Terre des hommes Shqipëri, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) organizoi një tryezë të rrumbullakët virtuale të fokusuar në "Sfidat dhe nevojat e punënjësit të njësisë psiko-sociale në shkolla", me qëllim prezantimin e gjetjeve të një vlerësimi të realizuar gjatë muajve Maj-Qershor  2021 . Raporti i këtij vlerësimi ka për qëllim jo vetëm të informojë, por në të njëjtën kohë të shërbejë si bazë për hapat e mëtejshëm drejt mbështetjes së këtij komuniteti të profesionistëve.

Procesi përfshiu organizimin e 14 grupeve të fokusuara të diskutimit me rreth 130 psikologë dhe punonjës socialë, nga pothuajse gjysma e territorit të vendit. Iniciativa erdhi në kuadrin e projektit të ChildHub në Shqipëri dhe u lehtësua nga dy ekspertet lokale, përkatësisht Proff.Asoc. Rudina Rama dhe Dr Blerta Bodinaku, të cilat ndanë gjetjet kryesore, në tryezën e rrumbullakët të 26 tetorit. Disa nga ato po i përmendim si më poshtë:

  • Konfuzion dhe paqartësi e rolit
  • Mungesa e instrumenteve thelbësore të punës
  • Mungesa e orientimit; trajnimeve cilësore, seminareve apo supervizimit
  • Nevoja për kushte më të mira pune dhe pajisja me mjete bazë
  • Nevoja për një përfaqësim dinjitoz dhe avokim
  • Trajtimi i barabartë me pjesën tjetër të stafit arsimor

Prezenca dhe fjalimi i Zëvendës / Ministres, znj. Nina Guga dhe stafit teknik nga Ministria e Arsimit, znj. Tatjana Vucani, garantuan consideratën e lartë të institucionit kundrejt këtij grupi profesionistësh dhe se sfidat dhe nevojat e tyre janë në qendër të politikave dhe procedurave të ministrisë. Disa hapa janë marrë tashmë në këtë drejtim, të tilla si vendimi i fundit për rritjen e pagës dhe gjithashtu aplikimin në një fond të IPA-s që synon përmirësimin e kushteve të punës së punonjësve të njësisë. Ato theksuan njëkohësisht rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit midis institucioneve të tjera publike dhe organizatave private në kombinimin e përpjekjeve për të mundësuar ofrimin e shërbimit cilësor nga këta profesionistë.

Një pjesë e diskutimit përfshiu edhe rolin e Urdhërit të Psikologut. Shumë pyetje dhe sqarime u mundësuan gjatë takimit midis përfaqësuesit të Urdhërit dhe punonjësve psiko-socialë. Sipas z. Igli Cutra, urdhri posedon tashmë njohuritë në lidhje me sfidat dhe nevojat e psikologëve në shkolla dhe se ato janë në një dialog të vazhdueshëm me ministrinë duke shtyrë për përmirësimin e tyre. Në të njëjtën kohë, një pjesë e përpjekjeve të ardhshme të Urdhërit është zhvillimi i protokollit të punës së psikologëve në shkolla.

Takimi konfirmoi edhe një herë rëndësinë e një komunikimi të vazhdueshëm ndërmjet aktorëve kryesorë dhe komunitetit profesional të punonjësve psiko-socialë në shkolla dhe u mbyll me shënimin se iniciativat e tilla duhet të realizohen edhe në të ardhmen.

CD VM PS PSIK TVU UP
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
9099
  Terre des hommes në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, sjellin Manualin e Punës për Punonjësit e Njësisë së Shërbimit Psiko-Social në Sistemin Arsimor Parauniversitar. Prej dy vitesh, Terre des hommes ka punuar me…
0
40
Terre des hommes Shqipëri (Tdh), në partneritet me Defence for Children International the Netherlands (DFC-NL) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët diskutimi mbi “Mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në konflikt me ligjin” më 12 mars 2019, ora…
0
21
  Me 12 Mars, në praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Guusje Korthals Altes – Ambasadore e Mbretërisë së Holandës  në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të…
0
173
Departamenti i Punës Sociale i Fakultetit të Shkencave Sociale (Universiteti i Tiranës), në bashkëpunim me departamentet analoge te Universitetit të Shkodrës dhe Elbasanit, organizon Konferencën Ndërkombëtare mbi "ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT…
0
419
  Trajnimi 'Shëndeti Mendor dhe Mbështetja Psikosociale në Situatë Emergjence' i organizuar bashkërisht nga zyra e OBSH-së dhe e UNICEF-it në Shqipëri, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka për qëllim pajisjen e…
0
90
Mbylljet e shkollave dhe kufizimet tjera për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19 kanë privuar shumë fëmijë nga sistemet e tyre të mbështetjes. Punonjësit socialë në Islandë po bëjnë gjithçka që munden për t'i mbrojtur ata. Kjo është historia e…
yes
0
1070
  Ky trajnim është përgatitur në kuadër të projektit "Mbështetje emergjente dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike COVID-19 në Shqipëri" financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Misioni Terre des hommes…
yes
0
867
Normat shoqërore që ndikojnë në dhunën në shkolla, format dhe përhapja e saj u hulumtuan në Evropën Juglindore. Në mënyrë që të kontribuojë në përmirësimin e evidencave dhe fakteve, në vitin 2020, Childhub ndërmori një iniciativë kërkimore rajonale…
0
179
Doracaku sjell informacion praktik për punonjësit social që presin dhe punojnë me Fëmijë të Huaj të Pashoqëruar, të cilët vuajnë shpesh nga trauma si rezultat i përvojave të tyre në rrugë. Është produkt i projektit FARO, implementuar nga Terre des…
0
115
  Manuali i Procedurave Standarde të Veprimit është hartuar nga Terre des hommes Shqipëri në kuadrin e projektit “Zhvillimi i një dokumenti burimor për profesionistët e punës sociale” në partneritet me UNICEF Shqipëri. Hartimi dhe Botimi i…
yes
0
6547
"Nëse gjatë gjithë jetës sonë mësojmë se dhuna është normale, kur të jemi 20 vjeç nuk do ta shohim më si problem" (pjesëmarrës i ri nga Kroacia) Normat shoqërore që nxisin dhunën në shkolla, format e saj dhe përhapja janë neglizhuar në Evropën…
0
18
Ky studim paraqet një panoramë të sistemeve të mbrojtjes sociale dhe shumëllojshmërinë profesionale dhe arsimore të forcës së punës që përfshihet në mbrojtjen e fëmijëve në Shqipëri. Gjithashtu, studimi identifikon nevojat dhe mundësitë për zhvillim…
0
41
Ky studim paraqet një panoramë të përgjithshme të praktikave për mbrojtjen e fëmijëve dhe nivelit të aftësive të punonjësve social në Shqipëri. Ai paraqet një sërë sfidash dhe rekomandimesh, ndër të tjera, në drejtim të përmirësimit të shërbimeve…
0
57
Ky video material ka për qëllim për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve të shkollave si dhe të tjerët, veçanërisht në lidhje me ngacmimin elektronik i cili kohët e fundit është në rritje. Kjo gjithashtu tregon për mënyrat për ti trajtuar këto raste…