Te ky botim i Childhub, do të mësoni 60 fakte bazë mbi gjendjen e drejtësisë për të mitur në Evropë, përfshirë informacion historik, zhvillime, statistika si dhe fakte të tjera interesante.

Historia

Zhvillimi për të trajtuar në mënyrë të ndarë kundërvajtësit e mitur, doli në Evropë në fillim të shekullit të 20.

Te ish Jugosllavia u krijua një sistem specific drejtësie për të miturit në fund të viteve 1920 ndërsa Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale u krijuan në 1929.

Gjykatësi I parë për të mituri është emëruar në Perandorinë Austro – hungareze  – Fran Milčinski, I cili u emërua në Lubjanë në 1909.

Ndryshime të rëndësishme u prezantuan në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos rreth 1950, përfshirë zbutjen e sanksioneve dhe heqjen e burgimit përjetë për të miturit.

Standardet Ndërkombëtare mbi të drejtat, statusi dhe roli i fëmijëve në procese penale, civile dhe administrative në Evropë:

Konventa e OKB-së mbi Të Drejtat e Fëmijëve (CRC);

Rregullat e 1985 të OKB-së mbi Standardet Minimale për Administrimin e Drejtësisë për të Mitur,

Udhëzues të Komisionit të Ministrave të Këshillit të Evropës për drejtësi miqësore për të miturit dhe një numër direktivash dhe rregulloresh të BE-së.

Përkufizime

Mosha (Minimale)e përgjegjësisë penale: mosha specifike nën të cilën fëmija nuk konsiderohet në gjendje të kryejë një vepër penale dhe nuk është subjekt i ndjekjes penale ose sanksioneve.

"Interesi më i lartë" : një standard që përdoret për të vendosur se cilat sanksione apo praktika do të ishin më të dobishme për fëmijë dhe ku duhet ta mbështes dispozitën apo dënimin gjyqtari për të miturit.

Programe mbështetur tek komuniteti: trajtimi, shërbimet dhe/ose supervizimi që bëhet për të rinjtë si pjesë e programeve të ndryshimit apo si kusht i shërbimit të provës, shërbimet që përdoren për të rinjtë në komunitet në vend të burgosjes.

Akt kriminel/kundërvajtje: një veprim që kryhet nga një i ri që do të përbënte krim nëse do të kryhej nga një i rritur. Kundërvajtje në qarkullimin rrugor, shkelje të vogla (si arratisja nga familja) që gjobiten me gjoba të ulëta, zakonisht nuk konsiderohen akte kriminale. PLATFORMA PER MBROJTJEN E FEMIJEVE PER EVROPEN  JUGLINDORE PLATFORMA PER MBROJTJEN E FEMIJEVE PER EVROPEN  JUGLINDORE PLATFORMA PER MBROJTJEN E FEMIJEVE PER EVROPEN  JUGLINDORE

Arrestimi: mbajtja e një të riu në arrest të përkohshëm para gjyqit, në një ambient sigurie. Arrestimi vendoset kur gjyqtari përcakton se i riu duhet të qëndrojë në ambiente sigurie para seances gjyqësore për sigurinë e tij/saj dhe për atë të publikut, për të garantuar praninë e tij/saj në seancë.

Diversioni: një sistem me procedura dhe programe që janë krijuar për të kanalizuar disa të rinj larg proceseve gjyqësore për të mitur, sidomos ata që kanë kryer shkelje për herë të parë apo për të rinjtë akti i të cilëve ishte si pasojë e shëndetit mendor apo abuzimit me substanca dhe që kanë nevojë për trajtim të përshtatshëm dhe për shërbime në komunitet.

Shlyerja: ligje që lejojnë që të dhënat për të miturit të fshihen dhe të shkatërrohen kur i riu arrin një moshë të caktuar që precedentët penalë të mos pengojnë individët të jenë anëtar aktiv të shoqërisë.

Gjykata për të Mitur: një gjykatë që ka juridiksion për çështjet që përfshijnë fëmijë të një moshe të caktuar, zakonisht nën 18 vjeç.

