Neni 7 i Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (KDPAK) përcakton se:

1. Palët duhet të sigurojnë që fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të drejtë të shprehin lirisht pikëpamjet e tyre mbi çdo çështje që prek interesat dhe pikëpamjet e tyre, duke u dhënë peshën e duhur në përputhje me moshën dhe pjekurinë, në kushte të barabarta me fëmijët e tjerë dhe tu garantohet asistencë sipas moshës dhe aftësive të kufizuara në mënyrë që ta kuptojnë këtë të drejtë.

 

Përmbledhja e më poshtme paraqet disa nga praktikat më të mira sipas [1]UNICEF-it rreth vendit dhe mënyrës se si fëmijët me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë në procese vendimmarrje që mund të ndikojë në jetën e tyre.

 

Ku mund të përfshihen fëmijët me aftësi ndryshe?

 

Mundësitë për përfshirje të fëmijëve me aftësi të kufizuara duhet të jenë njëjta si ato të të gjithë fëmijëve të tjerë. Shumëçka mund të bëhet për fëmijët me aftësi të kufizuara në nivel lokal. Fëmijët mund të informojnë komunitetin për situatat apo pengesat që hasin si fëmijë me aftësi të kufizuara dhe mund të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjeve dhe kapërcimin e pengesave nëpërmjet përfshirjes në komunitetet lokale, organizata të udhëhequra nga fëmijët, këshillat e shkollës, këshilla/parlamente të rinjsh, etj. Për shembull, UNICEF-i shpjegon se një fëmijë me aftësi të kufizuara mund të shpalosë pikëpamjet e tij në lidhje me sistemin lokal të transportit apo në projektimin e këndeve të lojrave. Gjithashtu fëmijët mund të kryejnë apo të japin ndihmesën e tyre në studime në lidhje me politikën e informimit apo auditimit e shërbimeve lokale për të parë nëse këto të fundit janë miqesor ndaj personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu ata mund të nxisin dialogun në komunitet në lidhje me paragjykimet apo përjashtimin nga komuniteti dhe mënyrën se si mund të reduktohet një gjë e tillë. Kjo mund të realizohet me anë të shkrimeve të tyre për gazetat lokale apo pjesëmarrjes në nisma të mediave sociale. Fëmijët me aftësi të kufizuara mundet gjithashtu të ofrojnë informim në lidhje me aftësitë e tyre të kufizuara për bashkëmoshatarët.

 

Në nivel kombëtar, fëmijët me aftësi të kufizuara mund të marrin pjesë në qeverisje duke pasur mundësi pjesëmarrje në reforma ligjore, politikëbërje, planifikim, mbledhje të dhënash dhe shpërndarjen e burimeve[2]. Ata mund të përfshihen në procese kërkimore apo të paraqesin idetë e tyre në lidhje me aftësitë e kufizuara në forume kombëtare dhe ndërkombëtare. Fëmijët me aftësi të kufizuara mund gjithashtu të përfshihen në procese raportuese në Komitetin për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

 

Si mund të përfshihen fëmijët me aftësi të kufizuara?

 

Mund të përfshihen në një ambjent të veçantë (në kuptimin e një hapësire të posaçme për fëmijët me aftësi të kufizuara) apo në ambjente gjithëpërfshirëse me kushtin që fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë të gjitha mundësitë për pjesëmarrje. Megjithatë, nëse një fëmijë zgjedh një mjedis të veçantë ku të përfshhet, duhet ti sigurohet një vend i sigurtë ku të zhvillojë këndvështrimet si fëmijë me aftësi të kufizuara, këndvështrime të cilat nuk do të mund të shfaqeshin në një ambjent më gjithëpërfshirës. Përfshirja duhet të jetë gjithnjë rezultat i miratimit, të jetë vullnetare, etike, e ndjeshme ndaj çështjeve të aftësive të kufizuara, dhe me respekt ndaj tyre.

