Çështjet e mbrojtjes së fëmijëve janë shumë komplekse, të vështira dhe shpesh dërrmuese për t'u trajtuar për profesionistët e vijës së parë në çdo kontekst. Të mësuarit nga praktika e supervizimit është një komponent thelbësor i edukimit dhe trajnimit të të gjithë profesionistëve në punën e drejtpërdrejtë me fëmijët dhe familjet. Ai është “gur themeli” i një praktike të mirë për këta profesionistë dhe është i orientuar drejt efikasitetit, llogaridhënies, standardeve profesionale dhe performancës së lartë të punonjësve.

Bazuar në këto parime kyçe, në fillim të vitit 2020 Childhub inicioi një seri seancash supervizimi, të ofruara për profesionistët e përfshirë në mbrojtjen dhe kujdesin e fëmijëve që vijnë nga institucione publike dhe private si; PMF në bashki, punonjës të rasteve në qendrat e ofrimit të shërbimeve, profesionistë që punojnë për organizata me në qendër fëmijët, punonjës të njësive psikosociale në shkolla etj. Gjatë dy viteve, janë regjistruar gjithsej 74 profesionistë në këto sesione teksa 15 prej tyre kanë arritur (dhe tejkaluar) kuotën e pjesëmarrjes prej 10 seancash.

Sipas metodologjisë së procesit, pjesëmarrësit që do të ndiqnin këtë numër seancash kishin automatikisht të drejtë të regjistroheshin në një Trajnim të Trajnerëve (ToT), me synim mundësimin e lehtësimit të seancave të supervizimit për profesionistët e tjerë të rinj. Udhëhequr nga Prof. Assoc. Izela Tahsini, një eksperte e njohur për mbikëqyrjen në vend, 15 profesionistët u mblodhën në këtë ToT që u zhvillua nga 8-10 Mars 2022 në Tiranë.

Trajnimi ndoqi modelin e metodologjisë së kombinuar (blended) me takimet e ditës së parë në formë virtuale/online, ndërsa dy ditët e tjera takime ballë për ballë në Hotel Mondial. Seancat virtuale përfshinin edhe ndjekjen e kursit online të akademisë Childhub, “Zbatimi i mbikëqyrjes në agjencitë e mbrojtjes dhe kujdesit ndaj fëmijëve”, ndërsa pjesë e programit në ditët në vijim ishin aplikimi i situatave reale, organizimi i lojrave me role, diskutimi mbi skenarë të ndryshëm etj.

Nga testet e vlerësimit administruar në përfundim të trajnimit, u duk qartë se të gjithë pjesëmarrësit e konsideruan këtë trajnim shumë të rëndësishëm për konsolidimin e njohurive të tyre në lidhje me supervizimin profesional dhe zgjuan dëshiren e tyre për t'u përfshire në përvoja të mëtejshme supervizimi në të ardhshmen me profesionistë të tjerë të rinj, të së njëjtës fushë. Childhub ka vlerësuar maksimalisht angazhimin dhe përfshirjen e tyre serioze gjatë gjithë përvojës dhe shpreson të vazhdojë këtë rrugëtim pasurues për të gjithë edhe në muajt e ardhshëm.

online mondial 1 mondial 2 mondial 3
Vende(t) pёr tё cilat ёshtё relevant kjo pёrmbajtje

Childhub

Mund t'ju pëlqejë...