Dëmshpërblimi: pagesa që urdhëron gjyqtari t’i bëhen viktimës së një krimi ose tek llogaria e viktimës si pjesë e dispozitës ose dënimit dhe zakonisht bazohen tek masa e dëmit që ka shkaktuar viktima.

Shifra

19 % e popullsisë së BE (95 milion) janë nën 18 vjeç.

Çmohet se 3.8 milion shtetas të vendeve të treta(TCN) nën 18vjeç janë në BE dhe se 1.6 milion shtetas të BE-së nën 18 vjeç jetojnë në një vend të BE-së që nuk është vendi i tyre.

Tek 18 Shtetet Anëtare (MS) mbi 0.5 milion fëmijë kanë pasur kontakt zyrtar me policinë ose sistemin e drejtësisë në 2010.

Nga 22 SHA mbi 0.3 milion fëmijë janë dënuar për një krim në 2010.

Në 1977 në Slloveni, të miturit kishin kryer 18% të numrit total të krimeve ndërsa në 2003 kjo shifër ishte rreth 14%.

Është rregull në Estoni dhe në vende të tjera që viktimat nuk raportojnë në polici.

Policia njoftohet më shumë që fëmija është viktimë e vjedhjes apo grabitjes dhe marrin një në pesë incidentëve midis dy grupeve, ndërsa katër incidente mbeten të fshehta.

Incidentet më pak të raportuara janë krimet e urrejtjes (10%)dhe bullizmi kibernitik (7%).

Në 2013 në Shqipëri, 1,535 fëmijë nga mosha 14 dhe 18 vjeç janë arrestuar dhe dënuar për vepra penale, që kanë qenë disi më pak se në  2014,me1,506 fëmijë.

Në 2014 në Shqipëri, 67 fëmijë kanë qëndruar në paraburgim për më shumë se gjashtë muaj, ku gjashtë muaj është periudha maksimale që duhet të qëndrojë në para burgim një fëmijë në vendet Evropiane.

Në Shqipëri, thuajse katërfishi i fëmijëve kanë qëndruar për më shumë se nëntë muaj në paraburgim në 2014 krahasuar me 2011, ndërsa ka pasur fëmijë që janë mbajtur në paraburgim më shumë se një vit në Shqipëri.

Shumica e të rinjve që kryejnë kundërvajtje në Evropë trajtohen jashtë dyerve të gjykatës me masa alternative si për shembull në Belgjikë rreth80%, Gjermani rreth 70%.

Ka pasur rënie prej19 % të veprave penale që kryejnë të miturit në Estoni, nga2013-2014.

Në 2014, kundërvajtjet penale në Estoni përfshinin abuzim fizik (44%), vjedhje (42%), ndërsa sjelljet e gabuara nga të miturit përfshinin abuzim me alkolin (34%) duhanin (25%) dhe rregullat e qarkullimit rrugor (23%).

Tendenca të përgjithshme në BE

Të gjitha ndjekjet penale që përfshijnë fëmijë mbarohen në kohën sa më të shkurtër të mundshme, duke pasur parasysh se vonesat mund të kenë efekt negativ tek ata.

Tek gjysma e SHA, vetëm përfaqësuesit ligjor dhe kujdestarët (zakonisht prindërit) kanë kompetencat për ta çuar një çështje në gjykatë për procedura civile dhe administrative, përveç përjashtimeve si arsye ligjore apo kur jep autorizim prindi.

Në shumicën e SHA,MMPP (Mosha Minimale e Përgjegjësisë Penale) është14 ose 15 vjeç, vetëm pesë juridiksione e kanë më të ulët MMPP (Irlanda – 12, dhe MB – Angli, Uells and Irlanda e Veriut  – 10 ndërsa Skocia – 12.)

Kur gjykohet së fëmijët nuk mbajnë dot qëndrim ligjor për të nisur procedimin, ata do të mbështeten tek përfaqësuesit ligjor ose kujdestarët që t’ju mbrojnë të drejtat.

Në shumicën e MS, gjykatat civile kanë kompetencë të trajtojnë raste të fëmijëve në për çështje familjare dhe punësimi, ndërsa gjykatat administrative shqyrtojnë çështje për azilin, emigracionin, arsimin dhe japin sanksione administrative.

