Për t'u regjistruar dhe bërë kursin në Childhub Academy ju duhet të hyni si anëtar në Childhub

Për kë është ky kurs?

Kursi është krijuar për stafin më përvojë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të kujdesit, të cilët kanë ose do të kenë përgjegjësi të kontrollojnë punën e pjesës tjetër të stafit. Pritet që pjesëmarrësit të kenë kualifikime profesionale ose diplomë. Pjesëmarrësit duhet të vijnë nga agjenci të ndryshme, që ofrojnë mbrojtje për fëmijët dhe shërbime kujdesi. Me mbrojtje direkte për fëmijët dhe shërbime kujdesi, nënkuptojmë një agjenci (qeveritare ose OJQ) që ndërhyn direkt tek jeta e fëmijës dhe familjes, ose ofron kujdes direkt për fëmijët.  Këto shërbime mund të jenë në terren ose në institucion. Shërbimet në terren janë ato shërbime që ofrohen nga zyra në një zonë lokale. Institucionet mund të jenë shtëpitë e fëmijëve, shërbimet për aftësitë e kufizuara, qendrat e ndalimit, në fakt çdo shërbim ku dërgohen fëmijët për t’u kujdesur, jashtë shtëpisë.    

Çfarë do të mbulojë kursi?

Kursi do të eksplorojë atë që nënkuptojmë me supervizim, si ka ndikim në praktikë dhe si të zhvillohet për të pasur një sistem supervizimi në agjencinë tuaj. Do të eksplorohet një model pune supervizimi si dhe mënyrat që duhen për të krijuar sistemin e supervizimit. Skenaret e rastit dhe klipet nga praktika e supervizimit do të përdoren për të ilustruar praktikën e supervizimit.

Si është struktura e kursit?

Kursi është i ndarë në tetë seksione. Është krijuar në mënyrë të tillë që seksionet të mbështeten tek njëri tjetri.

Sa kohë do të zgjasë kursi?

Kursi është krijuar në mënyrë të atillë që të punoni me të për periudha të shkurtra kohe dhe t’i riktheheni një moment më vonë pjesës që keni lënë përgjysëm. Në këtë mënyrë, kursi i plotë zgjat aq kohë sa dëshironi ju. Megjithatë, për secilën pjesë të kursit, do të ketë një kohë të përafërt që do të jepet në fillim të çdo pjese, që ta dini sa kohë duhet  për secilën pjesë.

Certifikimi

Nëse e plotësoni kursin, do të merrni një certifikatë nga Qendra e Ekselencës që Kujdeset për Fëmijët në Skoci (CELCIS) tek Universiteti i Srathklaid në Skoci.

Mirënjohje

Kursi është mbështetur shumë tek paketa e trajnimit për supervizimin e shërbimit të mbrojtjes së fëmijëve, që ka përgatitur TDH Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin e Stirling. Prandaj falenderimet tonë për Helen Ëhincup (University of Stirling, International Expert), Theodhori Karaj, Anila Sulstarova, IzelaTahsini, Marinela Sota, Ariola Panteqi, Marjana Meshi, Alketa Lasku, Nadire Kreka dhe Enkelejda Kallciu (Ekspert shqiptarë lokalë)

Childhub Academy Course ID
32
 supervision discussion
Organizata
Type of learning
Llojet e publikimeve

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
342
Çështjet e mbrojtjes së fëmijëve janë shumë komplekse, të vështira dhe shpesh dërrmuese për t'u trajtuar për profesionistët e vijës së parë në çdo kontekst. Të mësuarit nga praktika e supervizimit është një komponent thelbësor i edukimit dhe…
0
154
Pse ta ndjekësh këtë kurs? Është e vështirë të përcaktohet numri i fëmijëve në përkujdesje alternative nëpër botë, por dimë se shumë fëmijë vazhdojnë të vendosen në mënyrë të panevojshme në sistemin e kujdesit alternativ në menyrë të papërshtatshme…
0
18
Program ju ofroi mikro-kredi të subvencionuara familjeve të përgjedhura për të mbështetur zhvillimin e bizneseve të vogla. Familjet e identifikuara do të merrnin një hua nga një institucion financiar dhe një grant nga Tdh (gjysëm kredi,…
0
9
    Save the Children, me mbështetjen e organizatave të tjera është duke i bërë thirrje qeverisë italiane të lejojë të miturit të shpëtuar nga anija holandeze Sea Watch 3 në Mesdhe për të hyrë në port. Doktori po paralajmëron se anija…
yes
0
103
Më 21 qershor 2022, nga ora 10:00 deri në 12:00 CET, bashkohuni me ne në uebinarin online me temë: “Zbatimi praktik i formave të unifikuara për menaxhimin e rasteve transnacionale për viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”. Rreth…
0
39
Politikat e BE dhe zbatimi: ta bëjnë Evropën të funksionojë! Është një kurs në internet i ofruar nga Fakulteti i Qeverisjes dhe Çështjeve Globale në Universiteit Leiden në Holandë. Mësohet në gjuhën angleze, kursi është i dedikuar për këdo që është…
0
115
Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit. Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve, duke investuar në aftësinë dhe…
yes
0
999
Mirë së vini në këtë kurs të shkurtër virtual rreth rëndësisë së ruajtjes së fëmijëve në kujdesin rezidencial.  Me "kujdes rezidencial" nënkuptojmë çdo institucion në të cilin qëndrojnë fëmijët, të cilët, për çfarëdolloj arsye, e kanë të…
yes
0
102
Më 23 qershor 2022, është mbajtur Uebinari online me temë: “Zbatimi praktik i formave për menaxhimin e rasteve transnacionale për viktimat dhe viktimat potenciale të trafikimit”. Ky uebinar është organizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i…
no
0
49
Disa prindër bëhen subjekte në gjykatë disa here rradhazi dhe humbasin të drejtën për t'u kujdesur për fëmijët e tyre. Ky fenomen njihet tani ndryshe si "procedura të përsëritura të kujdesit". Ky studim ngre pesë pika kyçe për reflektim për…
0
9
Terre des hommes Shqipëri ju fton të merrni pjesë në aktivitetin prezantues të studimit “Hartëzimi i strukturave bazë të Mbrojtjes së Fëmijëve (në nivel vendor) dhe prioritizimi i nevojave të tyre për aftësim profesional”. Ai është realizuar…
yes
0
97
  Terre des hommes Shqipëri në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve gjatë vitit 2018, ndërmorrën studimin “Hartëzimi i strukturave bazë të Mbrojtjes së Fëmijëve (në nivel vendor) dhe prioritizimi i…