Strategjia e BE-së për një luftë më efektive kundër abuzimit seksual të fëmijëve

Në korrik, Komisioni Evropian i dërgoi ​​Parlamentit, Këshillit Evropian dhe EESC (Komiteti Europian Ekonomik dhe Social) një komunikate duke shpjeguar strategjinë e re të BE për një luftë më efektive kundër abuzimit seksual të fëmijëve. Komisioni u alarmua nga statistikat e Europol që tregojnë se abuzimi seksual i fëmijëve dhe shfrytëzimi seksual është përkeqësuar gjatë krizës së Covid-19.

Është vërejtur se teknologjia e enkriptimit end-to-end po keqpërdoret. Qëllimi i kesaj teknologjie është të sigurojë privatësinë dhe sigurinë e komunikimit, por dhunuesit po e përdorin atë për të shpërndarë imazhe ose video të fëmijëve të shfrytëzuar. Në këto kushte, ekziston një nevojë të menjëhershme për të përmirësuar ligjet dhe për të përshtatur legjislacionin me teknologjinë. Strategjia e BE-së do të përdorë tetë iniciativa, që konsistojnë në hetimin, parandalimin dhe asistencën e viktimave. Këto iniciativa përshkruhen më poshtë.

1. Zbatimi i plotë i legjislacionit aktual (Direktiva 2011/93 / BE)

Shtetet Anëtare duhet ta konsiderojnë zbatimin e plotë të Direktivës së Abuzimit Seksual të Fëmijëve si një çështje prioritare. Komisioni do të vazhdojë të përdorë kompetencat e tij sipas Traktateve duke marrë masa ndaj shteteve, nëse është e nevojshme për të siguruar zbatimin e shpejtë të saj.

2. Të sigurohet që legjislacioni i BE mundëson një përgjigje efektive

Në fazën e parë, si një çështje me përparësi, Komisioni do të propozojë legjislacionin e nevojshëm për të siguruar që ofruesit e shërbimeve të komunikimeve elektronike mund të vazhdojnë praktikat aktuale vullnetare për të zbuluar në sistemet e tyre abuzimin seksual të fëmijëve, pas dhjetorit 2020.  Në fazën të dytë, Komisioni do të propozojë legjislacionin e nevojshëm për të trajtuar abuzimin seksual të fëmijëve duke kërkuar që ofruesit përkatës të shërbimeve në internet të zbulojnë materialin e njohur të abuzimit seksual dhe t'u kërkojë atyre që ta raportojnë tek autoritetet publike.

3. Të identifikohen boshllëqet ligjore, praktikat më të mira dhe veprimet prioritare

Komisioni do të nisë në fund të vitit 2020 një studim të gjerë për të identifikuar vakumet ligjore, praktikat më të mira dhe veprimet prioritare në nivelin e BE-së në luftën kundër abuzimit seksual të fëmijëve në internet dhe jashtë linje.

4. Të forcohen përpjekjet e zbatimit të ligjit në nivel kombëtar dhe brenda BE-së

Europol do të krijojë “Innovation Hub and Lab” dhe Komisioni do të sigurojë fonde për të lehtësuar zhvillimin e kapaciteteve kombëtare për të ndjekur zhvillimet teknologjike dhe për të siguruar një përgjigje efektive të zbatimit të ligjit kundër këtyre krimeve.

5. Shtetet Anëtare të mbrojnë më mirë fëmijët përmes parandalimit

Komisioni do të përgatise një rrjet parandalimi ndershteterore për të lehtësuar shkëmbimin e praktikave më të mira dhe për të mbështetur shtetet anëtare në marrjen e masave parandaluese, të vlerësuara në mënyrë rigoroze dhe efektive për të ulur prevalencën e abuzimit seksual të fëmijëve brenda rajonit te BE-së.

6. Një qendër europiane për parandalimin dhe luftimin e abuzimit seksual të fëmijëve

Komisioni do të nisë menjëherë një studim për të krijuar një qendër Evropiane për të parandaluar dhe luftuar abuzimin seksual të fëmijëve dhe për të mundësuar një përgjigje gjithëpërfshirëse e efektive të BE-së kundër abuzimit seksual të fëmijëve në internet dhe jashtë linje.