Të gjitha SHA (përveç Letonisë) kanë dispozita që lejojnë gjykatat të vendosin masa që mbrojnë fëmijët që po vuajnë (ose që ka gjasa të vuajnë) nga dëmi i konsiderueshëm gjatë procedimit, p.sh. kujdestaria e përkohshme e fëmijës, pagesa e përkohshme e ushqimit, mbështetje e fëmijës, urdhra mbrojtje dhe urdhra kufizimi.

Shumica e SHA kanë rregulla sigurie për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve të dyshuar kur i ndalon policia, p.sh. e drejta për të kontaktuar prindin ose një person tjetër që kanë besim.  

Shumica e ShA-ve i njohin të drejtat e fëmijëve gjatë procedimeve civile dhe administrative për të marrë informacion mbi të drejtat e tyre dhe sistemet dhe procedurat e përfshira.   

Është e rrallë mbrojtja që garanton informacionin për fëmijët viktima dhe dëshmitarë që të informohen në mënyrë të përshtatshme mbi të drejtat e tyre dhe procedurat, nuk respektohen në 6 nga shtetet anëtarë, shpesh zbatohen në mënyrë rastësore.

14 SHA kanë krijuar njësi të posaçme brenda forcës së tyre policore për të trajtuar fëmijët të dyshuar/kundërvajtës dhe/ose fëmijët viktima dhe dëshmitarë.

Në disa SHA, ka ambiente të posaçme për fëmijët në paraburgim, për shembull Qendra e Drejtësisë për të Miturit dhe Kundërvajtësit e Rinj në Belgjikë, Gjermani, Irlandën e Veriut.  

Disa SHA adoptojnë masa për të parandaluar vonesat nga proceset gjyqësore: nëpërmjet afateve kohore që vendosin gjykatat për pjesëmarrësit, p.sh. 8 SHA kanë vendosur periudhën maksimale për rastet që përfshijnë fëmijët të dyshuar (nga dy javë në Finlandë deri në 6 muaj në Kroaci dhe Skoci, mesatarisht varion nga 2-3 muaj).

Shërbime të specializuara janë të disponueshme për fëmijët dhe familjet e tyre tek 18 SHA (pa pagesë në 12 SHA): mbështetje dhe udhëzim për të garantuar që të mos ketë masa të padëshiruara nga procesi gjyqësor për marrëdhëniet familjare: duke pasur disponueshmëri tek të gjitha fazat e procedurave.  

Tek 22 SHA, është e detyrueshme për përfaqësuesit ligjor, kujdestarët, kujdestarët ad litem, të afërm në moshë madhore ose avokatë që të jenë të pranishëm kur intervistohet fëmija.

Tek 24 SHA ka dispozita mbi të drejtat e fëmijëve që të marrin ndihmë ligjore gjatë procedurave, përfshirë punonjësit social / përfaqësues të posaçëm.

Të gjitha SHA garantojnë për fëmijët e dyshuar/kundërvajtësit që të kenë të drejtën të dëgjohen gjatë procese gjyqësore.

Fëmijët e dyshuar/kundërvajtës që nuk flasin dhe nuk kuptojnë gjuhën  kanë të drejtën për përkthim gjatë seancave gjyqësore tek 16 SHA, ndërsa fëmijët viktima dhe dëshmitarë e gëzojnë këtë të drejtë në më pak se një e treta e shteteve të SHA-së.

E drejta për përfaqësim ligjor për të rinjtë e dyshuar njihet tek të gjitha SHA, dhe kjo vlen për të gjitha fazat e procedimit në shumicën e SHA-ve, me tek tuk përjashtime gjatë fazës së hetimit (p.sh. Finlandë, Hollandë, Skoci).

Fëmijëve të dyshuar ju jepet një këshill mbrojtës i detyrueshëm në 23 SHA.

