Raporti i Komisionit për Stereotipet Gjinore në Fëmijërinë e Hershme

‘Stereotipet gjinore janë kudo dhe shkaktojnë dëmtime serioze dhe afatgjata - ky është mesazhi që përcjell raporti i Komisionerit për cështjet gjinore në Angli' - thotë Sam Smethers, Shefi Ekzekutiv i Shoqërisë Fawcett. Fawcett themeloi Komisionin për Stereotipat Gjinorë në Fëmijërinë e Hershme me qëllim që të kërkojë ndryshime në arsim, prindërim dhe sektorin tregtar për të zvogëluar efektet e dëmshme të stereotipave gjinore.

Stereotipat gjinorë janë përgjithësime të pranuara, të cilat përcaktojnë se çfarë është e pranueshme për vajzat dhe djemtë. Sipas raportit, këto kufizime fillojnë herët, mbajnë shumë fëmijë mbrapa dhe shkaktojnë probleme serioze në të gjithë shoqërinë duke kufizuar ndjeshëm potencialin e fëmijëve.

Hulumtimi tregon sesi shoqëria jonë u imponon prirje të ndryshme vajzave dhe djemve për atë që është e përshtatshme për të bërë. Ai hedh dritë mbi mënyrën se si kompanitë përdorin stereotipet për të shitur produkte dhe shërbime fëmijëve dhe si i drejtojnë ata drejt zgjedhjeve stereotipike gjinore. Edukatorët, mediat dhe ndonjëherë prindërit dhe familjet vazhdojnë të riprodhojnë këto prirje të ndryshme në mënyra të shumëfishta.

Sipas raportit, 74% e prindërve pohojnë se njerëzit i trajtojnë vajzat dhe djemtë në mënyra të ndryshme që në vegjëli për shkak të gjinisë, dhe 60% mendojnë se kjo ka pasoja negative.

Fëmijëria e hershme (nga lindja deri në shtatë vjeç) është periudha kur vendosen bazat e një vendi. Hulumtimet tregojnë se për shkak të stereotipave gjinorë, vajzat, deri në moshën gjashtë vjeç, shmangin lëndët për të cilat mendojnë se nëse dikush I zgjedh atëherë ai duhet të jetë " me të vërtetë shumë i zgjuar", gjë që ndikon edhe në periudhat e mëvonshme. Sa i përket djemve, prirjet stereotipike gjinore rezultojnë në zhvillimin e aftësive më të ulëta për të lexuar.

36% e vajzave, shtatë deri në dhjetë vjeç, thonë se të tjerët i kanë bërë të ndjejnë se pamja e tyre është atributi më i rëndësishëm, duke kontribuar në rritjen e pakënaqësisë me trupin, gje që ka çuar në çrregullime të të ngrënit ose përpjekje për vetëvrasje. Prirjet e njerëzve se mashkulli është ai që duhet të mbajë familjen ka rritur nivelet e vetëvrasjeve tek ta.

Supozimet stereotipike gjithashtu kufizojnë ndjeshëm zgjedhjet e karrierës: karriera dhe sektorët e ndryshëm që gratë dhe burrat zgjedhin, sot është shkaktari i 50% të hendekut gjinor të pagave.

Raporti nuk kërkon që gjithçka të jetë neutrale. Në vend të kësaj, ai synon të vërë në pah paragjykimet supozimet mbizotëruese. Ajo gjithashtu ofron rekomandime për Qeverinë dhe sektorin tregtar dhe ndan këshilla praktike për njerëzit e fushës dhe familjet.

Siç tregojnë të dhënat, një përpjekje e përbashkët nga prindërit, arsimtarët, kompanitë dhe qeveria është e nevojshme që gjërat të ndryshojnë. Vetëm një pjesë e shoqërisë nuk mund të bëjë ndryshimin e nevojshëm kur bëhet fjalë për stereotipet gjinore, por të gjithë duhet të punojnë së bashku.

Bashkëkryetari i Komisionit, Profesor Becky Francis beson se ka shpresë: ‘Nëse Qeveria, ndërmarrjet, arsimtarët dhe prindërit ndërmarrin veprime, ne mund të sfidojmë stereotipet dhe të ndryshojmë jetën, duke bërë të mundur që fëmijët tanë të jetojnë me më pak kufizime.’

Botuesi
Publication type
Total pages
96
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
340
  Ky manual është përgatitur në kuadër të projektit "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës me bazë gjinore në Evropë (BRIDGE). Projekti BRIDGE është një projekt dy-vjeçar i zbatuar nën drejtimin e…
0
333
Ky raport përmbledh përparimin që është bërë globalisht drejt barazisë gjinore gjatë vitit 2019. Më shumë vajza kanë qasje në arsim dhe numri i martesave të fëmijëve ka rënë ndjeshëm. Vendet po bëjnë më shumë përpjekje për t'i bërë sistemet…
0
96
  Ky Udhëzues për Menaxhimin e Stresit dhe Vetë-Kujdesit për profesionistët që punojnë me të mitur dhe të rinj në lëvizje të mbijetuar të dhunës me bazë gjinore, është zhvilluar në kuadrin e projektit rajonal BRIDGE si pjesë e aktivitetit të…
0
40
Ky raport u lëshua nga Avokati i Popullit në bashkëpunim me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve. Zyra e UNICEF në Shqipëri bashkëpunoi me Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve (Child Rights Observatory) për të zbatuar Programin “e Fuqizimit të…
0
22
Raporti u botua nga Qendra për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri dhe është i pari i këtij lloji që mbulon të gjithë vendin. Mbledhja e të dhënave bazohet në raportimin që vjen nga platforma online www.isigurte.al, e dedikuar sigurisë online të…
no
0
32
Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve "Duke u ndërtuar" - Historitë e Katër Fëmijëve në Nevojë për Mbrojtje në Shqipëri u hulumtua dhe shkrua për Terre des hommes (Tdh) Misioni në Shqipëri nga Fotis Filippou (konsulent i jashtëm) në bashkëpunim me stafin…
0
32
Sistemi i Mbrojtjes së Fëmijëve "Duke u ndërtuar" - Historitë e Katër Fëmijëve në Nevojë për Mbrojtje në Shqipëri u hulumtua dhe shkrua për Terre des hommes (Tdh) Misioni në Shqipëri nga Fotis Filippou (konsulent i jashtëm) në bashkëpunim me stafin…
0
260
Ministria e Arsimit dhe Shkencës me anë të këtij udhëzimi përcakton rregullat e miratuara nga ISHKP, nën të cilat do të fillojë viti shkollor 2020/21. Në bazë të udhëzuesit përcaktohen përgjegjësitë, masat higjienike mbrojtëse, nivelet e…
yes
0
377
Në ditët e stome, në Shqipëri, paraqitet imediate nevoja për krijimin e një modeli të riintegrimit për fëmijët në konflikt me ligjin. Eksperti ndërkombëtar, Tim Chapman dhe Tdh Shqipëri, në bashkëpunim me të gjithë aktorët kryesorë qeveritarë dhe jo…