 

UNICEF evidenton tre nivele të ndryshme të përfshirjes:

  1. Përfshirje Këshillimore - rasti kur të rriturit flasin me fëmijët me aftësi të kufizuara në lidhje me eksperiencat e tyre. Kjo lloj përfshirje ndodh me nismë të/dhe drejtuar nga të rriturit por pranon se fëmijët me aftësi të kufizuara kanë aftësitë e duhura për të informuar të rriturit në procesin e vendimmarrjes.
  2. Përfshirje bashkëpunuese - është kur të rriturit dhe fëmijët përfshihen aktivisht në çdo fazë të një vendimmarrje apo projekti. Ky është një partneritet mes të rriturve dhe fëmijëve në një vendimmarrje të përbashkët, duke i dhënë pushtet fëmijës. Për shembull, rasti kur një fëmijë mund të bashkëpunojë në një proces kërkimor apo hartim politikash. Një shembull i përfshirjes nëpërmjet bashkëpunimit mund të vërehet në Estoni. Ombudsman-i për fëmijë ka formuar një komitet këshillimor të fëmijëve, duke përfshirë fëmijët me aftësi të kufizuara,  me përkatësi në organizata të ndryshme rinore në Estoni. Komiteti jep asistencën përkatëse në procesin e vendimmarrjes së Ombudsman-it[3]
  3. Përfshirje e drejtuar nga fëmijët - rastet kur fëmijët kanë mundësi të ndërmarrin nisma për aktivitete dhe të mbrojnë të drejtat e tyre. Kjo formë i mundëson fëmijëve identifikimin e çështjeve delikate dhe kontrollin e procesit. Në këtë rast, të rriturit marrin rolin e lehtësuesve të procesit dhe jo nismëtarëve. Për shembull, fëmijët mund të mbrohen nëpërmjet gjykatave, mekanizmave të ankimimit, apo shkëmbimit të informacionit me moshatarët.

 

Krijimi i një mjedisi gjithëpërfshirës:

Së pari, është e rëndësishme të shihet nëse mjedisi i lejon të gjithë të marrin pjesë si të barabartë (d.m.th a ekzistojne rampat apo dyer të gjëra mjaftueshem). Ka disa lloje aftësish të kufizuara ndaj është e rëndësishme të përshtaten nevojat individuale të fëmijëve bazuar në kufizimeve përkatëse. Fëmija gjithashtu duhet të pyetet se si mund të plotësohen më së miri kushtet për të. Megjithatë, duhet të shmanget dhënia e ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara me përjashtim të rasteve kur ata kanë nevojë apo kur e kërkojnë një gjë të tillë. Duhet të jemi të hapur për ndryshime dhe për të krijuar kushte për fëmijët. Dhe të kuptohet se çdo fëmijë ka diçka për ti dhënë grupit por ka mënyrë të veçantë për ta transmetuar. Gjithashtu, duhet të përqëndrohemi në pikat e forta të fëmijës.

 

Në organizime në grup duhet të llogaritet kohë e mjaftueshme që fëmijët të njohin njëri-tjetrin. Të motivohen fëmijët me aftësi të kufizuara që të kontribuojnë dhe të ndajnë detyrat njësoj si fëmijët e tjerë. Të paraqiten veprimtari të cilat ndihmojnë fëmijët që të mësojnë më shumë në lidhje më eksperiencën e aftësive të kufizuara. Të nxitet puna në skuadër dhe krijimi i grupeve gjatë aktiviteteve në mënyrë që të ndihmohen ata që kanë nevojë. Kjo gjë do të krijojë një atmosferë të mundësive të barabarta.

 

Për më shumë informacion mbi mënyrat e krijimit të hapsësirave të susksesshme për përfshirje ju lutemi referohuni në:

 

UNICEF (Qershor 2013) Na Merrni Seriozisht: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Vendime që Ndikojnë në Jetën e Tyre. E disponueshme në

 

Përgatiti Emma Anderson Child Protection Hub për Evropën Jug Lindore, Dhjetor 2016

Burime:

Europa e Përfshirjes (Qershor 2014) Të drejtat e Fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadrin e të Drejtave Ndërkombëtare të njeriut dhe Politika e Bashkimit Europian: Normat, Shqetësimet dhe Mundësitë. Mund ta gjeni në
UNICEF (Qershor 2013) Na Merrni Seriozisht: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Vendime që Ndikojnë në Jetën e Tyre. Mund ta gjeni në
Konventa e KB për të Drejtat e Personave me aftësi të Kufizuara (KDPAK), Neni 7.     Mund ta gjeni në: http://www.un.org/disabilities/convention/conventionfull.shtml

 

Translated by Antoneta Hastoci and Klaudia Shima for Child Protection Hub in 2017.