yes
0
62
Si pjesë e iniciativës rajonale ChildHub për Evropën Juglindore, një trajnim lokal për përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme u mbajt gjatë janarit. Profesionistët e mbrojtjes së fëmijëve nga Qendra për Punë Sociale, Qendrat Korrektuese për të…
0
1129
Për kë është ky kurs? Kursi është krijuar për stafin më përvojë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe të kujdesit, të cilët kanë ose do të kenë përgjegjësi të kontrollojnë punën e pjesës tjetër të stafit. Pritet që pjesëmarrësit të kenë kualifikime…
yes
0
151
Lidhur me webinarin: Ky webinar do të paraqesë rezultatet e projektit të bashkëfinancimit dyvjeçar të BE-së "Profesionistët e Trajnuar që punojnë me fëmijët në institucione të përkujdesit" (2015-2016), e cila u zbatua në tetë vende evropiane:…
0
18
Program ju ofroi mikro-kredi të subvencionuara familjeve të përgjedhura për të mbështetur zhvillimin e bizneseve të vogla. Familjet e identifikuara do të merrnin një hua nga një institucion financiar dhe një grant nga Tdh (gjysëm kredi,…
yes
0
785
  Në kuadër të Projektit “Mbështetje emergjence dhe rimëkëmbje për fëmijët dhe familjet e prekura nga situata pandemike e COVID-19 në Shqipëri”, zbatuar nga Terre des hommes dhe mbështetur nga Bashkimi Evropian, po organizohet një trainim…
0
115
Shqipëria ka përjetuar ndryshime të konsiderueshme në fushën e mbrojtjes së fëmijëve gjatë viteve të fundit. Qeveria ka ndërmarrë disa iniciativa për të trajtuar dobësitë dhe rreziqet që prekin sigurinë e fëmijëve, duke investuar në aftësinë dhe…
yes
0
92
Trainimi synon të mbështesë kryesisht psikologët dhe profesionistët e tjerë që punojnë me fëmijët dhe të rinjtë me njohjen e shenjave dhe sinjaleve të traumës si pasojë e fatkeqësive si Covid 19. Në këtë trajnim, pjesëmarrësit do të njihen me…
yes
0
999
Mirë së vini në këtë kurs të shkurtër virtual rreth rëndësisë së ruajtjes së fëmijëve në kujdesin rezidencial.  Me "kujdes rezidencial" nënkuptojmë çdo institucion në të cilin qëndrojnë fëmijët, të cilët, për çfarëdolloj arsye, e kanë të…
yes
0
3813
  Më 31 mars, nga ora 9:30 deri në orën 13:00 CET, profesionistë nga e gjithë Evropa do të mblidhen në në Zoom, për konferencën përmbyllëse te Childhub. Rezervoni vendin tuaj të lirë dhe bashkohuni me ne për një shans për të diskutuar se si të…
no
0
121
Fuqizimi i praktikuesve në punën sociale nga komunitetet rurale është një projekt dy vjeçar (2018-2020) i zbatuar nga 7 partnerë të ndryshëm të financuar nga programi Erasmus +. Ai synon mbledhjen e njohurive që kontribuojnë në formulimin e…
yes
0
47
  Projekti Childhub i Terre des Hommes Shqiperi, bazuar në kërkesat e përdoruesve të paraqitura në vleresimin e projektit, do te ofrojë mbështetje teknike për profesionistët e rinj/fillestarë që punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijës përmes…
yes
0
337
Në fillim të vitit 2020, MASR në bashkëpunim me Tdh, finalizuan, botuan dhe shpërndanë Manualin e Punës për Punonjësit e Njësisë Psiko-Sociale në Shkolla i cili shërben si mjet orjentues në punën e këtyre punonjësve. Si hap i mëtejshëm, me synim…
yes
0
67
Në datat 24-27 maj 2022, në kuadër të projektit “Rritja e bashkëpunimit rajonal dhe forcimi i mekanizmave për identifikimin e viktimave dhe viktimave potenciale të trafikimit në Ballkanin Perëndimor”, Terre des hommes Kosova organizoi një Trajnim të…
yes
0
84
Terre des hommes (Tdh) dhe Unioni i Shoqatës së Futbollit Evropian (UEFA) kanë bashkuar përpjekjet për të zhvilluar një program në mbarë Evropën për mbrojtjen e fëmijëve, që synon të sigurojë një përvojë të sigurt dhe pozitive për të gjithë fëmijët…