Fëmijët me autizëm në Kosovë, numri i të cilëve llogaritet të jetë rreth 500, përballen me problemet e natyrave të ndryshme në veçanti me pamundësinë e arsimimit dhe edukimit të tyre.

Jeta Deva nga asociacioni nacional i autizmit në Kosovë, ka thënë se ende nuk është arritur që të mblidhen të dhëna se sa fëmijë me autizëm jetojnë në Kosovë.

“Në Kosovë nuk kemi statistika të sakta pasi edhe diagnozat janë shumë të vështira. Nuk ka strukturë dhe data bazë që do t’i regjistronin fëmijët me autizëm. Autizmi në shkallë botërore arrin në një në 110 fëmijë. Por, në Amerikë thuhet se janë një në 68 fëmijë”, ka thënë Deva.

Problemet e fëmijëve me autizëm ndërkohë vijnë dhe bëhen më të mëdha në Kosovë, në veçanti në pamundësi të arsimimit dhe edukimit të tyre.

Violeta Hyseni, nga organizata ‘’Autizmi flet’’, njëherësh nënë e fëmijës me autizëm, i tha Radios Evropa e Lirë se vështirësitë e fëmijëve me autizëm në Kosovë po vazhdojnë nga viti në vit dhe problemet më të mëdha shtrihen në integrimin e tyre në shoqëri

“Ka gatishmëri në disa shkolla që t’i pranojnë këta fëmijë në klasa. Mirëpo, më pas hezitojnë për shkak të mos trajnimeve pasi nuk dinë si t’i qasen fëmijëve. Brenda klasës, në pothuajse të gjitha shkollat, janë deri në 35 nxënës dhe këtu është edhe mos gatishmëria e mësimdhënësve që të pranojnë fëmijë me autizëm në klasa. Atyre u duhet të kenë më pak fëmijë në klasë për të marrë edhe fëmijë me autizëm”, ka thënë Hyseni.

Sipas saj, prindërit duhet siguruar vetë asistentët në klasë, duke i paguar me të ardhura vetanake, në mënyrë që fëmijët me autizëm sado pak të mund të ndjekin procesin mësimor.

“Barra më e madhe ju mbetet prindërve. Ata duhet të paguajn asistent për fëmijët e tyre në klasë në mënyrë që t’ia lehtësojnë ecurinë e procesit mësimor mësimdhënësit. Kjo pasi ministria e arsimit nuk merr përgjegjësi të paguajë asistentë për këta fëmijë”.

Por, Lulavere Kadriu udhëheqëse e divizionit për arsimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, për nivelin e arsimit parauniversitar, në Ministrinë e Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se që nga shtatori i vitit 2017, Kosova do të ketë asistentë profesionalë për të punuar në shkolla më fëmijët me nevoja të veçanta.

“Këtë vit, më 2017, do të fillojmë me programin për nivelin e pestë për asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta. Është programi i parë që ofrohet në përgatitjen e asistentëve profesionistë për fëmijët me nevoja të veçanta. Nga muaji shtator do të fillojë të zbatohet, fillimisht në Ferizaj”.

“Është program një vjeçar, por që i përmbledh dy vite. Ofrohet nga ministria e arsimit në bashkëpunim me qeverinë e Luxemburgut dhe standardet sikur edhe programet janë hartuar në bashkëpunim me Pirson të Anglisë”, ka thënë Kadriu.

Ajo ka thënë se një numër i mësimdhënsve janë trajnuar që ta ofrojnë këtë program dhe për herë të parë Kosova do të bëjë aftësimin e asistentëve profesionistë për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta, përfshirë dhe fëmijët me autizëm.

Procesin mësimor në një vit shkollor në Kosovë e ndjekin rreth 390 mijë nxënës të arsimit fillor, në rreth 1200 objekte, me mbi 25 mijë mësimdhënës.

Zyrtarë të ministrisë së arsimit thonë se mbi 6 mijë nxënës me nevoja të veçanta kanë vijuar mësimin.

Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

You might like..