 

[1] UNICEF (Qershor 2013) Na Merrni Seriozisht: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Vendime që Ndikojnë në Jetën e Tyre. Mund ta gjeni në

[2]UNICEF (Qershor 2013) Na Merrni Seriozisht: Angazhimi i Fëmijëve me Aftësi të Kufizuar në Vendime që Ndikojnë në Jetën e tyre:14

[3] Europa e Përfshirjes (Qershor 2014) Të drejtat e Fëmijëve me aftësi të kufizuara në kuadrin e të Drejtave Ndërkombëtare të njeriut dhe Politika e Bashkimit Europian: Normat, Shqetësimet dhe Mundësitë. Mund ta gjeni në

Publication type
Total pages
2
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
6532
Fëmijët kanë të drejtë të ndikojnë tek vendime që i prekin ata, dhe fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk u jepet mundësia që zëri i tyre të dëgjohet. Kjo për shkak të paragjykimeve dhe stigmës  për invaliditetin si dhe gjithashtu prej…
0
32
Drejtoresha e OJQ-së ‘Save the Children’ në Shqipëri, Anila Meco, shprehu shqetësimet e saj në lidhje me të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta, veçanërisht për kushtet e shkollimit. Ajo tha për Euronews Albania se qeveria duhet të marrë masat e…
yes
0
3628
Krahas faktit që 28 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian e kanë ratifikuar UNCRC-në (Konventa mbi të Drejtat e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara), dhuna që dëmton jetët e miliona fëmijëve në Evropë ende vazhdon. Tek ky raport FRA (Agjencia Evropiane…
yes
0
4196
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë nevojë për më shumë mundësi për pjesëmarrje. Pjesëmarrja përfshin mënyrat në të cilat fëmijët mund të formësojnë vendimet që ndikojnë tek ata përmes shprehjes së shqetësimeve ose pikëpamjeve të tyre. Ka…
yes
0
146
Pjesëmarrja e fëmijëve në të gjitha aspektet e shoqërisë moderne është tejet e rëndësishme për zhvillimin e mirë të fëmijëve. Për më tepër, është po aq e rëndësishme që fëmijët që i përkasin grupeve vulnerabël dhe që janë të margjinalizuar në…
0
83
  Ky është një liberth që përmban praktikat positive, mësimet e nxjerra dhe rekomandimet për punën me fëmijet me aftësi ndryshe/ kufizuar është hartuar në përmbyllje të projektit "Mbrojtja e fëmijes me aftësi të kufizuar - Qasje Sistematike"…
0
85
Qëllimi, socializimi dhe përfshirja në shoqëri. UNICEF-i dhe Komiteti Olimpik për fëmijë me aftësi të kufizuara nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në aktivitete sportive. Me këtë marrëveshje…
0
57
Rreth Webinarit: Ky seminar prezantohet nga Shoqata Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit dhe Neglizhimit të Fëmijëve (ISPCAN) në partneritet me Qendrën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore. Ky webinar përmban Dr. Shabina Ahmed,…
0
1667
Çfarë është TikTok-u? TikTok është një aplikacion për krijimin dhe shpërndarjen e videove, shpesh të shoqëruara me tinguj. Ky aplikacion është nisur dy vjet më parë dhe ka më shumë se 800 milion përdorues aktivë në të gjithë botën. Pothuajse çdo…
0
121
  Ky Udhëzues u shërben profesionistëve që punojnë me fëmijët dhe familjet që përdorin një qasje të menaxhimit të rasteve në vendet me të ardhura të mesme dhe me të ardhura të ulëta. Ai përmban informacione se si të punohet me fëmijët me aftësi…
0
446
Përfshirja e Romëve është një ekonomi e thjeshtë për Rumaninë. Me një popullsi që po plaket dhe me një minoritet Romë të ri dhe në rritje, Rumania nuk mundet t’i lër pas fëmijët dhe të rinjtë Romë dhe familjet e tyre. Romët e Rumanisë aktualisht…
0
159
Përfshirja e Romëve është një ekonomi e thjeshtë për Rumaninë. Me një popullsi që po plaket dhe me një minoritet Romë të ri dhe në rritje, Rumania nuk mundet t’i lër pas fëmijët dhe të rinjtë Romë dhe familjet e tyre. Romët e Rumanisë aktualisht…
0
102
  Publikuar nga Fondacioni KingBaudouin, 23 Maj 2015. Autor GeoffMeade.   Në vitin 2007, Fondacioni KingBaudouin (KBF) hartoi Programin për Ri/integrimin e Viktimave të Trafikimit (TVRP), i cili u zbatua deri në vitin 2014 në Shqipëri,…
0
7
Në Mbretërinë e Bashkuar izolimi është drejt fundit këtë javë dhe Krishtlindjet pritet të jenë më të qeta, me mundësinë për të vizituar të afërmit. Komisioneri i Fëmijëve në Angli i pyeti ata si mendojnë se do të duken Krishtlindjet këtë vit. Shumë…