ju lutemi të paraqisni dokumentat në vijim për aplikimin tuaj:

 

Për grupin e parë, Të Mentoruarin:

a) Dëshmi të punës aktuale (lëshuar nga institucioni përfshire datën e nisjes dhe rolin/pozicionin)

b) Një letër nga mbikëqyrësi juaj në mbështetje të kërkesës suaj (dërguar me email)

c) Një tekst të shkurtër që shpreh motivimin dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në proces.

 

Për grupin e dytë, Mentoruesin:

a. Një CV (qe përmban njëkohesisht punët me konsulencat dhe ekspertizën në këtë fushë)

b. Një tekst të shkurtër që shpreh motivimin dhe gatishmërinë për t’u përfshirë në proces

 

tek  valbona.carcani@tdh.ch brënda 6 SHTATOR 2019

 

Ju lutemi referojuni dokumentit të konceptit këtu bashkëngjitur, për të kuptuar më gjërësisht procesin.  

Attachments
Bashkangjitur Madhësia
ptp_and_mentoring_concept_as_attachement_alb.docx20.92 KB 20.92 KB

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
113
  Kërkime që vlerësojnë shpërndarjen e pilotëve, të cilët testuan mbështetjen e kolegëve për shëndetin mendor dhe mirëqenien në shkolla, kolegje dhe fëmijë dhe organizatat e komunitetit të të rinjve, midis tetorit 2017 dhe korrikut 2019 në MB.…
0
204
Programi Master është pjesë e Rrjetit Europian për të Drejtat e Fëmijëve / Rrjeti Europian i Masterave në të Drejtat e Fëmijëve (CREAN / ex ENMCR). Promovon të drejtat e fëmijëve dhe siguron një kuptim gjithëpërfshirës të rolit të fëmijëve në…
0
24
Fëmijët pjesëmarrës në ciklin e parë të projektit MINT (Mentorimi për integrimin e fëmijëve shtetas të vendeve të treta të prekur nga migrimi) në Slloveni kanë krijuar një video në të cilën ata flasin për atë që u pëlqen më shumë në Maribor dhe…
0
323
Save the Children dhe Qendra e Shërbimeve Ligjore dhe Praktikave të Integruara janë duke implementuar projektin "Angazhimi Qytetar për një sistem gjyqësor funksional dhe qasje në drejtësi në Shqipëri", financuar nga Bashkimi Evropian. Grupet e…
0
52
  Fëmijët me aftësi të kufizuar të programit social ‘Tungjatjeta...jete’ ‘’ vijojnë të bëjnë ushtrimet individuale të terapive, pavarësisht situatës së krijuar nga #Covid19. Terapistët e ekipeve të specializuara po vijojnë punën, nëpërmjet…
0
46
  Që nga janari 2016 ARSIS, Organizata Shoqërore e Përkrahjes së të Rinjve është përfshirë në zbatimin e Projektit 4-vjecar "Fuqizimi shoqëror i të rinjve në rrezik" (At-Risk Youth Social Empowerment, shkurtimisht ARYSE).  …
yes
0
6806
Mirë se vini në kursin e Child Hub - QUEST që synon të ndihmojë punonjësit e mbrotjes të kuptojnë sjelljet, qëndrimet, aftësitë dhe veprimet kryesore që duhet të praktikojnë gjatë punës me fëmijët dhe të rinjtë. Të rinjtë duan të krijojnë relata me…
0
424
  UNICEF Shqipëri në kuadër të programit “Internet i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri” lançon konkursin e fotografisë “Une dhe interneti” dhe fton të gjithë fëmijët dhe adoleshentët deri në 18 vjeç për të paraqitur fotografi ose…
yes
0
38
Lidhur me webinarin: Jemi të kënaqur t'ju ftojmë në një webinar me Dr Judie Gannon, Lektore në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (Coaching dhe Mentorim) Shkolla e Biznesit, dhe Dr Peter Jackson, Lektor në të Nxënin Profesionial e te Vazhdueshëm të të…
yes
0
47
  Projekti Childhub i Terre des Hommes Shqiperi, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, do te ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes…
yes
0
210
"Eshtë shumë mirë të jesh pjesë e këtij grupi"; "Unë pres me padurim mbledhjen e grupit tim"; "Kjo duket kaq e drejtë; është e domosdoshme dhe siguruese në të njëjtën kohë" këto janë vetëm disa nga vlerësimet që vijnë nga anëtarët e grupeve të…