7. Të stimulohen përpjekjet e industrisë për të siguruar mbrojtjen e fëmijëve në produktet e tyre

Në Forumin e Internetit të BE-së, Komisioni ka nisur një proces me industrinë për të hartuar dhe vlerësuar paraprakisht, deri në fund të vitit 2020, zgjidhjet e mundshme teknike për të zbuluar dhe raportuar abuzimin seksual të fëmijëve në komunikimet elektronike të koduara dhe për të adresuar sfidat dhe mundësitë në luftën kundër këtyre krimeve

8. Përmirësimi i mbrojtjes së fëmijëve në nivel global përmes bashkëpunimit me shumë aktorë

Komisioni do të vazhdojë të kontribuojë në rritjen e standardeve globale për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi seksual duke promovuar bashkëpunimin e palëve të interesuara përmes Aleancës Globale WePROTECT dhe përmes fondeve të dedikuara.

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
1279
Mirëserdhët në Modulet Online të Projektit TiKrijon! Këto video do t’ju shoqërojnë përgjatë një prezantimi të thjeshtë të një Pune novatore Kërkimore me Pjesëmarrje të Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art (PKP), TiKrijon. Projekti TiKrijon…
yes
0
458
Ky udhëzues është hartuar për të forcuar kompetencat e aktorëve të mbrojtjes së fëmijëve. Termi "aktorë të mbrojtjes së fëmijëve" përfshin tre kategori kryesore: Punonjësit Socialë: Profesionistë të cilët kanë kualifikime të akredituara të punës…
0
499
  Raporti i "Shoqërisë Civile në Veprim për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve" synon të identifikojë praktikat inovative dhe më të mira nga projektet e zbatuara përmes skemës së sub-granteve që mund të përsëriten më tej. Mund të shërbejë për…
0
2624
"Dhe aksion! 18 Shembuj të Avokimit të drejtuar nga fëmijët" është një manual me aktivitete shumë interesante të avokimit që janë iniciuar dhe organizuar nga CAC në vitin 2019 në kuadër të fushatës Time to Talk! Time to Talk! – është një …
0
88
Çdo ditë, miliona fëmijë në të gjithë botën janë të nënshtruar ndaj abuzimit, neglizhimit, shfrytëzimit dhe dhunës në mjedise të ndryshme, duke përfshirë edhe në shtëpitë e tyre, shkollat, komunitetet dhe mjediset e punës. Si rezultat, fëmijët…
0
1433
Profile picture
  Ky Manual botohet në kuadër të Projektit “ Mbrojtja e Fëmijëve nga Abuzimi Seksual në Shqipëri” që financohet nga Ambasada Australiane “ Programi i Ndihmës Direkte” dhe zbatohet nga Organizata “ Fëmijët Sot”. Ai jep informacione të thjeshta…
0
49
Më 21 shtator 2020, Komiteti i Përbashkët për të Drejtat e Njeriut, në Mbretërinë e Bashkuar, publikoi raportin ‘Reagimi i Qeverisë ndaj COVID-19: të Drejtat e Njeriut', në të cilin një temë shqetësuese ishte e Drejta për Jetë Familjare për njerëzit…
no
0
93
  CRCA/ECPAT Shqipëri, në partneritet me ECPAT International, Rrjetit PROMISE të Barnahus dhe Divizionit për të Drejtat e Fëmijës të Këshillit të Europës, do të organizojnë Forumin Ndërkombëtar “BARNAHUS: Një model suksesi në mbrojtjen e…
0
482
E botuar nga Instituti për Zhvillimin Jashtë Vendit, 2014. Autorë Paola Pereznieto, Andres Montes, Solveig Routier dhe Lara Langston. Krahas kostos njerëzore që ka dhuna seksuale kundër fëmijëve, ajo ka edhe një kosto të lartë ekonomike në formën e…
0
240
Ky dokument përcakton prioritetet e Këshillit të Evropës në lidhje me mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve për periudhën 2016-2021. Përmban 5 fusha prioritare për garantimin e të drejtave të fëmijëve: mundësi të barabarta, pjesëmarrje, një jetë pa…
0
320
  Programi i trajnimit “Prindërim i Vetëdijshëm për Çështjet Gjinore” synon të shërbejë si një guidë teorike dhe praktike në aktivitetet e trajnimit, që kanë si qëllim të rrisin pjesëmarrjen e djemve dhe burrave në procesin e edukimit, qoftë në…
0
92
  Komisioni Europian ka prezantuar Atlasin online të “Migrimit”, me të dhëna për 198 shtete dhe informata të cilat përditësohen rregullisht. Ju mund të shikoni trendet, statistikat dhe demografitë e shteteve, si dhe të gjeni informata të cilat…
yes
0
766
Rreth webinarit: Child Protection Hub në bashkëpunim me Asociacionin e Psikologëve të Kosovës do të realizojnë një seri të webinareve të cilat do të trajtojnë çështje të ndryshme të lidhura me mbrojtjen e fëmijëve dhe shëndetin mendor. Kjo…