0
Njëri ndër projektet kryesore që pos tjerash edhe identifikon fëmijët më intelegjencë të jashtëzakonshme, është Instituti ATOMI, i cili mundohet që ata nxënës që i identifikojë t’u orfrojë aktivitete edhe shërbime të ndryshme përkrahëse që t’u…
0
Autoritetet komptente në Kosovë, pohojnë se kanë bërë furnizimin me terapi të nevojshme për personat e rritur që jetojnë me HIV, por terapia e nevojshme për fëmijët që bartin këtë virus, mungon. Kështu thotë Alban Gjonbalaj, përfaqësues i…
yes
0
1
    Komuniteti Romë në Evropë varion nga 10 – 12 milion persona, megjithëse është e vështirë të nxjerrësh shifra të sakta meqë shumë prej Romëve nuk e deklarojnë etnicitetin e tyre nga frika e diskriminimit. Kjo i bën edhe pakicën më të madhe në…
0
Drejtoresha ekzekutive e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi, apelon tek institucionet vendore e posaçërisht tek subjektet politike, të cilat janë në fushatë elektorale për zgjedhjet e 11…
0
Ndonëse në Kosovë nuk ka statistika të sakta se sa fëmijë vuajnë nga diabeti apo sëmundja e sheqerit, sipas profesionistëve shëndetësorë, numri i të prekurve nga ky çrregullim po shënon rritje çdo vit. Në krahasimet afatgjate, thuhet se përderisa në…
0
Rrjeti kombëtar i Kosovës për Partneritetit dhe Bashkërendim përmes edukimit të hershëm dhe zhvillimit tek fëmijët në Evropë (PRECEDE), në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin ndërdisiplinor për Zhvillim dhe Mësim (ICDL), është duke ofruar një…
0
1
Personat e verbër, sidomos fëmijët, kanë përfituar përmes ofrimit të mbështetjes financiare nga Ambasada Çeke në Kosovë, me qëllim të integrimit të fëmijëve të verbëar në sistemin shkollor. Mbështetja me teknologji për të verbër nga ambasada e…
0
Drama me pesë pjesë e BBC-së Në Fushën e Kosovës për Radio 4 do të shfaqë materiale të pabotuara më parë nga fituesja dy herë e Çmimit ‘Mercury”. Mbretëria e Bashkuar ka qenë dy dekada më parë një vend shumë më i dhembsur dhe i mëshirshëm nga çfarë…
0
1
Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni, është takuar me anëtarët e forumeve lokale të sigurisë së rajonit të Prizrenit, me ç’rast ka thënë se edhe 73 qytetarë nga Kosova, janë pjesëmarrës në luftërat e huaja. Duke folur për radikalizmin e…
0
Në Maqedoni po shtohet numri i grave dhe fëmijëve që vijnë si refugjatë e bashkë me ta edhe frika prej trafikimeve. EUROPOL-i njofton se rreth 10.000 të mitur të pashoqëruar që kanë ardhur në Evropë janë zhdukur. Gjevgjeli, 8 shkurt – “Ju jeni babai…
0
Janjevë/Lipjan, 13 shtator- Komuna e Lipjanit ka vendosur që familjen e nxënësit N. B, të shkollës “Shtjefën Gjeçovi” të Janjevës ta padisë në gjykatë për pengim të shkollimit të tij. Kjo pasi që vendimi i Komunës saj që mësuesja që pretendohet se…
0
Edhe këtë vit, organizata Balkan Sunflowers Kosova (BSFK), përfituese e grantit nga Terre des hommes zyra në Kosovë, ka organizuar kamp veror për fëmijët. Për tetë vite me radhë, BSFK është duke organizuar aktivitete duke ju dhënë mundësi fëmijëve…
yes
0
1
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për më shumë mundësi për pjesëmarrje. Pjesëmarrja përfshin mënyrat në të cilat fëmijët mund të formësojnë vendimet që ndikojnë tek ata përmes shprehjes së shqetësimeve ose pikëpamjeve të tyre. Ka…
0
GJENEVË, 17 mars 2017 - Një vit pas mbylljes së kufirit të Ballkanit dhe deklaratës BE-Turqi të cilat kishin për qëllim ndalimin e flukseve masive migruese, refugjatët dhe fëmijët emigrantë përballen me rreziqe më të mëdha si ai i dëbimit,…
yes
0
Profile picture for user 28240
Fillimi i shtatorit shenjon një moment shumë të rëndësishëm në jetën e secilit prej nesh, sidomos për faktin që fëmijët rikthehen në shkollë pas muajsh në karantinë. Ky ndryshim, gjithsesi shihet si i parakohshëm nga disa prindër. Në Mbretërinë e…