Të gjitha SHA-të kanë procedura për të kufizuar palët e treta të kenë informacion  mbi precedentët penalë të fëmijës, përveç Maltës ku krimet që kryejnë fëmijët nuk regjistrohen tek të dhënat penale. Shumica e SHA-ve i fshijnë automatikisht pas një periudhe të caktuar kohore, që varion nga një vit (Çekia) deri në dhjetë vjet (Lituani).   

Mekanizmat për dëmshpërblim ekzistojnë tek SHA-të për fëmijët që janë diskriminuar gjatë procedurave gjyqësore, p.sh. e drejta për t’u ankuar  

Tek Komisioni i barazisë ose tek Avokati i Popullit, e drejta për të depozituar ankesë në gjykatën civile ose  penale.

Fakte për disa shtete

Në Slloveni, të rinjtë kundërvajtës ndahen në disa grupe: fëmijë (nën moshën 14 vjeç) të cilët nuk dërgohen në gjykatë, por i trajton rastet agjencia për mirëqenien; të mitur të rinj (nga mosha 14 – 16 vjeç) ndaj të cilëve vendosen masa edukative: të mitur të rritur (mosha 16 deri në 18 vjeç); për të cilët si rregull duhet të jepen masa edukative, por me raste të veçanta mund të dënohen (gjobë ose burg për të mitur).  

Në Bullgari dhe Rumani, fëmijët nga mosha 14 vjeç e sipër kanë të drejtën të çojnë çështje në gjykatë ,për të gjitha fushat, me miratimin e prindit/kujdestarit ligjor;

Në Gjermani, mosha minimale procedurale është 14 vjeç në familje dhe vendojse në institucione për raste të rralla, 15 për punësim dhe 16 për migracion dhe azilin.

Në Rumani ka vetëm një gjykatë të specializuar ndërsa në Shqipëri nuk ka Gjykatë për të Mitur.
Në Austri, është e detyrueshme që gjyqtarët dhe prokurorët që punojnë tek sistemi i drejtësisë penale të kenë përvojë në mbrojtjen e fëmijëve, përfshirë 4 vite trajnim juridik, me fokusin tek të drejtat dhe nevojat e fëmijëve, përvojë profesionale në edukim, punë sociale /fushë tjetër të dobishme.

Brigada specifike operojnë në Francë dhe Suedi që trajtojnë çështjet e drejtësisë për të mitur që janë përgjegjës për të hetuar dhe intervistuar viktimat fëmijë (fëmijët dëshmitarë).

Danimarka dhe Franca kanë një sistem për të zgjidhur sa më shpejt çështjet e fëmijëve të dyshuar.

Në Rumani, fëmijët e dyshuar kanë të drejtën të dëgjohen vetëm njëherë nga gjyqtari, kufizim ky që nuk ekziston për të rriturit;

Në Lituani e drejta e fëmijëve të dyshuar për t’u dëgjuar është një nga më të përhapurat në BE: gama e veprimtarive që mund të iniciojnë / marrin pjesë përfshin seancat parapërgatitore dhe/ose seancat në gjyq, ndër të tjera: depozitojnë një ankesë për sjelljen e autoriteteve hetuese; marrin informacion paraprak mbi rezultatin e ekspertizave; të marrin kopje të materialeve të çështjes; të shprehin mendime për cdo gjë që diskutohet.

Gjermania ka kritere në bazë të meritës për ndihmë ligjore falas për fëmijët e dyshuar: seanca kryesore mbahet tek Gjykata e Lartë Rajonale/Gjykata Rajonale; fëmija i akuzuar për krim; procedimi mund të rezultojë me një urdhër që ndalon të drejtën për të ndjekur një profesion; fëmija i akuzuar ka qenë në institucion të paktën tre muaj sipas urdhrit të gjykatës/ me aprovim të gjyqtarit

fëmija do të lirohet nga institucioni të paktën dy javë para fillimit të seancës kryesore: dhe të tjera.

Në Kroaci, monitorimi i të drejtave të fëmijëve në procese gjyqësore është përgjegjësia e Avokatit të Popullit për Fëmijët, për të mbrojtur dhe monitoruar të drejtat dhe interesat e fëmijëve për të gjitha llojet e procedurave administrative dhe procedurave gjyqësore.

