Për t'u regjistruar dhe bërë kursin në Childhub Academy ju duhet të hyni si anëtar në Childhub

Mirëserdhët në Modulet Online të Projektit TiKrijon! Këto video do t’ju shoqërojnë përgjatë një prezantimi të thjeshtë të një Pune novatore Kërkimore me Pjesëmarrje të Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art (PKP), TiKrijon.

Projekti TiKrijon është nismë e Terre des Hommes dhe është hartuar dhe zhvilluar në partneritet me Institutin Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Zhvillimin e Fëmijës. Projekti TiKrijon është Projekt PKP që synon trajnimin e drejtuesve rinorë, me ndihmën e Aleatëve të Rritur dhe ‘Paketës Artistike’ (manuali i trajnimit), për të udhëhequr bashkëmoshatarët e tyre përgjatë zbatimit të projekteve kërkimore me pjesëmarrje dhe të bazuara në art, dhe të ‘Veprimeve Artistike’ – veprimtari të bazuara në art, të hartuara për të trajtuar çështjet e rëndësishme për të rinjtë në komunitetin e tyre. Të rinjtë trajnohen për të hartëzuar dhe zbuluar çështjet dhe vështirësitë e rëndësishme në komunitet dhe për të përzgjedhur bashkërisht vështirësitë për t’u trajtuar në komunitetet e tyre me anë të hartëzimit dhe zbatimit të ‘Veprimeve Artistike’.

Me qëllim përforcimin e mirëqenies, rimëkëmbjes dhe udhëheqjes ndërmjet të rinjve, Projekti TiKrijon ka ndikuar pozitivisht tek të rinjtë. Projekti TiKrijon po zhvillohet në Irak dhe në Egjipt dhe po zgjerohet në vende dhe rajone të tjera. Në këto zona: Ndjesia e qëllimit dhe e shpresës së të rinjve po rritet; Të rinjtë po përjetojnë zbulimin e vetes dhe po gjejnë mënyra të reja për t’u shprehur; Të rinjtë po fitojnë respekt social dhe po mësojnë të jetojnë së bashku dhe të ndërtojnë komunitete gjithëpërfshirëse; dhe të rinjtë po zhvillojnë aftësi artistike dhe jetësore. Ky projekt PKP ka hedhur poshtë pengesat ndërmjet të rinjve, familjeve dhe komuniteteve të tyre të cilët po bashkohen me një qëllim të përbashkët që është përforcimi i mirëqenies me anë të artit.

Këto seri prej 6 Modulesh Online do t’ju ofrojnë një prezantim të thjeshtë në procesin PKP të Projektit TiKrijon. Ky proces PKP përbëhet prej pesë fazash ciklike:

  1. Hartëzimi: Drejtuesit rinorë dhe Aleatët e Rritur përdorin veprimtaritë në bazë të artit për të krijuar bazat e projektit, për të caktuar rolet dhe krijuar vizionin.
  2. Zbulimi: Drejtuesit rinorë i udhëheqin bashkëmoshatarët e tyre përgjatë disa veprimtarive në bazë të artit, për të zbuluar mirëqenien e tyre dhe përfshirjen në komunitet dhe në art.
  3. Planifikimi: Drejtuesit rinorë i udhëheqin bashkëmoshatarët e tyre të konfirmojnë dhe korrigjojnë gjetjet. Ata/ato përzgjedhin një vështirësi të posaçme për ta trajtuar, analizuar shkaqet e saj dhe zhvilluar një projekt që bazohet tek arti për ta trajtuar atë.
  4. Veprimi Artistik: Të rinjtë zbatojnë, mbikëqyrin dhe vlerësojnë projektin e tyre që bazohet tek arti me ndihmën e drejtuesve rinorë dhe aleatëve të rritur.
  5. Reflektimi & Shkëmbimi: Drejtuesit rinorë udhëheqin të rinjtë të reflektojnë për ndryshimet që kanë ndodhur falë Projektit TiKrijon.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë seri Modulesh Online për të mësuar rreth procesit PKP të Projektit TiKrijon, siç përshkruhet nga pjesëtarët e rinj të ekipit TiKrijon, dhe të zbuloni se si ju përshtatet. Ju ftojmë të nisni duke i hedhur një sy dokumenteve bazë të mëposhtme:

  • 1. TiKrijon Paketa Artistike Hyrja
  • 2. TiKrijon Paketa Artistike Hartezimi dhe Zbulimi
  • 3. TiKrijon Paketa Artistike  Planifikimi, Veprimi Artistik dhe Reflektimi & Shkembimi
  • 4. TiKrijon Paketa Artistike Shtojcat
  • TiKrijon Udhëzuesi i Projektit Varianti Pilot

 Për të përfunduar kursin, pjesëmarrësit duhet të:

  • Shikojnë 6 modulet online dhe të plotësojnë veprimtaritë reflektuese në secilin modul
  • Lexojnë dokumentet e mëposhtëm:
      • 1. TiKrijon Paketa Artistike Hyrja
      • 2. TiKrijon Paketa Artistike Hartezimi dhe Zbulimi
      • 3. TiKrijon Paketa Artistike  Planifikimi, Veprimi Artistik dhe Reflektimi & Shkembimi
      • 4. TiKrijon Paketa Artistike Shtojcat
      • TiKrijon Udhëzuesi i Projektit Varianti Pilot

Pas përfundimit, secili pjesëmarrës do të marrë një Certifikatë nga Terre des Hommes dhe nga Instituti Ndërkombëtar për të Drejtat dhe Zhvillimin e Fëmijës, e cila vlerëson përfundimin e këtij kursi prezantues të PKP-së: ‘YouCreate: Puna Kërkimore me Pjesëmarrje e Drejtuar nga të Rinjtë dhe e Bazuar në Art, që synon Mirëqenien dhe Ndryshimin Social’.

Childhub Academy Course ID
96

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

0
98
Rreth webinar-it: Jeni të ftuar të merrni pjesë në një webinar që tregon rezultatet e YouCreate, një projekt me bazë arti për të rinjtë, i udhëhequr nga hulumtimi i veprimit pjesëmarrës (PAR) i pilotuar në Egjipt dhe Irak në 2018-2019 për të…
yes
0
363
Lidhur me webinarin ‘Hapat e vegjël mund të bëjnë një ndryshim të madh’ është një projekt pilot bashkëpunues që po ndërmerret nga Qendra Kërkimore Safer Young Lives (SYLRC) në Universitetin e Bedfordshire dhe OJQ "Të ndryshëm por të barabartë". Ky…
0
54
  Rreth webinarit: Të hënën me 25 prill, 28 njerëz u mblodhën së bashku në Middlesbrough në qendrën e Artit Mima për një kurs katër-ditor mbi përmirësimin e praktikave pjesëmarrëse për ata që punojnë me të rinjtë e prekur nga dhuna seksuale. Ne…
yes
0
64
Ky Webinar do të zhvillohet për profesionistëte shëndetit mendor dhe punonjësit social Qëllimet e Webinar-it: Çdo vit qindra fëmijë dhe të rinj të pashoqëruar nga vendet aziatike kalojnë nëpër Bullgari në mënyrë të ligjshme ose të paligjshme.…
0
607
Në korrik, Komisioni Evropian i dërgoi ​​Parlamentit, Këshillit Evropian dhe EESC (Komiteti Europian Ekonomik dhe Social) një komunikate duke shpjeguar strategjinë e re të BE për një luftë më efektive kundër abuzimit seksual të fëmijëve.…
yes
0
1555
Ky kurs në internet është krijuar për profesionistë që vijnë në kontakt me fëmijë dhe të rinj në lëvizje. Fokusi është në ndërtimin e njohurive dhe aftësive për të parandaluar, identifikuar dhe reaguar ndaj dhunës me bazë gjinore (GBV). Përmes…
0
2624
"Dhe aksion! 18 Shembuj të Avokimit të drejtuar nga fëmijët" është një manual me aktivitete shumë interesante të avokimit që janë iniciuar dhe organizuar nga CAC në vitin 2019 në kuadër të fushatës Time to Talk! Time to Talk! – është një …
0
710
Ky Manual Trajnimi është përgatitur në kuadër të projektit "Ndërtimi i marrëdhënieve përmes zhvillimit inovativ të ndërgjegjësimit të dhunës gjinore në Evropë (BRIDGE). Projekti BRIDGE është një projekt dy-vjeçar i zbatuar nën drejtimin e Terre des…
yes
0
1106
Rrjeti nderkombetar per kujdesin ndaj femijeve dhe te rinjve (CYC-Net) ka hartuar shtatë parime etike ndërkombëtare për të gjithë njerëzit që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë: http://www.cyc-net.org/profession/pro-principles.html Besohet se të…
yes
0
1347
Në vitin 2020 Terre des hommes Misioni në Kosovë (Tdh) në bashkëpunim me partnerin Defence for Children International nga Holanda kanë hartuar modulin e trajnimit “Menaxhimi i rasteve dhe puna ndërsektoriale për mbrojtjen e fëmijës në konflikt me…
0
424
  UNICEF Shqipëri në kuadër të programit “Internet i sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri” lançon konkursin e fotografisë “Une dhe interneti” dhe fton të gjithë fëmijët dhe adoleshentët deri në 18 vjeç për të paraqitur fotografi ose…
yes
0
60
  Rrugëtimi i të rinjve afganë përmes metodologjisë TiKrijon ka zhvilluar iniciativa artistike duke përcjellë ndryshime pozitive në komunitet. Një libër me fotografi, i cili përfaqëson mendimin dhe vizionin e të rinjve të angazhuar për t'u…
yes
0
646
Ky e-kurs në fjalë është zhvilluar në kuadër të projektit “Aftësitë e jetës, udhëheqja, potencial i pakufishëm: Mbështetja e fëmijëve dhe të rinjve që janë prekur nga dhuna seksuale në Evropë, duke fuqizuar dhe lehtësuar praktikat pjesëmarrëse “…
yes
0
177
Rreth webinarit: Çfarë nxit ekstremizmin e dhunshëm mes fëmijëve dhe të rinjve, dhe çfarë duhet të bëjnë praktikuesit e mbrojtjes së fëmijëve për këtë? Childhub do të organizojë një webinar për të paraqitur gjetjet e një bashkëpunimi kërkimor midis…
0
127
  Një në tetë fëmijë nga mosha 5 - 19 vjeç në Angli kanë një problem të shëndetit mendor, dhe kjo është një proporcion që është rritur pak vitet e fundit. Ndërsa Qeveria ka filluar një program reformimi për të përmirësuar shërbimet, bëhet…