Burime:

Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme për Drejtësinë dhe Konsumatorët, Përfshirja e Fëmijëve tek Procedimet Penale, Civile dhe Administrative tek 28 Shtetet Anëtare, Komisioni Evropian 2015. Print.

Filipčič, Katja. Raport Kombëtar për të Drejtën e Drejtësisë Penale në Slloveni, Fakulteti i Juridikut, Universiteti i Lubjanës. Print.

Komisioni Ndërkombëtar për Drejtësinë për të Mitur: Kërkime dhe Përzgjedhje e Praktikave më të Mira për Drejtësinë për të Mitur tek 28 Shtetet Anëtare, Bruksel: International Juvenile Justice Observatory, 2015. Web. Kërkimi Evropian për Drejtësinë për të Mitur, Volumi I.

Dokument i përgatitur nga Simona Demkovà për Platformën për Mbrojtjen e Fëmijëve për Evropën Juglindore, Qershor 2016.

 

 

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
537
  Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur ose ndryshe ligji numer 37, është miratuar nga Parlamenti Shqiptar më 30 Mars 2017. Ky Kodi përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me…
yes
0
5069
Në këtë publikim Childhub, ka hartuar një listë me 50 fakte në lidhje me komunitetin romë në Evropë. Lista përfshin fakte mbi historinë e Romëve, kulturën, persekutimet të cilat janë ballafaquar, diskriminimin aktual që po pengon progresin…
0
265
Shpesh mendojmë se zhvillimi i fëmijës lidhet vetëm me strukturën e trurit, por në të vërtëtë, gjenet, përvojat, mosha dhe mjedisi janë po aq të rëndësishme. Sistemet fiziologjike, në lidhje me funksionin e zemrës dhe mushkërive, tretjen, prodhimin…
yes
0
78
  Në 2018en, misioni i Terre des hommes Shqipëri ka filluar të zbatojë projektin "Qasjet restauruese – Alternativë për fëmijët në konflikt me ligjin”, projekt i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Terre des hommes Shqipëri,…
yes
0
760
Kjo video tërheq vëmendjen në 5 fakte në lidhje me fëmijët dhe adoleshentët dhe përhapjen e industrisë së seksit në internet, e cila rezulton në shfrytëzimin e përhapur seksual të të rinjve. Ato janë si më poshtë: 1) po rritet zhvatja…
0
9
Oda e Avokatëve dhe UNICEF-i ka organizuar një takim lidhur me qendrën edukuese-korrektuese të të miturve në Kosovë. Në takim, u diskutua për pozitën e të miturve që ka të bëjnë me procedurën penale. Gjatë takimit, pjesëmarrësit diskutuan edhe për…
0
130
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëveprim të ngushtë me policinë e disa shteteve evropiane (Hungari, Kroaci, Slloveni dhe Itali) dhe në përkrahje të EUROPOL-it, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me…
0
7
  Përmbajtjë e këtij materiali synon të japë udhëzime se si mund të flasim rreth Koronavirusit në mënyrë të thjeshtë, të qartë dhe bindëse, duke adresuar njëkohësisht emocionet që fëmijët mund të ndjejnë gjatë fëmijërisë së hershme.
0
889
  Një artikull i publikuar së fundmi nga Save the Children ka treguar që 27% e viktimave të trafikimit janë fëmijë. Ky artikull ka si qëllim kryesor të sqarojë disa mite që ekzistojnë në lidhje me çështjen e trafikimit të…
0
52
Ky raport i përgatitur nga Ursula Kilkelly, Louise Forde, Deirdre Malone dhe publikuar nga Observatori Ndërkombëtar i Drejtësisë për të Mitur sjell së bashku një vlerësim gjithëpërfshirës të standardeve kryesore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me…
0
10
Sipas Komitetit të Përhershëm për Drejtësinë dhe Rininë (SCYJ), që është një aleancë kombëtare e 60 organizatave bamirëse dhe organizatave rinore, në Angli dhe Uells, sistemi aktual i rekordeve penale u bën të pamundur të rinjve të lënë pas gabimet…